English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Fjalimi kishtar i presidentit

Olsi Jazexhi

21.11.2005

Fjalimi i presidentit Alfred Moisiu, mbajtur nė Bashkimin e Oksfordit mė datė 9 nėntor 2005, shkaktoi njė furtunė polemikash nė shtypin shqiptar dhe reagime tė ashpra nga organizatat e ndryshme muslimane shqiptare nė mbarė botėn. Reagimi i parė ndaj fjalimit erdhi nga Forumi Musliman i Shqipėrisė, i cili, denoncoi nga webfaqet e tij fjalimin e presidentit si provokativ pėr mbarėvajtjen e tolerancės fetare nė vend, dhe pėr kėtė kėrkoi njė falje publike. Ēfarė ishte problematike nė fjalimin e presidentit, ishte gjuha njėanėse qė ai pėrmbante ndaj historisė, kulturės dhe identitetit tė Shqipėrisė tė cilėn presidenti e pėrshkruante si tėrėsisht kristjane. Ndėrsa presidenti fliste me njė pathos biblik pėr identitetit kristjan tė Shqipėrisė, i cili i shkon pėr shtat vetėm ndonjė misionari tė zellshėm tė krishtėrimit apo ndonjė tele-evangjelisti tė tipit Pat Robertson, dhe jo njė presidenti laik, e tashmja dhe koha osmane e Shqipėrisė, kur shumica e shqiptarėve u islamizua, trajtohej me pėrēmim. Pėr mė tepėr dhe nė kundėrshtim me kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, presidenti Moisiu tregohej i njėanshėm nė ligjėrim, ndėrsa nėnvleftėsonte kontributin e shumicės muslimane nė vend nė mbarėvajtjen e tolerancės, dhe, nė mėnyrė tė habitshme deklaronte se shqiptarėt muslimanė tė kėtij vendi qenkeshin pakicė, dhe biles ata pakė qė ishin, qenkėshin tė gjithė tė krishterė.

Fjalimi i presidentit Moisiu, nuk ėshtė i pari i llojit tė tij qė hidhet nė mediat shqiptare, tė cilat nė vitet e fundit janė mbushur shpesh me shkrime islamofobike dhe raciste kundrejt ēdo gjėje qė i ka ardhur Shqipėrisė nga Lindja dhe nė veēanti islami. Nė njė vend tė lirė si ky i yni, ku ēdokush mund tė thotė mendimin e tij, ėshtė mėse e predikueshme qė do tė ketė njerėz qė shprehin ndjenjat e tyre nė format mė ekstreme, duke shkelur dhe fyer ndjesitė e tė tjerėve. Biles precedente janė vendosur, kur ka patur edhe persona tė atillė qė kanė kėrkuar tė ndėrtojnė kampe pėrqėndrimi kundėr muslimanėve tė kėtij vendi apo edhe nxisin pastrime fetare.

Megjithatė kur njė deklaratė e cila i mohon ekzistencėn grupit mė tė madh fetar tė vendit, siē janė muslimanėt, lėshohet nga presidenti i Republikės, atėherė sulmi ėshtė i rėndė dhe merr pėrmasa tė frikshme. Njė lexuesi tė kujdesshėm tė historisė, ai i krijon bindjen se nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė mė me disa mendje tė sėmura tė cilat urrejnė diversitetin dhe multikulturalizmin, por nė rastin konkret kėto mendje janė transplantuar pranė numrit njė tė Shtetit Shqiptar, i cili sulmon identitetin e shumicės sė taksapaguesėve tė tij, dhe pėr mė tepėr refuzon edhe tė kėrkoj tė falur pėr kėtė.

