English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Reagime tė muslimanėve shqiptarė ndaj deklaratės sė Alfred Moisiut

(Sqarim: Forumi ynė ka marrė shumė reagime, por pėr arsye kohe dhe hapėsire po prezantojmė vetėm disa prej tyre. Shkrimet hidhen online tė paedituara)

_____________________________________________

Nexhat Ibrahimi
Prizren

Islami dhe bashkėjetesa me kristianizmin

-Njė pėrgjigje presidencės shqiptare, Alfred Moisiut dhe elitės politike gjithėshqiptare-

Ndėr ēėshtjet gjithherė aktuale, si te ne ashtu edhe nė qarqet botėrore, ėshtė tema e bashkėjetesės nė rrafshin teorik ndėrmjet Islamit dhe feve, ideologjive apo botėkuptimeve tė tjera dhe nė rrafshin praktik, historik ndėrmjet muslimanėve, kristianėve dhe feve apo ideologjive tjera. Ky aktualitet konsiston nė faktin se shumė qarqe poli­tike botėrore, me anė tė mekanizmave tė veta, e shtrojnė kėtė ēėshtje nė kontekstin negativ dhe pezhorativ.
    Njė ndėr rastet mė tė fundit ėshtė ataku mbi vlerat islame nga ana kryetarit aktual tė Shqipėrisė, siē e quajnė disa: vllahut nga ana nacionale dhe ortodoksit nga ana fetare, Alfred Mojsiut dhe e politikanit injorant e prepotent nga Maqedonia Menduh Thaqi dhe polemikat e tij dhe tė bashkėmendimtarėve tė tij nė adresė tė islamit dhe muslimanėve.
    Nėse do tė mė pyesni: kush ėshtė Alfred Mojsiun, pėrgjigjja ime e parė do tė ishte: tipik ēoban i mjerė, qė nuk mund t’i besohet as kopeja me bagėti.
    Ju disa do tė thoshit: fjalė tė rėnda kundrejt njė kryetari nga njė shqiptar. Pėrgjigjja ėshtė: Nėse Alfred Mojsiu, duke abuzuar me postin e kryetarit, ka tė drejtė ta fyejė njė fe, islamin, pėrse unė tė ngurojė ta shprehi tė vėrtetėn pėr njė njeri, qė i shėrbeu maksimalisht monstrumit tė quajtur komunizėm dhe tash demokracisė sė quajtur globalizėm (zhdukja e tė gjithė konkurrentėve dhe vlerave potenciale).
    Ata qė ndjekin politikėn dhe raportet fetare nė tokat shqiptare dhe rajon, e kanė tė qartė se pėr ēka ėshtė fjala. Unė me kėtė rast nuk do tė vrapoj pas demantimit tė thėnieve tė tyre njė nga njė, sepse ata kėtė nuk e meritojnė, as Alfred Mojsiu, as Menduh Thaqi, as shumė tė tjerė qė gėnjejnė vazhdimisht nė adresė tė islamit, por do tė ofrojė tė dhėna, prova historike, kulturore, shkencore, logjike, religjioze pėr tė ndriēuar dhe argumentuar fjalorin e “pistė” edhe tė njėrit edhe tė tjetrit por edhe tė mentorėve tė tyre.
    Nė trojet shqiptare, tema e “Islamit dhe bashkėjetesa me kristianizmin”, sepse religjione tė tjera edhe nuk ka, rėndom trajtohet nė kontekstin negativ e destruktiv. Kur thuhet se nė tokat shqiptare ka bashkėjetesė, para sė gjithash mendohet nė vlerat kristiane tė bashkėjetesės, sepse islami sipas tyre nuk ėshtė pėr bashkėjetesė, por njė e keqe qė duhet tė tolerohet deri nė njė kohė tė caktuar. Pėr ta sulmuar, si burim shfrytėzohen pjesė kur’anore tė shkėputura nga tėrėsia, duke bėrė nga Islami monstrum tė llojit tė vet. Burim vijues janė edhe veprat propagandistike evrocentriste, katoliko-centriste dhe kryqtare e inkuizicion­ale, si Ēeta e Profetėve e Pjetėr Bogdan Maqedonasit. Vetėm shikojeni fytyrėn e tij nga veprat e botuara dhe do tė shihni se Zoti e ka shndėrruar atė nė pamje monstrumi, sepse Bogdani kėtė ėshtė angazhuar t’ua bėjė muslimanėve.

Kur’ani dhe Bibla pėr bashkėjetesėn

Kur’ani mėson se Islami nuk ėshtė fe qė ėshtė paraqitur me Muhammedin a.s.. All-llahu nuk ėshtė Zot i veēantė vetėm pėr musli­manėt e as Muhammedi a.s. nuk e ka shpallur veten pėr ri­simtar, por pėr vazhdues tė sė Vėrtetės permanente Hyjnore, qė shumėherė u shpall por u harrua apo u shtrembėrua. All-llahu e urdhėron Muhammedin a.s. tė thotė:
“Thuaj: “Unė nuk jam risimtar prej Tė dėrguarve, e nuk e di se ēka do tė bėhet me mua e as me ju, unė nuk ndjek tjetėr vetėm atė qė mė shpallet, unė nuk jam tjetėr pos I dėr­guar qė ua tėrheq vėrejtjen qartazi.”
(el-Ahkaf, 9);
“Ne pėrpara teje kemi dėrguar Tė dėrguar nė grupet e popujve tė hershėm”. (el-Hixhr, 10).
“Ne edhe para teje popujve tė tyre u dėrguam pejgam­berė dhe ata u erdhėn atyre me argumente tė qarta...” (er-Rrum, 47).
“Ne kemi dėrguar pejgamberė para teje, pėr disa prej tyre tė kemi njoftuar me rrėfimet e tyre, e pėr disa sish nuk tė kemi njoftuar...” (Gāfir, 78).
“Ju (besimtarė) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe Ne vetėm Atij i jemi bindur”. (el-Bekare, 136).
“... Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. ...” (el-Bekare, 285).
“Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin, qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit”. (el-Maide, 46), e shumė ajete tė tjera.

