English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Deklaratė pėr Shtyp
 

FMSH pėrshėndet pavarėsinė e Kosovės dhe falenderon komunitetin ndėrkombėtar pėr ndihmėn e dhėnė

17-shkurt-08

Forumi Musliman i Shqipėrisė ka pritur me kėnaqėsi tė madhe deklarimin e pavarėsisė nga parlamenti i Kosovės, sot mė 17 shkurt 2008, dhe pėrshendet deklaratėn e pavarėsisė si njė hap nė rrugėn dhe kohėn e duhur pėr tė pėrmbushur aspiratat 95 vjeēare tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri dhe vetėvendosje.

Duke pėrfituar nga rasti i lumturisė mbarėkombėtare, Forumi Musliman i Shqipėrisė uron parlamentin dhe qeverinė e Kosovės, partitė e saj, Bashkėsinė Islame tė Kosovės dhe tė gjithė popullin e saj pėr njė pavarėsi tė paqme dhe prosperitet nė vitet qė do tė vinė.

FMSH falenderon me kėtė rast edhe komunitetin ndėrkombėtar dhe nė veēanti SHBA-tė, Bashkimin Evropian, Organizatėn e Konferencės Islamike dhe tė gjithė botėn demokratike dhe liridashėse pėr ndihmėn qė ato i kanė ēėshtjes shqiptare pėrgjatė vuajtjes shekullore tė shqiptarėve. FMSH i apelon tė gjithė vendeve demokratike, dhe nė veēanti atyre islamike qė tė njohin dhe mbėshtesin politikisht dhe ekonomikisht shtetin e ri kosovar.

Fitorja e pavarėsisė sė Kosovės dhe lindja e shtetit tė ri kosovar, janė njė indikator i qartė pėr tė gjithė muslimanėt e Evropės, se e ardhmja e kontinentit tonė tashmė po ndėrtohet mbi bazat e multikulturalizmit dhe bashkekzistencės nė harmoni, tė tė gjitha kulturave dhe feve, dhe muslimanėt evropjan po gėzojnė tė drejta tė barabarta me tė gjithė tė tjerėt.

Lindja e shtetit tė Kosovės nuk ėshtė indikator vetėm i multikulturalizmit dhe bashkekzistencės evropiane, por mbi tė gjitha ėshtė edhe njė drejtėsi e vėnė nė vend ndaj popullit tė Kosovės, tė cilit 95 vite mė parė i’u bė padrejtėsi, kur u la nėn zgjedhėn e Serbisė.

 

Selamet tona Kosovė! 

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org