Shembujt e pėrshkrimit tė hebrejve dhe muslimanėve si tė huaj, jo-burimorė dhe bij tė krishtėrimit gjenden me shumicė nėpėr faqet e historisė sė Evropės. Ato nisin qė nė ditėt e Tomas de-Torkuemadės nė Spanjė, e deri nė kohėn e Hitlerit dhe Joze Maria Eskrivės, apo dhe nė ditėt e Sllobodan Millosheviēit nė Ballkan. Me idenė se boshnjakėt janė tė krishterė tė konvertuar nga turqit nė islam, regjimi i Millosheviēit kreu disa nga masakrat mė tė egra qė kontinenti evropjan ka dėshmuar qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Kujtimet e krimeve tė tė kaluarės, janė ato qė i bėnė muslimanėt shqiptarė anė e mbanė botės tė frikėsohen tej mase pėr tė ardhmen e tyre, ndėrsa lexonin fjalimin evangjelizues, qė presidenti i Republikės sė tyre laike, kishte mbajtur nė Oksford. Cilėsimet mohuese tė presidentit, kur ai shprehej se shqiptarėt janė tė gjithė tė krishterė, apo se islami ėshtė njė fe e huaj dhe jo-burimore, apo edhe rrekjet e kohėve tė fundit nė politikėn shqiptare tė cilat heroin tonė kombėtar, Skėnderbeun kanė nisur tė pėrshkruajnė si hero tė krishtėrimit, janė shumė frikėsuese por edhe pėrjashtuese pėr shqiptarėt e pėrkatėsisė muslimane tė cilėt ndjehen shqiptarė edhe pse nuk kanė ndonjė afinitet me krishtėrimin. Tė parėt e muslimanėve dhe tė krishterėve qė jetojnė sot nė Republikėn e Shqipėrisė, nė fillimshekullin e XXtė, shtetin shqiptar e ndėrtuan si njė shtet laik, ku gjithėkush do tė gjente pjesėn e tij. Por fryma e evangjelizimit dhe ē’islamizimit shtetėror, e cila ėshtė bėrė pjesė e fjalimeve tė politikanėve tanė qė nga Fatos Nano dhe Moisiu nė Tiranė, e deri tė Fatos Tarifa nė SHBA, janė duke thyer rregullat e lojės, mbi tė cilat pararendėsit tanė ndėrtuan tolerancėn dhe bashkėekzistencėn ndėrfetare.

Fakti qė agresioni kundėr identitetit tė muslimanėve tė kėtij vendi, sot, bėhet nė emėr tė hyrjes nė Bashkimin Evropjan, i cili pas marrėveshjes me Turqinė dėshmoi se nuk ka tradhėtuar idetė e iluministėve, qė nga Monteskjė e deri tė Volteri, ėshtė shumė shqetėsues. Pasi nėse Evropa do tė ishte njė kontinent mesjetar i ngrehur mbi krishtėrimin, siē simendimtarėt e zotit Moisiu shprehin shpesh nė rrėfimet e tyre, atėherė muslimanėt e Evropės, ku edhe muslimanėt shqiptarė nuk bėjnė pėrjashtim, do ta refuzonin atė.

Pasi kanė vuajtur pėr disa dhjetėra vite nėn sundimin e intolerancės komuniste, muslimanėt e Shqipėrisė nuk janė mė tė gatshėm tė pranojnė imponimin e dogmave tė reja, siē ėshtė edhe evangjelizimi shtetėror i politikės dhe historisė sė Shqipėrisė, e cila nė fjalimin kishtar tė presidentit udhėtonte mbi njė trinitetin mistik, i cili niste qė me evangjelizimet e Apostullit Paul nė Iliri, pėr tė kaluar nė epokėn e lavdishme kristjanmbrojtėse tė Skėnderbeut nė Evropė, dhe pėrfunduar nė erėn evangjelizuese tė shenjtores mė tė fundit tė shtetit tė Vatikanit, Nėnė Terezėn, nė kujtim tė shenjtėrimit tė sė cilės, z. Moisiu duke thyer sėrisht laicitetin e shtetit, i ka imponuar ateistėve dhe muslimanėve tė kėtij vendi, njė ditė festimi zyrtar.

 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org