Kur’ani pranon librat e mėparshėm hyjnorė: fletėt e Ibra­himit, Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin dhe besimi nė burimin hyjnor tė tyre ėshtė kusht pėr tė gjithė muslimanėt, ndonėse tekstet biblike kanė humbur e janė falsifikuar, e disa janė humbur tėrėsisht. Duke e marrė parasysh kėtė fakt, All-llahu e mėshiroi njerėzinė definitivisht nė mėnyrė tė plotė, nė kohė e hapėsirė.
    Pra, Kur’ani e pranon hebraizmin dhe kristianizmin si realitet fetar dhe historik, por kėtė nuk e bėn hebraizmi dhe kristianizmi kundrejt Islamit!
   
Misioni i Muhammedit a.s. me tė cilin e obligoi All-llahu i madhėruar, dallon nga tė tjerėt, sepse ai i ėshtė drejtuar mirė­qe­ni­es sė njerėzisė, e jo ngritjes vetjake dhe arritjes e mono­po­lizi­mit tė privilegjeve vetjake, as tė bashkėsisė sė vet nė dėm tė tė drejtave natyrore tė tė tjerėve. …
    Sipas mėsimit islam, bartėsi i mirėfilltė i pushtetit ėshtė All-llahu xh.sh. Kėtė qartė e shohim nga ajeti kur’anor:

“A nuk ėshtė All-llahu sundues mbi sunduesit”. (et-Tīn, 8).

Karakteristikė e Kur’anit dhe e Sunnetit ėshtė qė ata ngushtė e lidhin anėn transcendente, hyjnore tė Zotit me problemet shoqėrore, ekonomike e politike tė bashkėsisė. E tėrė kjo, kushtimisht, do tė mund tė shprehej se Ummetin - Bashkėsinė muslimane e drejtojnė parimet vijuese:
- parimi ekonomik, qė d.m.th. se “vetėm Zoti ėshtė pose­dues”
- parimi politik, qė d.m.th. se “vetėm Zoti urdhėron”
- parimi kulturor, qė d.m.th. se “vetėm Zoti e di”.

    Bashkėsia muslimane, Ummeti, nė Medine shumė shpejt u ēmilitarizua, u shndėrrua nė qytet civil, me xhaminė krye­sore, me tregje, shtėpi aristokrate, xhami tė lagjeve, hamame e tė tjera, ku ishin edhe masa, bujarėt, shtresat tjera popullore, ulemaja, nėpunėsit. I lidhur me njė fe, me njė mėnyrė tė jetesės, ky civilizim nuk ka imponuar vetėm normat e veta tė shoqėrive tė ndryshme, politikisht tė ndara, por ėshtė paraqi­tur edhe si normė pėr tė gjithė brezat tjerė. Pa dyshim, mė pak me shkėlqimin e vet, se sa me koherencėn e vet tė brend­shme.
    Thėniet e Kur’anit: “Ju keni fenė tuaj, e unė kam fenė time” (el-Kafirun, 6) dhe “Thuaj: “Vetėm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bėj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij ēka tė doni!...” (ez-Zumer, 14-15), janė mjaft tė qarta dhe ofrojnė hapėsirė pėr meditim afirmativ rreth koekzistencės ndėrmjet feve, kulturave e civilizimeve tė ndryshme.
    Nė anėn tjetėr, Kristianizmi pushtetin e sheh si tė drejtė tė veēantė dhe autorizim tė dhėnė personaliteteve fetare (klerikėve). Derisa Kristianizmi i detyron tė gjithė, pra edhe ata jashtė rendit tė klerikėve, d.m.th. laikėt, nė nėnshtrim ndaj Kishės, Islami konsideron se kjo i pėrket ummetit, bashkėsisė muslimane apo popullit. Ndaj mund tė thuhet: Pushteti i ta­kon All-llahut, por e drejta nė pėrdorimin e tij i takon popu­llit. Populli, nėse dėshiron, kėtė tė drejtė mund ta zbatojė nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė vet tė zgjedhur (ulu’l-emr).
    Siē cekėm, e drejta e sendėrtimit tė pushtetit profan nė kristianizėm i ėshtė dhėnė rendit tė klerikėve autoritativė. Si­pas Palit, pas Isait, pėr transmetimin e porosisė sė Zotit te njerėzit janė tė obliguar apostujt.   
    Po ashtu, kristianizmi, pėrkundėr mesazheve tė dashu­ri­sė e paqes, masat represive ndaj atyre qė mbesin jashtė udhėzimit i ashpėrson sukcesivisht:

“Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh.” (Mateu, 12:30).
“... e kush mė pranon mua, e pranon atė qė mė dėrgoi mua...”
(Luka, 9:48) ose “... e kush mė pėrbuzė mua, e pėrbuzė atė qė mė dėrgoi mua”. (Luka., 10:16). “... dhe i detyroi tė hyjnė...” (Luka, 14:15-24).
    Nė bazė tė teksteve tė sipėrme nga Besėlidhja e Re, re­zulton se Kisha dhe autoritetet fetare kanė tė drejtė dhe kom­petenca qė tė tjerėt me forcė t’i tėrheqin nė kristianizėm. Kisha, sipas kėtyre teksteve, ka tė drejtė tė bėjė presion e ta terrorizojė shpirtin njerėzor, e ata qė kanė refuzuar Kishėn janė ekskomunikuar dhe janė hedhur nė zjarr. Hedhja nė zjarr ėshtė shfrytėzuar pėr shkak se Kisha pėrbuz shpatėn, ndonėse shpata fare nuk ka mbetur mbrapa nė kryerjen e krimeve gjatė gjithė historisė kishtare. Kryqėzatat dhe Inkuizicioni janė shembuj tė hershėm, kurse luftėrat evroperendimore dhe kristo-centriste tė shekullit XX-XXI ndaj botės muslimane janė shembullin mė i qartė.
    Kėsaj i ka ndihmuar parulla e zjarrtė “Jepja perandorit atė qė i takon dhe Zotit atė qė i takon”, qė ėshtė shndėrruar nė parullė tė rrejshme qė e ndanė fenė prej bashkėsisė dhe e shndėrron nė ēėshtje private, kėshtu qė ua mundėson sun­duesve politikė tė sundojnė pa Zotin. Kėshtu, qysh prej Ku­vendit tė Nikejės (325) e deri mė sot, problemi gjithnjė ėshtė zgjidhur sipas vullnetit tė sunduesit, e ky ėshtė konstan­tinizmi. Kisha perėndimore, katolike, gjatė historisė the­melin e vet tė legjitimitetit e bazon nė varrin e Pjetrit, sepse Isai i kishte dhėnė pėrparėsi. Madje, Mateu mendon se Pjetrin pėr konstituues tė Kishės e ka emėruar Isai. Nė bazė tė kėsaj, por edhe thėnieve tė tjera, mund tė thuhet se Isai ėshtė personifikuar nė Kishėn, njėjtė sikur qė Zoti ėshtė per­sonifikuar nė Isain. Nėse kėsaj i shtojmė thėnien e Palit se ēdo pushtet ka burim hyjnor (Omnis Potes tas a Deo), (Nuk ka pushtet e qė nuk ėshtė prej Zotit), atėherė e kemi tė qartė qė papėt pozitėn dhe legjitimitetin e vet e ndėrtojnė mbi apostujt, e sidomos mbi Pjetrin, dhe se ēdo papė ėshtė hallkė nė zinxhirin e shpalljes qė vazhdon. Papa i ri ėshtė tok me Shpirtin e Shenjtė, sepse Koncili qė e ka zgjedhur ėshtė in­stitucion hyjnor i shenjtėruar. Nga kjo rrjedh edhe ajo qė papa fiton cilėsinė e inocettit (i pagabueshėm). Papa kom­petencat drejtpėrdrejt i merr prej Zotit dhe ka tė drejtė tė sun­dojė nė emėr tė Isait. Ai ka tė drejtė tė caktojė parimet e fesė e tė besimit. Mė 1870, nė Koncilin e parė tė Vatikanit, cilėsia inocetti sėrish edhe zyrtarisht ėshtė konfirmuar dhe ėshtė marrė vendim decidiv se komentet e tij tė fesė “janė tė obli­gueshme pėr tė gjithė besimtarėt.”
    Pėr ta forcuar kėtė bindje janė shkruar shumė vepra. Shėn Augustini nė veprėn e vet “Shteti i Zotit”, konsideron se shteti profan ėshtė fryt i mėkatit tė parė dhe institucion djalli, i obligueshėm t’i nėnshtrohet shtetit tė Zotit. Ndaj, pasi trupi ndjek shpirtin, edhe pushteti profan duhet ta ndjek pushtetin shpirtėror. Me rėnien e Romės nė vitin 476 e deri nė shekullin VIII vėrejmė forcimin e Kishės duke e absorbuar nė tėrėsi segmentin ushtarak, politik e administrues tė Romės. Kisha pėrdori formulėn vijuese: nė skenėn politike mbretėrit janė sovranė, por njėkohėsisht ata duhet ta njohin autoritetin shpirtėror tė Kishės dhe nė pajtim me kėtė, ēdokush ėshtė i lidhur pėr papėn dhe duhet ta njohė autoritetin e tij shpirtėror. Ata qė nuk i nėnshtrohen kėsaj politike u nėnshtrohen gjy­qeve inkuizitore, qė sipas njė pohimi, pėr njė kohė mjaft tė shkurtėr, kėto gjyqe kanė dėnuar 30.000 njerėz me vdekje me kallje, ku kanė pėsuar shumė shkencėtarė e njerėz tė artit.
    Mund tė pėrmbledhim se nė rrafshin burimor islam “bashkėjetesa” ėshtė bazament i pakapėrcyeshėm i Bash­kėsisė Muslimane, Ummetit dhe shėrben si arketip pėr rregullimin fetar, politik, shoqėror, ekonomik e tė tjera edhe tė shoqėrive moderne.
    All-llahu nuk njeh epėrsi tė disa popujve apo grupeve e individėve ndaj disa tė tjerėve. Ai nė Kur’an thotė:
“O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershėm ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė i ruajtur...”
(el-Huxhurat, 13).

    “Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz”. (er-Rrum, 22).

“E nėse ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje nė mėnyrė qė t’i dėgjojė fjalėt e All-llahut (Kur’anin), e mandej pėrcille deri nė vendin e tij tė sigurt. Kjo, ngase ata janė popull qė nuk e dinė (tė vėrtetėn e Fesė islame).” (et-Tevbe, 6).

Kurse Muhammedi a.s. nė Haxhxhin lamtumirės kėshilloi:
“Tė gjithė ju jeni pasardhės tė Ademit, kurse Ademi ka qenė i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarė epėr­sie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me frikėn prej Zotit.”
    Nė anėn tjetėr, nė rrafshin burimor kristian koekzistenca qėndron nė kėmbė tė qelqta. Respektivisht, kristianizmi duke u mbėshtetur nė bazamentin e “popullit tė zgjedhur” dhe nė bazamentin se nė “mbretėrinė e popullit tė zgjedhur”, kryekėput bazamente raciste, tė gjithė ata qė nuk duan tė hyjnė nė kristianizėm do tė futen detyrimisht nė tė, qartė ka proklamuar the­melet se nė ēfarė parimesh mbėshteten kultura dhe civilizimi evroperėndimor kristian.

