English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Deklaratė pėr Shtyp
 

FMSH refuzon marrėveshjen e Kėshillit tė Ministrave dhe Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė

12 - Prill - 08

Forumi Musliman i Shqipėrisė pas njė konsultimi tė gjerė me teologė dhe juristė, shpreh shqetėsimin e tij lidhur me marrėveshjen e hartuar midis Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė dhe Shtetit Shqiptar, tė diskutuar sė fundmi nė Mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave. Forumi Musliman i Shqipėrisė shpreh mospajtimin e tij lidhur me mėnyrėn se si ėshtė hartuar kjo marrėveshje si dhe lidhur me pėrmbajtjen e saj, e cila jo vetėm qė nuk pėrfaqėson muslimanėt shqiptarė nė njė shkallė tė gjerė, por as nuk mbron interesat e tyre.

Sė pari Forumi Musliman i Shqipėrsisė vėren se marrėveshja nuk ka qenė objekt i njė konsensusi mė tė gjerė tė muslimanėve nė Shqipėri, si dhe nuk ėshtė diskutuar me tė gjitha grupet e interesuara, tė cilėt kjo marrėveshje i pėrfshin nė mėnyrė direkte. Marrėveshja nuk ka qenė madje aspak objekt diskutimi as nė forumet pėrkatėse tė KMSH-sė, por ajo ėshtė hartuar krejtėsisht nė heshtje nga drejtues tė lartė tė saj, pa marrė asnjė miratim prej kėtyre organeve. Kjo gjė cėnon nė mėnyrė direkte legjitimitetin e kėsaj marrėveshjeje, pėr sa kohė qė palėt e interesuara dhe tė prekura prej saj nuk janė pėrfshirė nė tė, dhe nuk ėshtė kėrkuar asnjė mendim apo miratim prej tyre. Forumi Musliman i Shqipėrisė thekson se nuk duhet tė ketė marrėveshje, kur palėt e pėrfshira nė tė nuk janė nė dijeni tė saj, si dhe nuk janė pjesėmarrės nė hartimin apo miratimin e saj.

Sė dyti, Forumi Musliman i Shqipėrisė vėren se teksti i marrėveshjes nė shumė pika tė tij ėshtė i paqartė dhe evaziv, duke krijuar mundėsinė e keqinterpretimeve, si dhe abuzimeve. Nė kėtė mėnyrė ajo nuk krijon kushtet pėr rregullimin e marrėdhėnieve ndėrmjet komunitetit tė gjerė tė muslimanėve dhe shtetit.

Sė treti, kjo marrėveshje krijon mundėsinė e tejkalimit tė kompetencave tė shtetit shqiptar, duke krijuar precedentė tė ndėrhyrjes sė shtetit nė ēėshtjet e fesė. Kjo gjė ėshtė nė kundėrshtim edhe me karakterin laik tė shtetit shqiptar, nė tė cilin ai ėshtė i ndarė nga feja, dhe tė dyja palėt nuk ndėrhyjnė nė ēėshtjet e brendshme tė njėri-tjetrit.

Sė katėrti, kjo marrėveshje cėnon frymėn gjithėpėrfshirėse brenda Komunitetit Musliman, duke i dhėnė mbėshtetje dhe pushtet absolut vetėm drejtuesve tė lartė tė KMSH-sė.

Sė pesti, kjo marrėveshje, nė disa pika tė saj, dhunon tė drejtat legjitime tė njeriut, pėr tė ushtruar praktika rituale, sipas mėnyrės qė ai beson. Nė kėtė drejtim, ajo krijon precendencėn e dhunimit tė pluralitetit nė lidhje me ushtrimin e ritualeve fetare, karakteristikė e pranuar botėrisht nė Fenė Islame.

Nė kėtė mėnyrė Forumi Musliman i Shqipėrisė e shikon tė domosdoshme qė miratimi i kėsaj marrėveshje tė shtyhet, dhe ajo tė miratohet vetėm pas njė konsensusi mė tė gjerė midis forumeve tė KMSH-sė, teologėve, si dhe njė rrethi mė tė gjerė besimtarėsh. Nė tė kundėrt miratimi i kėsaj marrėveshjeje do tė ishte nė dėm tė pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve tė komunitetit tė besimtarėve muslimanė nė Shqipėri, si dhe nė dėm tė qėllimeve pėr tė cilat lidhet kjo marrėveshje. Gjithashtu, miratimi nė kėtė mėnyrė i kėsaj marrėveshjeje, do tė bėnte qė pjesa dėrrmuese e muslimanėve nė Shqipėri tė ndjeheshin tė pėrjashtuar prej saj, si dhe tė ndjeheshin tė papėrfaqėsuar nga Komuniteti Musliman i Shqipėrisė.

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė duke e ndjekur me vėmendje zhvillimin e kėtij proēesi, si dhe ėshtė duke u konsultuar nė mėnyrė mė tė gjerė lidhur me sugjerimet e mundshme pėr ndryshimin e saj, tė cilat do tė bėhen publike nė vijimėsi.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org