English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

30-tetor-09

 

FMSH shqetėsohet nga presionet e SHISH kundėr muslimanėve nė Shqipėri
 

Pėr dijeni:

Presidentit tė Republikės, z. Bamir Topi, kryetar i Kėshillit tė Drejtėsisė
Kryeministrit, z. Sali Berisha
Kryetari i pėrfaqėsisė sė OSBE-sė nė Shqipėri, Robert Bosch
Ambasadorit Amerikan nė Tiranė, John Withers

 

Forumi Musliman i Shqipėrisė ka pėrcjellė me vėmendje arrestimin mė 12 tetor 2009 tė Artan Kristos, udhėheqės fetar islam, i akuzuar pėr terrorizėm.

Forumi ėshtė njohur edhe me argumentet e akuzės dhe pas kėrkimeve dhe njohjes sė problemit nė detaje, nė kontakt edhe me njohės tė teologjisė dhe zhvillimeve brenda komunitetit tė muslimanėve, konstaton se nuk ekziston kurrėfarė thirrje pėr terrorizėm nė materialet e botuara nė uebsajtin albselefet.net dhe udhėzimidhedrita.com, faqe nė tė cilat gjejmė se edhe A. Kristo ka zhvilluar aktivitetin e tij. Pėrkundrazi ky njeri ėshtė kritik i ashpėr i asaj fryme, qė aktet terroriste i justifikon me parime fetare si ai i xhihadit.

Pėr sa mė lart, Forumi shpreh mendimin se:

1-         Ligjėrimi i Artan Kristos pėr cėshtjen e xhihadit pėrmban vende-vende njė gjuhė tė papranueshme pėr kohėn dhe vendin ku jetojmė, ai mbart njė ligjėrim qė i pėrket tėrėsisht njė ambienti tjetėr dhe pa qenė aspak e nevojshme importon njė problematikė, qė nuk na pėrket. Nė kėtė ligjėrim vihen re qartė elementė tė njė utopizmi romantik, por jo tė nxitjes pėr akte terroriste, siē akuzohet i lartpėrmenduri.

2-         Edhe pse Artan Kristo bėn tė tilla pohime, ne jemi tė mendimit qė askush nuk mund tė burgoset nė njė vend tė lirė dhe demokratik, ku liria e mendimit dhe e shprehjes ėshtė e garantuar me Kushtetutė dhe me konventat ndėrkombėtare tė nėnshkruara pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut nga shteti ynė, vetėm pse ka shprehur njė opinion tė tij, qė nuk mund tė konsiderohet si thirrje pėr terrorizėm.

Forumi ka pėrjetuar si tronditėse deklaratat e avokatit Ilir Malindi, pėr pėrpjekjet e Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr tė rekrutuar me presion Artan Kriston me qėllim spiunimi tė vėllezėrve tė tij nė besim. Po kaq tronditės ėshtė edhe fakti i pėrgjimeve tė paligjshme ndaj tij (tė pa-autorizuara nga gjykata) dhe refuzimi pėr t’ia vėnė nė dispozicion palės mbrojtėse materialin mbi tė cilin bazohet akuza.

Shqetėsimi mė i madh i Forumit Musliman tė Shqipėrisė ėshtė se komuniteti i besimtarėve muslimanė, vazhdon tė jetė nė fokus tė presionit psikologjik dhe i pėrndjekjes sė pajustifikuar nga organet e shėrbimit sekret qė mesa duket kanė pėr qėllim frikėsimin e tyre.

Bashkėsia e besimtarėve muslimanė si dhe besimtarėt e feve tė tjera e kanė ndjerė thellė veprimin e sigurimit tė shtetit tė Partisė sė Punės, gjatė kohės sė diktaturės komuniste nėpėrmjet infiltrimit tė agjenturės nė mesin e tyre. Pėr fat tė keq, mesa duket kėto taktika po vazhdojnė edhe sot nė Shqipėri. Situata brenda Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, ėshtė njė pasqyrė e qartė e kėsaj qė po ndodh.

Na ishte krijuar besimi i rremė se kishte marrė fund koha kur njerėz si Ilir Kulla (me background nga shėrbimet sekrete) i dėrgonin udhėheqėsit fetarė muslimanė nėpėr stacionet e policisė duke iu marrė shenjat e gishtave si tė ishin kriminelė ordinerė.

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė i shqetėsuar edhe pėr faktin qė herė pas here, nė organet mediatike tė vendit tonė, hidhen akuza tė fryra e tė pabaza kundėr besimtarėve muslimanė dhe klerit musliman tė vendit tonė, tė cilat ndikojnė opinionin kundėr fesė Islame dhe muslimanėve.

Konstatojmė me keqardhje qė akoma ka segmente tė shtetit shqiptar qė duan tė mbajnė gjallė atmosferėn e Guantanamos ndėrkohė qė kjo ka pushuar tashmė sė ekzistuari edhe nė vetė politikėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org