II
    Nėse i hedhet njė shikim rrafshit teorik musliman dhe atij kristian, por edhe rrafsheve tjera, do tė vėrejmė se Islami pa tė drejtė atakohet dhe karakterizohet si fe e jotolerancės e kundėr koekzistencės, dhe se mėsimet e veta i imponon me dhunė. Burimet islame, Kur’ani dhe Sunneti, qartė e dėftojnė qėndrimin islam. Edhe burimet kristiane, Besėlidhja e Re dhe dokumentet papnore, po ashtu qartė e dėftojnė qėndrimin kristian, dhe kėtė, nė pikat mė tė shkurtra, edhe pėr Islamin edhe pėr Kristianizmin patėm mundėsi ta lexojmė nė faqet paraprake.
    Do t’i cekim disa raste nga e kaluara: Greqia antike karakterizohej me diskriminim kulminant. Njėri nga dijetarėt - filozofėt mė tė mėdhenj, Platoni, ka kri­tikuar skllavėrimin e grekut nga greku, por skllavėrimin e tė huajve nga greku ai e lejon pėr shkak se disa popuj intelektin nuk e kanė tė pėrsosur. Kurse Aristoteli, filozofi mė i madh, njerėzit i ka ndarė nė tė lirė dhe nė skllevėr. Skllevėrit janė krijuar vetėm pėr t’u shėrbyer tė lirėve. Sistemin e skllavė­ri­mit Aristoteli e ka konsideruar tė nevojshėm.
    Ngjashėm ėshtė edhe me kulturėn e civilizimin judaist (ēifut), i cili lejon skllavėrimin e joēifutėve, por jo edhe tė ēi­futėve, sikur qė ndalon kamatėn ndėrmjet ēifutėve, por e le­jon ndėrmjet ēifutėve dhe tė huajve, sepse populli ēifut, si “i zgjedhur” nuk ka ndonjė obligim ndaj ndonjė populli injorant.
    Mėsimet kristiane urdhėrojnė skllavin t’i nėnshtrohet to­talisht dėshirės sė skllavopronarit, qė d.m.th. se jeta e vdekja vareshin nga dėshira e tij. Ēdo njeri i lirė autoritativ nė per­andori ka poseduar disa mijėra skllavė tė dėnuar pėr shkaqe mė banale. Madje vetė Kisha ka poseduar skllevėr dhe ka pranuar qartė legalitetin e skllavėrisė, kurse me pretekst se pengon lypjen dhe vjedhjen.
    Nė Perandorinė Bizantine kanė supozuar se ata janė udhėheqėsit e botės, kurse mbarė bota rreth tyre ėshtė krijuar pėr t’u shėrbyer. Skllavi nuk ka mundur tė posedojė, tė trashėgojė, tė lė trashėgim, apo tė martohet legalisht. Skllavi i padobishėm, i sėmurė e nė moshė ėshtė vrarė. Skllavi nuk ka mundur ta padisė dėmtuesin, sepse e drejta e padisė i ta­kon vetėm zotėriut.
    As gjendja e koptėve nėn Kishėn bizantine nuk ishte e mirė: Nėn sundimin e perandorit Fokas (602-610) tė gjithė funksionarėt koptė u detyruan t’i nėnshtrohen Kishės sė Kon­stantinopolit. Nėn Herakliusin (610-641) koptėt aku­zo­he­shin si paganė e tradhtarė, kurse Justiniani I (527-565) thoshte: “Vetėm njė qeveri, vetėm njė legjislacion dhe vetėm njė kishė”, qė qartė dėfton se ē’ndodhte me tė tjerėt qė nuk i nėnshtroheshin kėtij urdhri.
    Paraqitja e Muhammedit a.s. nė skenėn historike dhe, mė pastaj, shkuarja e tij nė Medine, hasėn nė ndjenjė pėrbuzjeje tek ēifutėt, sepse ata posedonin vetėdijen mbi superioritetin religjioz, nacional e kulturor dhe ndjenjėn qė do tė mund tė paraqitej si ndonjė falsifikim i traditės biblike. Nisur nga kjo, ēifutėt nuk e pranuan Isain a.s. (Jezusin) pėr pejgamber, ndonėse ishte ēifut, as Muhammedin a.s., qė pėr ta ishte i huaj, joēifut.
    Kristianizmi mesjetar ka qenė shprehje lėvizėse e Ev­ropės kundrejt Islamit, qė do tė kulmojė me luftėrat kryqtare. Islami pėr Evropėn ka qenė forcė kėrcėnuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik, e mė vonė edhe armik ideologjik dhe shembull filozofik, nė fillim nėpėrmjet shtan­gimit mbrojtės, e mė vonė nėpėrmjet shpėrthimit atakues. Pikėpamjet e Evropės nė shekullin XX mbi Islamin, kryesisht janė vazhdimėsi e vizionit mesjetar ndaj Islamit.
    Nė trojet iliro-shqiptare bashkėjetesa midis serbėve sun­dues dhe shqiptarėve tė sunduar ka qenė shumė e vėshtirė. Kėtė pohim tonin po e ilustrojmė me Kodin e Car Dushanit (1336-1356), neni nr. 6, ku sanksionohet: “Sa i pėrket herezisė latine dhe atyre qė tėrheqin besimtarėt ortodoksė nė fenė e tyre, autoritetet duhet tė pėrpiqen t’i konvertojnė tė gjithė tė tillėt nė fenė e vėrtetė. Nėse njė i tillė nuk dėshiron tė konvertohet, ai do tė dėnohet me vdekje... pasuria e tė gjithė tė tillėve do tė konfiskohet dhe shumė mė tepėr nė kėtė drejtim.” (E. Durham) Edhe gjatė kohės sė sundimit tė mbretėrve Ne­manja e Millutin u provua konvertimi dhe kishte persekutime fetare e kombėtare. (E. Durham)
    Islami kėsaj ēėshtjeje i kushton rėndėsi tė madhe bashkėjetesės. Me krijimin e qytetit-shtet nė Medine, me hartimin e Ku­shtetutės sė parė tė praktikuar nė botė, u vunė nė praktikė themelet e bash­kėjetesės midis muslimanėve, kristianėve dhe hebrenjve, u rregulluan tė drejtat dhe obligimet e qytetarėve dhe u eliminuan veset e liga.
    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė shtrohet se “Shteti islam lind me vendimin e vetėdijshėm tė popullit tė lirė poli­tikisht qė tė abstenojė nga sovraniteti nė dobi tė Zotit Famėlart, dhe duke pranuar pozicionin e mėkėmbėsit e duke vepruar nė pajtim me rregullat dhe udhėzimet qė i kanė dhėnė Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit a.s. Ndryshe nga teokra­tizmi kristian, nė Islam shteti ėshtė teokratik nė saje tė sovranitetit tė Zotit, kurse pushteti nuk i jepet njė rendi tė veēantė - siē ėshtė rasti nė Kristianizėm, por besimtarėve. Nė anėn tjetėr, shteti ėshtė demokratik nė aspekt tė konstituimit tė pushtetit, ndėrrimit etj. Populli nuk ka tė drejta tė pakufi­zuara, por nė suaza tė Ligjit tė Zotit dhe tė Pejgamberit. Shteti islam ėshtė shtet ideologjik qė duhet t’i pėrfshijė vetėm ata qė me zemėr e pranojnė ideologjinė dhe parimet e saj. Mirėpo, atyre qė nuk e pranojnė ideologjinė islame, por jeto­jnė brenda kufijve territorialė, shteti islam ua garanton tė drejtat qytetare qė i gėzojnė tė tjerėt, me kusht qė ata ta re­spektojnė ligjin. Nė shtetin islam nuk bėhet dallim nė racė, ngjyrė e gjuhė dhe shtetasit e tij janė tė barabartė nė tė gjitha punėt e shtetit. Fryma e shtetit islam zė fill nė politikėn e moralit dhe devotshmėrisė. Nė politikėn e brendshme duhet tė dominojnė nderi, respekti e drejtėsia, kurse nė politikėn e jashtme duhet kultivuar e vėrteta, besimi, dashuria pėr paqe, raportet korrekte dhe drejtėsia ndėrkombėtare. Qėllimi i shtetit islam nuk ėshtė vetėm tė sigurojė ligjin, rendin dhe territorin, por duhet ta arrijė drejtėsinė shoqėrore, pėrparimin e sė mirės dhe ērrėnjosjen e sė keqes.

