English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Fundi i sekularizmit tė shtetit shqiptar

Besnik Sinani

14.11.2005

Ėshtė temė e njohur ndėr studiuesit evropian tė shkencave sociale kritika ndaj tė ashtuquajturit neutralitet kulturor tė shtetit nė shoqėritė multikulturore. Kjo linjė kritike vėren se shteti ka njė shtresė kulturore-religjioze nė themelet e veta ndaj tė cilės shoqėria ėshtė e inklinuar tė anojė si dhe faktin se shtetet e reja evropiane anojnė nga favorizimi i feve personale. Iluzionet pėr paanėsinė absolute tė shtetit, nje lloj "color-blind", demonstruan deshtimin e tyre kėto ditė nė Francė. Shteti sekular modern nuk ka mbajtur premtimin pėr paanėsi tė shtetit ndaj feve apo etnive dhe kulturave. Por ndėrsa vende si Franca kanė pretenduar asnjanesinė qė qartazi nuk u arrit kurrė, modeli anglo-sakson ka ndėrmarė njė politikė promovimi ndaj grupeve etnike qė kane patur prezence me tė vonet dhe hapsirė mė tė vogėl nė shoqėri.

Projekti shqiptar pėr paanėsine kulturore/fetare tė shtetit, ai i periudhes sė socializmit mbėshtetej mbi abrogimin perfundimar tė traditave fetare nė vend dhe identifikimit me to. Shteti post-komunist shqiptar vjen duke u pėrballuar me rremujėn e lėnė pas nga komunizmi, pretendimin tradicional tė ndarjes se "tapive shpirtėrore" dhe amplifikimit te nje projekti nacional per tė krijuar narrativėn e lidhjes kulturore me evropen, pėrkatėsisht atė perendimore. Sic debatet nė te kaluarėn nė lidhje me studente nė shkollat shqiptare, nė Shqiperi dhe Kosovė, qė kanė mbajtur shami si pjesė e identifikimit me fenė muslimane, shteti shqiptar ka deklaruar adaptimin e modelit francez nė pėrballjen me cėshtjet fetare. Sic fjalimi i Presidentit nė unionin e Oxfordit tregoi, shteti shqiptar ka pėrqafur krishterimin si pjesė e marketingut tė vet tė politikes sė jashtme si dhe krijimin e narrativės sė brendshme tė misionit kombėtar. Kjo ngre pyetjen sesa laik eshte shteti laik shqiptar.

Adaptimi i modelit francez tė republikės nuk ėshtė unike pėr Shqiperinė por ėshtė fenomen i vėnė re tek "demokracitė e reja" ne daljen e "demokracive jo-liberale" dhe ėshtė njė nga indikatorėt e dobėsisė sė shtetit. Ne anėn tjetėr, establishmenti kulturor dhe politik shqiptar ėshtė pėrfshirė nė manifakturimin e identitetit shqiptar ku pėrkatsia e krishterė, preferueshem katolike, eshte nje prej elementeve kyc. Ky ėshtė paradoxi i parė i shtetit laik shqiptar.

