English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

14 / 06 / 2005

Forumi Musliman i Shqipėrisė, nė lidhje me njoftimet qė janė dhėnė nė shtyp, mė datė 14. 06. 2005 bėn sqarimet e mėposhtėme:

-          nė datė 14. 06. 2005, Gazeta Shqiptare nė shkrimin mbi shoqatėn tonė tė titulluar ”Muslimanėt, lind organizata paralele”, aludohet se shoqata jonė, “Forumi Musliman i Shqipėrisė” ėshtė krijuar pėr tė rivalizuar Komunitetin Musliman Shqiptar apo Bashkėsinė Islame tė Shqipėrisė. Nė kėtė shkrim aludohet gjithashtu se Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė krijuar pas pėrpjekjeve pėr tė ndryshuar nenin 2, pika 6 tė statutit tė KMSH-sė.

Pėr sa mė sipėr Forumi Musliman i Shqipėrisė (FMSH) deklaron se:

  1. Kėrkesa pėr krijimin e Forumit Musliman tė Shqipėrisė ėshtė bėrė nė Mars tė vitit 2005 pranė gjykatės sė rrethit Tiranė, kohė pėrpara mbledhjes sė KMSH-sė

  2. Ndėrsa vendimi i iniciatorėve tė Forumit pėr themelimin e tij ėshtė marrė qė nė Janar 2005

  3. Nismėtarėt dhe grupi themelues i Forumit Musliman tė Shqipėrisė janė qytetarė tė besimit islam (syni dhe bektashi) me profesione si inxhinierė, ekonomistė, juristė etj, qė nuk kanė qėnė ndonjėherė apo edhe nuk janė pjesė e strukturave tė KMSH-sė, dhe nuk kanė ndonjė lidhje me kėtė organizatė

  4. Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimet e tė cilės janė:

a)     tė mbledhė rreth saj shqiptarė myslymanė (syni, bektashi dhe tė sekteve tė tjera) pėr tė luftuar racizmin, ksenofobinė dhe islamofobinė nė Shqipėri

b)     FMSH nuk synon nė asnjė mėnyrė tė rivalizojė KMSH-nė, Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane dhe sektet e tjera Islame nė Shqipėri, nė punėt dhe praktikat e tyre fetare

c)     FMSH ėshtė dhe mbetet njė organizatė qytetare, qėllimi kryesor i tė cilės ėshtė mbrojtja e tė drejtave tė njeriut dhe besimit nė pėrputhje me kartat dhe konventat ndėrkombėtare, nė tė cilat aderon Republika e Shqipėrisė

Pėr sa i pėrket deklaratės tė z. Ilir Kulla, kryetar i Komitetit Shtetėror tė Kulteve, tė botuar nė Gazeta Shqiptare tė tė njėjtės ditė, sqarojmė se:

a)    Ne nuk jemi organizatė fetare, qė duhet tė hyjė nėn juridiksionin e z. Kulla. Duke qėnė pjesė e shoqėrisė civile, ne nuk kemi nevojė tė hymė nė mardhėnie me qeverinė apo zyrėn e z. Kulla

b)     Duam t’i kujtojmė z. Kulla qė ne si shoqatė jo – qeveritare dhe jo fitimprurėse, e shohim tė paligjshėm dhe abuziv ndėrhyrjen dhe sulmet e tij nė punėt e organizatės sonė

c)     Ne i apelojmė organizmave tė shtetit shqiptar tė ndalojnė sulmet e padrejta mediatike, qė z. Kulla po orkestron kundėr shoqėrisė civile nė kėtė vend dhe organizatės sonė

d)     Ne i apelojmė mediave shqiptare, tė jenė tė kujdesshme kur pėrdorin terma si “pėrēahen muslimanėt e Shqipėrisė” etj, pasi njė gjė e tillė nuk i pėrgjigjet aspak tė vėrtetės

 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org