Shteti islam, me fjalė tė tjera, duhet tė sigurojė:
- tė drejtat nė sigurinė personale,
- tė drejtat nė sigurimin e pasurisė,
- mbrojtjen e nderit,
- tė drejtėn nė jetėn private,
- tė drejtat nė protesta kundėr padrejtėsisė,
- tė drejtat pėr “urdhrin pėr tė mirė dhe ndalimin nga e keqja”,
- lirinė e kėshillimit dhe tė arsimimit,
- mbrojtjen e pjesėtarėve tė njė feje tjetėr nga fyerjet, e shumė tė drejta tė tjera.

Islami bėri unifikimin e politikės dhe religjionit dhe, si­pas tė gjitha vlerėsimeve, ky unifikim ka qenė sintezė e suksesshme. Por, mė vonė, Islami u shpartallua si perandori por mbeti si religjion dhe vazhdoi tė pėrhapet mbi gėrmadhat e perandorisė sė shpartalluar. Domethėnė, Islami ėshtė uni­versalizuar vetėm pasi ėshtė fshirė veēanėsia e politikės. Fuqia e Islamit, sipas Hisham Xhait, ka qenė nė atė se ai ka ditur ta shprehė poeticitetin e kolektivit. Pikėrisht unifikimi i tė gjitha segmenteve tė jetės, bėri qė imperializmi perėndimor dhe kreatura e tij “orientalizmi perėndimor” Islamin ta paraqesin si “religjion fanatik, tė errėt, qė ithtarėt e vet i edu­kon nė besimin e ngushtė, dogmatik, i cili ėshtė armiqėsisht i disponuar ndaj lirisė sė mendimit dhe zhvillimit tė lirė tė ideve.” Nė njė anė, duke i marrė parasysh armiqėsitė dhe paragjykimet mesjetare tė evroperėndimit ndaj Islamit dhe ato tė periudhės kolonialiste, nga ana tjetėr, edhe s’ėshtė ēudi qė evroperėndimi ka vazhduar me sjellje injoruese e eksko­munikuese ndaj Islamit dhe muslimanėve. Mirėpo, me plot tė drejtė, kohėve tė fundit dėgjohen zėra, ndonėse ende tė paktė, “pėrse moskuptimet ndėrmjet Islamit dhe Perėndimit duhet tė vazhdojnė, kur ajo qė i bashkon kėto dy botė ėshtė shumė mė e fuqishme se ajo qė i ndanė.” Princ Ēarlsi mendon se moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmė tė ēmojmė se si tė tjerėt e shohin botėn, historinė e saj dhe rolet e tyre pėrkatėse nė tė, dhe nga kjo rezulton qė Islamin ta shohim si kanosje dhe rrezik, si burim i mostolerimit, ekstremizmit dhe terroriz­mit. Moskuptimet paraqiten edhe nga fakti se ekstremet nė shoqėrinė islame merren si norma, qė ėshtė gabim serioz. Zėra pozitivė kohėve tė fundit vijnė edhe nga vetė zyrtarėt e Kishės. Pėr shembull, Sekretariati i Vatikanit pėr Jokristianė lidhur me xhihadin jep pėrkufizim tė ri, qė dallon rrėnjėsisht nga e kaluara. Kėshtu, ata thonė se “Xhihadi nė asnjė rast nuk ėshtė karremi biblik, ai nuk synon drejt zhdukjes, por drejt tė drejtave tė Zotit dhe njerėzve nė viset e reja.”
    Po ashtu, tė konceptuarit antropomorf tė Zotit nė Evropė, rebelimi i natyrės njerėzore kundėr pėrbuzjes kristiane tė kėsaj bote dhe shtypjes sė instinkteve natyrore dhe synimeve legjitime tė njeriut dhe trashėgimisė romake, me qėndrimin e vet tė plotė materialist nė aspekt tė jetės njerėzore dhe vlerės sė saj inherente, kanė rezultuar me indiferencė madje edhe armiqėsi ndaj Islamit, sepse Islami ishte i rafinuar, progresiv, plot jetė pasionuese.
    Ēėshtje nė vete ėshtė edhe tė perceptuarit e nacionales nė Evropė qė dallon nga tė perceptuarit islam. Derisa nė Islam nacionaliteti ėshtė kualitet individual i njeriut, individual nė raport me njerėzinė dhe individual nė raport me njeriun, vetėkonfirmimi i nacionalitetit mund tė fitojė forma tė na­cionalizmit, d.m.th. tė mbylljes, ekskluzivitetit, armiqėsisė ndaj nacionaliteteve tė tjera. Edhe internacionalizmi si alter­nativė e nacionalizmit paraqet sėmundje tjetėr, varfėri ab­strakte, unitet abstrakt, qė mohon individualitetin nacional. Islami edhe nacionalizmit edhe internacionalizmit ua kundėr­vė universalizmin, qė nuk mohon individualizmat na­cionalė, por i pėrfshinė nė unitetin konkret. Universalizmi ėshtė afir­mim i pasurisė nė jetė me atė nacionalen. Nacion­aliteti ėshtė vlerė pozitive qė pasuron jetėn e njerėzisė, qė pa atė paraqet abstraksion, kurse nacionalizmi ėshtė e keqe, vetėkonfirmim dhe pėrbuzje egoiste, e madje edhe urrejtje ndaj popujve tjerė. Nacionalizmi lind shovinizmin dhe kseno­fobinė, ndaj kėtė duhet dalluar nga patriotizmi. Nacionalitetet e mėdha sėmuren nga vullneti drejt pushtetit, drejt fuqisė, vullnet imperialist qė synon krijimin e perandorive botėrore. Kjo rezulton luftėn, e lufta ėshtė gjithnjė lindja e fatumit e jo e lirisė. Pėrjashtim duhet bėrė nga lufta mbrojtėse, ēliruese, qė ėshtė e arsyeshme, sikurse nė rastin e Kosovės, Bosnjės etj. Nė konceptin nacionalist dhe imperial­ist shteti nga mjeti dhe funksioni bėhet synim vetvetiu dhe realitet abstrakt, vjen deri te ideja e sovranitetit tė shteteve nacionale, pėr tė cilin luftojnė popujt nė dėmin vetjak.
    Kultura humaniste perėndimore ka prirje tė pranojė tipin e vet tė kulturės pėr universale dhe tė vetmen dhe nuk pranon ekzistimin e tipeve tjera tė kulturės e as nuk kėrkon plotėsimin me botėt tjera. Me kėtė kemi njė monizėm tė veēantė, i cili gjithnjė ka tendenca tiranizuese, qoftė ato re­ligjioze apo antireligjioze. Konceptimi monist, totalitar i shtetit pėrkthyer nė gjuhėn religjioze d.m.th. konceptim idhujtarist.
    Evropa dhe Amerika (dhe bota nėn ndikimin e tyre), tė udhėhequr nga idetė e mėsipėrme, ēdo ditė po kėrkojnė modele tė reja tė dominimit, kurse pėr ēdo tendencė tė muslimanėve pėr mbrojtje, Evropa e “civilizuar” me anė tė propagandės sė tmerrshme i akuzon si fundamentalistė, terroristė, reak­sionarė, qė prishin qetėsinė dhe rendin botėror.