Radhazi kemi parė shkrimtarė e intelektualė tė kerkojnė qė cėshtje tė kishės si kur dhe kush shenjtėrohet e ku varroset tė kthehen nė emblema mbarė-kombėtare sic ėshtė kėrkesa e njė numri figurash tė njohura tė kulturės shqiptare pėr varrosjen e Nėnė Terezės nė katedralen e ardhme tė Prishtinės, vetė njė ndėrtesė e nisur nė mes njė sherri tė nxehtė politik. Kryetari i Kosoves ėshtė kritikuar pėr mbajtjen nė zyrėn e tij tė fotografisė nga takimi me papėn. Presidenti i Republikes foli nė Britani pėr pėrkatėsinė e Krishterė tė tė gjithė shqipėtarėve nė njė rrafsh vertikal, per njė shtrese gjeologjike 1500 vjecare ekumenike qė gjendet tek tė gjithė ne pavarėsisht nga identiteti sipėrfaqsor fetar qė disa nga ne gabueshem mund tė kenė. Ironia ėshtė se prezenca 1500 vjecare e Krishtėrimit ėshtė njė realitet qė njihet nga cdo musliman, sepse narrativa e Islamit ėshtė e ngritur mbi grehinen metafizike tė profetėve tė traditave monoteiste. Jezusi dhe Moisiu janė vėllezėrit e mi, tha Profeti i Islamit. Pra nė castin burimor kur muslimani ndergjėgjesohet pėr fenė e tij, ai detyrimisht pėrqafon nė vetvete dhe dimensionin e Krishtere dhe Hebre. Te mos ngatėrrohemi, kjo eshte ne rrafshin metafizik qė ėshtė detyrimisht ahistorik, ne kundershtim me idene e amplifikuar te presidentit. Feja ka momentin e vet burimor tek cdo individ nė momentin kur individi ndėrgjegjshėm identifikohet me atė fe. Ne fjalimin e presidentit, momenti burimor i Krishterimit shqiptar dhe rjedhimisht jo-burimor i Islamit, ėshtė nė njė vėshtrim linear tė historisė e si rrjedhim afetar. Arsyeja ėshtė sepse krishterimi qė promovon Presidenti ne fjalimin e tij eshte marketing politik e jo realitet shpirteror. Ky ėshtė devijimi prej pazarit tė marėveshjes politike, apo me fjalet e iluministeve francez qė pėrkufizuan idene e laicizmit, tė kontrates shoqerore: politizimi dhe adaptimi shteteror i nje feje. Teza se tė gjithė shqiptarėt janė nė thelb tė krishterė nuk ėshtė e re, por se fundi qartazi mori aprovimin shteteror. Si rjedhim, bashkesia muslimane - jo detyrimisht institucioni qė mer pjesė nė ceremonitė e tranmetuara nėpėr televizione i cili vazhdimisht humbet legjitimitetin nė sytė e besimtarėve - por shqiptarė muslimanė qė marin pjesė nė nivile dhe forma tė ndryshme nė dinamikėn e traditės sė tyre, margjinalizohen. Prezenca e tyre nuk njihet nga numri njė i shtetit shqiptar. Ky ėshtė paradoksi i dytė i shtetit laik shqiptar. Pse?

Pretendimi i artikulimit tė qėndrimit tė shtetit ndaj feve sic ėshtė artikuluar nė modelin francez, shpesh i ngritur si kritikė ndaj realiteteve amerikane, ėshtė se shteti ėshtė i pa-anshėm dhe nuk njeh asnjė prezencė fetare nė sferėn publike qė tė evitojė geto-izimin, apo "ballkanizimin" e shoqėrisė. Politika shtetėrore ndaj Islamit nė Shqipėri nuk ka sesi mos nxisė geto-izimin fetar, njė lloj fetarizmi "underground", njė lloj "racizmi" fetar. Kjo ėshtė pikėrisht rezultati i kundėrt i cdo politike tė deklaruar nga shteti shqipėtar pėr mėnjanimin e ekstremizmit fetar. Se fundi po ndjekim se si shkollimi fetar i njė funksionari tė qeverisė sė re nė njė universitet nė njė vend arab, ėshtė kthyer nė pėrpjekjen pėr penalizimin e karierės sė kėtij funksionari. Mesazhi ėshtė i qartė: ka disa njerėz qė nuk janė tė miirėpritur tė marin pjesė nė funksionet publike tė vendit.

