|
Deklaratė pėr Shtyp 1-tetor-06
Forumi Musliman i Shqipėrisė ka ndjekur me shqetėsim nė median vizive dhe tė shkruar nė Shqipėri tė ashtuquajturėn konferencė tė radhės pėr tolerancė fetare nė Ballkan, e cila ėshtė organizuar nė datė 30 gusht 2006 nga shoqata "Millenium Club Center" e drejtuar nga Mentor Nazarko.
Nė kėtė konferencė ndėr tė tjera, Forumit i ka rėnė nė sy fjalimi i mbajtur nga ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Mejdani, i cili nė referatin e tij ka paraqitur njė studim tė botuar nė vitin 2001 nė Enciklopedinė Botėrore Kristiane, nė tė cilėn jepej qė popullsia shqiptare e besimit mysliman nė Shqipėri ėshtė gjithsej 38.8 % pėr qind, ndėrsa ajo kristiane ėshtė 35.4% pėr qind, duke e ndarė nė 16.8 pėr qind katolikė dhe nė 16.1 pėr qind ortodoksė.
Ky botim i cili ka bėrė lajm nė median e shkuar tė datės 1 tetor 2006, pasi ėshtė cituar nga ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, z. Rexhep Mejdani, sipas mendimit tė Forumit Musliman tė Shqipėrisė, nxit nė tensionimin e marrdhėnieve fetare nė Shqipėri dhe nuk ndikon nė tolerancėn fetare siē shoqata "Millenium Club Center" e ka quajtur konferencėn e saj. Pėr Forumin Musliman tė Shqipėrisė, citimi nga njė ish-president i Republikės tė njė botimi jo-shkencor nga organizatat fundamentaliste kristjane, siē ka bėrė zoti Meidani duke cituar kėtė palo enciklopedi tė botuar nga organizata World Evangelization Research Center apo Qendra Kėrkimore Botėrore e Ungjillizimit, ndikon nė turbullimin e realiteteve fetare nė Ballkan.
Populli shqiptar e di mė mirė sesa misionarėt e huaj sesa pėrqind e popullsisė sė tij janė muslimanė, dhe sa janė tė krishterė. Pėr kėtė arsye Forumi denoncon fuqishėm pėrpjekjet e organizatave fondamentaliste evangjeliste si World Evangelization Research Center apo Qendra Kėrkimore Botėrore e Ungjillizimit, tė cilat duan tė prishin balancat fetare nė Shqipėri, dhe nė tė njėjtėn kohė kėshillon ish-presidentin e Republikės sė Shqipėrisė, z. Rexhep Mejdani qė tė qėndrojė larg kėtyre botimesh dashakėqia dhe jo serioze. Do tė ishte nė nderin e z. Mejdani qė nė vend se tė citojė enciklopeditė e organizatave fundamentaliste, tjetėr herė ti referohet tė dhėnave tė departamentit tė shtetit nė SHBA pėr pėrqindjet fetare nė Shqipėri, apo edhe enciklopedisė prestigjioze italiane De-Agostini.
FORUMI
MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ _______________________________________________________ Njoftim pėr editorėt: Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė. Pėr mė shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org |
Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail
Forumi Musliman
i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania,
Email:
info@forumimusliman.org