III
    Mesazhi islam mbi “Transcendencėn” dhe “Bashkėsinė” pėr njė shekull u zgjerua prej Indisė deri nė Oqeanin Atlantik. Ky zgjerim nuk qe fryt i pushtimeve ushtarake qė popujve tė nėnshtruar t’ua impononte fenė, por i rrezatimit tė revolucio­nit tė mirėfilltė kulturor qė ai e solli. Ekspansioni arab ka krijuar kushte ekonomike dhe sociale pėr pėrtėritje, duke e evituar kaosin feudal dhe hierarkitė parazite. Betejat e vetme qė muslimanėt i kanė ndėrmarrė nė ekspansionin e rrufeshėm kanė qenė betejat kundėr shtypėsve feudalė, mbretėrve des­potė, peshkopėve sektarė e inkuizitarė, e jo kundėr popujve qė i kanė pritur si ēlirues nga zgjedha e mėhershme. Islami, duke evituar pėrēarjen feudale tė ekonomisė, duke formuar hapėsirė mė tė madhe se Perandoria Romake pėr kėmbim mallrash dhe idesh, duke krijuar tėrėsinė unike ku kanė sun­duar ligjet e shkruara dhe administrata korrekte gjyqėsore, pushtuesit arab i ka mundėsuar pėrzierjen dhe shkrirjen e gjėrave, njerėzve dhe ideve, qė ishte karakteristike pėr tė gjitha periudhat e mėdha kreative nė jetėn e njerėzimit. Pasi qė qėllimi i kėsaj pjese tė shkrimit ėshtė qė tė sjellim disa ndodhi konkrete historike, konstatimet e mėsipėrme po i ilustrojmė me fjalėt e njė prijėsi fetar, monsinjor Duchene, i cili nė studimin e tij pėr gjendjen e Kishės nė shekullin VII nė Siri, cek rrėfimin kėshillues tė Mihajl Sirianit. Mihajli, pasi qė i pėrshkroi vrazhdėsitė tė cilave u qenė ekspozuar ja­kobitėt qė nuk e pranuan Kishėn uniate tė Herakliut, kėshtu e pėrshkruan depėrtimin arab: “Zoti hakmarrės... duke e parė tė keqen e romakėve tė cilėt kudo qė kanė luftuar vrazhdėsisht kanė shkretėruar kishat dhe manastiret tona dhe na gjykonin pa mėshirė, i solli nga Jugu bijtė e Ismailit tė na ēlirojė me ndihmėn e tyre... Kjo pėr ne ishte fitore e madhe qė u ēliruam nga vrazhdėsitė e romakėve, nga e keqja e tyre, nga urrejtja e tyre, nga smira e tyre e ligė dhe qė, mė nė fund, gjetėm prehjen.”
    Shembujt e tillė dėftojnė se Islami dhe kultura e civi­lizimi i tij kultivojnė bashkėjetesėn, madje njohjen e pjesėtarėve tė feve qiellore, qė ėshtė pika kulminante e koekzistencės. Islami refuzon idenė e popullit tė zgjedhur, por pranon njerėzimin si krijim tė zgjedhur tė Vullnetit Hy­jnor. Derisa nė periudhėn parakur’anore njeriu ishte nė pozitė inferiore me krijesat e dėmshme, me Kur’anin njeriu bėhet zotėrues i ēdo gjėje qė gjendet nė qiej, tokė e midis tyre.
    Me Islamin, popujt e nėnshtruar kanė gėzuar mbrojtjen e muslimanėve dhe nuk kanė qenė tė obliguar e tė detyruar tė kryejnė kurrfarė detyre ushtarake, sepse feja ua ndalonte pjesėmarrjen nė ushtrinė muslimane, e si kompensim jomus­limanėt paguanin tatim (xhizjen).
    Meqė jomuslimanėt ishin jashtė suazave tė ligjeve mus­limane, atyre u qe mundėsuar tė mbeten nėn jurisdiksionin e ligjeve tė veta vetjake, ēfarė i kanė caktuar krerėt e bashkėsive tė tyre fetare. Kėtė gjendje tė autonomisė sė pjesėrishme e kanė ndjekur mė vonė Turqia dhe vendet tjera arabe.
    Komentuesi dhe praktikuesi i parė e autentik i Kur’anit ėshtė Muhammedi a.s., ndaj fjalėt e tij kanė qėllime tė larta, por janė tė nxitura edhe nga jeta e pėrditshme e tė mbikėqy­rura nga All-llahu xh.sh. Me njė rast Muhammedi a.s. thotė: “Nuk ka pėrparėsi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit. Nuk ka pėrparėsi i ziu ndaj tė bardhit, as i bardhi ndaj tė ziut. Tek All-llahu mė tė matur janė ata tė cilėt janė mė tė drejtė dhe tė cilėt mė sė ndershmi jetojnė.”
