English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

12.01.2006

Su: Reagim ndaj kryqeve tė vendosura nė Shkodėr

Forumi Musliman i Shqipėrisė, i mbledhur dje pėr tė analizuar ngjarjen e rėndė tė rrėzimit tė kryqit nė Bushat tė Shkodrės, shpreh keqardhjen pėr akte tė tilla qė cėnojnė emocionet e besimtarėve dhe harmoninė ndėrfetare nė vend.

Duke dėnuar aktin e rėndė, Forumi Musliman i Shqipėrisė gjen rastin bėjė tė njohur shqetėsimin e tij se vitet e fundit vendosja e monumenteve nė formė kryqi nė vende tė dukshme po pėrhapet nė gjithė sipėrfaqjen e republikės, nga jugu nė veri. Vendosja e simboleve fetare jashtė vendeve tė kultit si pėrkufizim komunitar i njė territori publik bie ndesh me parimet e laicitetit tė republikės sonė, si edhe pėrbėn njė dukuri qė bie ndesh me traditat kulturore dhe fetare tė vendit. Nė deklarimet zyrtare tė autoriteteve kishtare katolike shqiptare, bėhet e ditur se kryqi i Bushatit ishte i vendosur nga disa misionarė tė huaj nga Anglia apo Franca. Kjo ėshtė njė dėshmi tjetėr nė listėn problematike tė zakoneve tė panjohura e konfliktuale qė kanė sjellė klerikėt apo misionarėt e huaj, tė pandjeshėm ndaj veēorive tė Shqipėrisė.

Markimi i peisazhit shqiptar me simbole fetare jashtė objekteve tė kultit, ėshtė njė shenjė ogurzezė e thėrmimit tė integritetit jo vetėm social por edhe territorial tė vendit tonė. Hija e simboleve partikulariste nė vende publike nė tė cilat kanė akses gjithė individėt e shoqėrisė sonė multifetare, nxit pėrjashtimin, garimin e panevojshėm ndėrkomunitar, dhe sė fundi nxit akte barbare si ai i dhunimit tė ndodhur nė Bushat.

Forumi Musliman i Shqipėrisė kėrkon qė akte tė tilla tė rėnda qė cėnojnė emocionet e besimtarėve tė krishterė tė mos pėrsėriten mė. Duke kujtuar edhe shijen e keqe tė pėrdorjes sė eksplozivit nga autoritetet shtetėrore pėr prishjen e njė simboli fetar tė krishterė vendosur nė parkun kombėtar tė Butrintit, Forumi sugjeron se ndonėse tė paligjshme, vendosjet e kryqeve nė vende publike gjithsesi nuk mund tė trajtohen thjeshtė si probleme ndėrtimesh pa leje. Heqja e tyre e mundshme duhet bėrė me dialog me besimtarėt si edhe nė respekt maksimal ndaj shenjtėrisė qė ata pėrjetojnė ndaj simboleve tė veta.

Forumi Musliman i Shqipėrisė u bėn thirrje organeve shtetėrore dhe komuniteteve fetare nė vend qė tė hedhin tė gjithė hapat zyrtarė pėr tė kontrolluar veprimtarinė e misionarėve tė huaj nė vend, si edhe pėr tė frenuar dominimin e mėtejshme tė simboleve fetare nė vende publike, tė cilat ndonėse tė vendosura me qėllime tė mira fetare, japin rezultate jo tė pėlqyeshme sociale dhe politike nė vend.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org