Ėshtė interesant tė vėmė re njė prej qėndrimeve tė artikuluara nga qeveria e kaluar pėr njė univeristet islam nė Shqipėri. Kjo nuk ishte si pėrgjigje tė ndonjė kėrkese tė bashkėsisė muslimane pėr njė institucion tė tillė, nė tė kundėrt vinte nga preukopimi i qeverisė rreth shkollimit tė imamėve shqiptar nė vendet arabe. Ky qėndrim ėshtė sėrishmi paralel me veprime tė pėrafėrta tė ndėrmara pak kohė mė parė nė Francė nga i famshmi ministėr i brendshėm, Sarkozi. Arsyeja ėshtė respektivisht krijimi i njė islami vendas pa influenca nga Lindja e Mesme. Ky lloj centrizmi kėrkohet vetėm nga muslimanėt sepse Kryeministri aktual nuk ka problem tė na tregojė se nė takim me funksionar tė Vatikanit degjoi shprehjen e shqetėsimeve tė tyre pėr ceshtje nė lidhje me komunitetin katolik nė Shqpėri ndėrkohė qė vazhdojmė tė shohim njė shtetas grek tė drejtojė kishėn ortodokse shqiptare. Pra shteti nuk ka mirėfilli probleme me ndikimet nga jashtė qoftė dhe nga njė fqinj problematik si Greqia nė punėt e fesė, por muslimanėve shqiptar u kėrkohet jo vetėm te mos na ngatėrrojnė vendin me punėt e koklavitura tė militantizmit islamik, por tė shkėputen totalisht nga vendet dhe rajonet ku janė vendet e shenjta dhe institucionet tradicionale tė mėsimit tė traditės. Ironia qėndron se njė nga formulat e sigurta pėr ndjelljen e problemeve fetare, sic na tregon eksperienca e vendeve tė tjera, ėshtė krijimi i institucioneve dhe udhėheqėsve fetar pa kredibilitet nė sytė e bashkėsisė fetare sic do ishte njė institucion i sponsorizuar dhe ideuar nga njė establishment shtetėror qė shihet si njerkė nė sytė e shumė muslimanėve, pa folur pėr mungesėn e ekspertizės nė personel pėr tė patur njė universitet islam nė Shqipėri. Pse shteti shqiptar kėrkon ti krijojė kėto probleme, pse do tė eksperimentojė me bashkėsi fetare dhe sforcon politizimin e tyre? Mbi tė gjitha, pse ndėrhyn shteti shqiptar kaq thellė nė jetėn e bashkėsive fetare? Nė debatin e pakėndshmė midis ish-kryetarit tė komunitetit tė kulteve, Ilir Kulla, dhe njė pėrfaqsuesi tė myftinisė sė Elabasanit iu kėrkua Ilir Kullės dhe shtetit mos ndėrhyjė nė punėt e bashkėsisė muslimane. Kjo kėrkesė reflekton tė njėjtėn ndjenjė qė motivoi sekularizmin Amerikan: mbrojtjen e fesė nga shteti dhe mėnjanimin e favorizimit tė njė forme fetare kundra njė tjetre.

E ashtuqujtura dhe shumėpėrmendura tolerancė fetare tradicionale e shqiptarėve, e pretenduar nė mėnyrė qesharake si pjesė e ADN-sė etnike shqiptare nė injorim flagrant tė kontekstit regjional, historik e fetar ka kuptim vetėm nė respektimin e ekuilibreve tradicionale. Shteti, si sfidues i kėtyre ekuilibreve ėshtė minuesi i themeleve tė kėsaj tolerance. Nuk ka rėndėsi sesa konferenca pėr fenė behen, tė pėrmendura krenarisht nga Presidenti nė fjalėn e tij nė Britani, kėto konferenca janė hesape pa hanxhinė pėr sa kohė injorojnė zėrin fetar. Pėr fat tė mirė, janė besimtarėt dhe klerikėt nė kisha e xhamia e jo nė tryezat e konferencave qė i japin kuptim tolerancės fetare si njohje e faktit se cdo qėnie njerzore nė nivele tė ndryshme ėshtė mbartės i frymės hyjnore. Pėrsėri pėr fat tė mirė, pėrvec rastesh tė rralla kryesisht nė Kosovė, kleri katolik nuk ka shtrytėzuar preferencėn shtetėrore. Pėr fat tė mirė, xhamitė shqiptare kanė qenė tė sukseshme nė mbajtjen e ekuilibrit tė brendshėm megjithė krizėn e institucionit tė tyre qendror.

Sė fundi, ka njė qėndrim qė thotė se identiteti musliman duhet sakrifikuar pėr hir tė njė interesi mbarėkombėtar tė integrimit evropian ku Islami ėshtė trashegimisht i papėrshtatshėm. Ky lloj qėndrimi duket tė indikojė se kjo sakrificė duhet tė pėrfshijė individė religjiozė pėr hir tė interesave tė kolektivit. Ky qėndrim i shprehur nė mėnyra tė ndryshme prej disa figurave politike dhe tė medias ėshtė nė thelb arkaik dhe jo evropian. Nė thelb qėndron ndrydhja e individit dhe potencialit tė tij shpirtėror nė favor tė pėrfitimit imagjinar tė kolektivit. Kujtesa jonė politike duhet tė na kujtojė se ky lloj manifakturimi i identiteteve nuk ėshtė vetėm jo-funksional, por nė thelb ėshtė Lej-fenizėm. Lej-Feni i Revolucionit mė tė fundit kulturor shqiptar, njeriu i ri i narrativės nacionale shqiptare duhet tė ndėrmarė gjithė makiazhin evropian pėrfshi katoliko-centrizmin e debatuar nė vetė Evropė pa respektuar detyrimisht ekuilibret qė qėndrojnė nė thelb tė idesė sė Evropės. Ky ėshtė paradoksi i eksperimentit social tė shtetit dhe establishmentit kulturor shqiptar qė kėrcėnon sekularizmin e Republikės Shqiptare.

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org