    Rasti vijues e sqaron edhe mė shumė kėtė ēėshtje. Muhammedi a.s. thotė:
    “Ai qė shtyp njė person me tė cilin ėshtė lidhur me njė zotim, ose i cenon tė drejtat e tij, ose ia imponon njė detyrė mbi mundėsitė e tij, ose ia merr me detyrim njė gjė, mua do tė mė ketė kundėrshtar nė Ditėn e Gjyki­mit.”
    Imam Buhariu shėnon se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thėnė: “Mė erdhi nėna si idhujtare nė vizitė, e unė iu drejtova Tė dėrguarit, Muhammedit a.s., dhe kėrkova mendimin e tij, kurse ai mė tha: “Mbaji lidhjet me nėnėn tėnde dhe bėni mirė asaj.”
Edhe halifi i dytė musliman, Umeri r.a., pas hixhretit tė tij nė Medine, ka mbajtur lidhje me tė vėllain, i cili nė Mekke ende ishte idhujtar.
Me rastin e dėrgimit tė ushtrisė muslimane nė Siri, halifi Ebu Bekri kryekomandantin Usame ibn Zejdin e porositi qė tė sillet mirė me kėto fjalė:
    “Mos i shkelni zotimet tuaja, mos bėni ngatėrresa, mos i keqpėrdorni tė drejtat tuaja, mos i gjymtoni kufomat, mos i vritni as fėmijėt, as tė vjetrit, as gratė. Mos rrėzoni asnjė dru, asnjė hurmė, mos i digjni tė mbjellat, mos therni desh as deve qė tė ushqeheni ju. Nėse takoni nė rrugė murgj ose fetarė duke ėndėrruar, i lini tė lirė dhe mos i shqetėsoni.”
Se nė ē’shkallė ishte koekzistenca gjatė halifatit tė Umerit r.a. tregon rasti vijues: Mbreti i fundit gasanid, Xhabalah ibn el-Ajhan, nė Betejėn e Jermukut (mė 636) ishte nė anėn bizantine, por mė vonė e pėrqafoi Islamin. Derisa ky e bėnte tavafin rreth Ka’bes nė haxhxhin e tij tė parė, njė beduin e shkeli rastėsisht pelerinėn e tij, kurse ish-mbreti e goditi beduinin nė fytyrė. Me tė marrė vesh, halifi Umer r.a. urdhėroi qė beduini t’ia kthejė goditjen Xhabales nė mėnyrė tė njėjtė, ose Xhabale ta paguajė xhobėn, pėr ēka Xhabale hoqi dorė nga Islami dhe u kthye nė Konstantinopol.
    Rasti tjetėr ka tė bėjė me vetė Umerin r.a. Njė ditė erdhi njė beduin tė kėrkojė ndihmė kundrejt njė shtypėsi, e Umeri i mllefosur e goditi disa herė beduinin. Pastaj u pendua dhe e luti beduinin t’ia kthejė me po aq goditje. Mirėpo, beduini re­fuzoi ta bėjė kėtė, e Umeri r.a. u tėrhoq nė shtėpinė e vet me monologun vijues: “O i biri i Hattabit! Ti ke qenė askush e asgjė, dhe All-llahu tė ngriti; lajthove, e All-llahu tė nxori nė rrugė tė drejtė; ke qenė i dobėt, e All-llahu tė forcoi. Ai atėherė tė dha tė drejtosh me kokat e popullit tėnd dhe kur njėri prej tyre erdhi tė kėrkojė ndihmėn tėnde, ti e godite! Ē’do t’i thuash ti zotėriut tėnd kur tė paraqitesh para tij?”
    Derisa disa nga ndodhitė flasin pėr raportet brendais­lame, rasti vijues ka tė bėjė me raportet ndėrfetare nė Egjiptin e posaēliruar, e lidhur me Umerin r.a. Flitet nga burimet e sakta historike se njė qytetar kopt nga Kajroja, El-Fustati, shkoi nė Medine pėr t’iu ankuar Umerit r.a. si halif. Ai i tha halifit se i biri i Amr Ibn Asit e ka goditur me shuplakė tė birin e tij. Umeri r.a. menjėherė e urdhėroi Amr Ibn Asin dhe tė birin e tij qė tė vijnė nė Medine, e atėbotė Amr Ibn Asi ishte mėkėmbės (vali) i Egjiptit. Kur kėta erdhėn nė Medine, Umeri r.a. urdhėroi qė babai, djalin e tė cilit e kishte goditur djali i Amr Ibn Asit, ta godasė atė, dhe me kėtė rast Umeri r.a. i tha fjalėt e njohura; “Si mund tė robėrohen njerėzit kur nėnat i lindin tė lirė?”
Aliu r.a., halifi i katėrt, me njė rast ka thėnė: “Mė vjen turp tė skllavėroj njeriun qė thotė All-llahu ėshtė Zoti im!”

    Po ashtu, Aliu r.a. me njė rast i ka dhėnė robit tė tij tė holla pėr tė blerė dy lloj teshash prej materialit tė ndryshėm. Kur ai ia ka sjellur, Aliu r.a. ia ka dhėnė llojin mė cilėsor e shumė mė tė shtrenjtė se ai qė e ka ndalur pėr vete dhe i ka thėnė atij: “Ti je i ri dhe dėshiron ta shohėsh veten tė bukur, kurse unė jam plakur.”
Se kėto ndodhi nuk janė raste vetėm nga periudha e Pe­jgamberit a.s. dhe e halifėve tė drejtė, por edhe mė vonė, flet ndodhia nė kohėn e Ebu Jusufit, nxėnėsit tė Ebu Hanifes. Nė kohėn kur ky ishte gjyqtar suprem (kadi’l kudāt) i halifatit islam, njė i krishter ngriti padi kundėr halifit Harunur Rrashidit, pėrkitazi me njė kopsht kontestues. Ebu Jusufi, pas shqyrtimit tė lėndės, gjykoi nė favor tė tė krishterit, e nė dis­favor tė halifit.
    Me Ebu Jusufin dhe halifin Harun kemi ndodhinė tjetėr, me ē’rast i pari, nė cilėsinė e gjyqtarit suprem tė shtetit, e kėshilloi tė dytin: “O prijės i besimtarėve! Zoti e pėrforcoftė mbretėrinė tėnde! Bėhu mirėdashės ndaj tė nėnshtruarve, vepro ashtu qė tė mos jenė kurrė tė shtypur ose tė dėmtuar, mos ua impono asnjė ngarkesė mbi mundėsitė e tyre dhe mos e merr pasurinė e tyre nė asnjė mėnyrė arbitrare.”
    Do tė shkonim nė pakufi sikur tė ndaleshim nė ēdo fazė historike, ndaj do tė ndalemi nė thėniet e dy dijetarėve evro­pianė, Volterit (Voltaires) francez ….
    Volteri, ndonėse kundėrshtar i rreptė i Islamit, megjithatė mbledh forcė e pohon se modeli islam i rregullimit tė jetės, i pranishėm gjatė kohės sė osmanlinjve, paraqet shembullin mė tė mirė tė tolerancės ndėrfetare dhe tė bashkėjetesės nė lirinė e plotė tė pjesėtarėve tė feve tė ndryshme dhe popujve. De­risa, siē vėrejtėm, sipas Kishės, ēdo banor brenda shtetit tė krishter ėshtė dashur tė bėhet patjetėr i krishter. Pėr kėtė, autoritetet kishtare armiqėsisht janė deklaruar kundrejt tėrė botės dhe atė derisa ata nuk e pranojnė Kristianizmin.
Ē’tė thuhet pėr shekullin e fundit? Bota muslimane nė kapėrcyell tė shekullit njėzet u zgjua nga letargjia e agonia kolonialiste, me ē’rast filloi njė luftė tė gjatė kundėr tė hua­jve. Pas shumė pėrpjekjesh e sakrificash, ata u ēliruan nga pushtuesit e huaj, por ranė nėn ndikimin politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor, si formė e re e kolonializmit, e eksploatimit mė profitabil e perfid tė Fuqive tė mėdha, qofshin tė Lindjes apo tė Perėndimit. Ēdo pėrpjekje pėr ēlirim tė plotė nga ek­sploatuesit e huaj, nga makineria propaganduese e Fuqive tė mėdha cilėsohet si panislamizėm, ekstremizėm fetar, funda­mentalizėm e kohėve tė fundit edhe si binladenizėm, duke i diskreditur kėshtu Islamin dhe muslimanėt. Luftėrat e dekadės sė fundit si nė Bosnjė, trojet shqiptare, Ēeēeni, Algjeri, Afganistan, Irak, Palestinė, te muslimanėt nė Nėnkontinentin indian, nė Kinė, ish-BRSS e shumė vende tė tjera, qartė dėftojnė angazhimin ēlirimtar tė muslimanėve dhe orvatjet ofensive e shtypėse tė evroperėndimit. Nė kėtė luftė tė pa­drejtė, evroperėndimi paraqitet nė rolin e uj