Anėtarėsohu nė forum |
FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
Dega
Kavajė
Leter e Hapur
Presidentit te Republikes se Shqiperise,
Z. Alfred Moisiu
Bir i qytetit te Kavajes
Ligjerata e presidentit
te Shqiperise, Z. Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oxfordit, me teme
Toleranca nderfetare ne traditen e popullit shqiptar, dhe e publikuar ne
mediat shqiptare, ka ngjallur indinjate ne Forumin Mysliman, Dega Kavaje,
indinjate qe ka prekur ndjeshmerine fetare islame te krejt komunitetit
mysliman te qytetit, per te cilen, nepermjet kesaj letre te hapur publike,
kerkojme te komunikojme qytetarisht me zotin President te Republikes, si
bir i nje familjeje te nderuar qytetare te Kavajes, njekohesisht te
sensibilizojme opinionin per nje kuptim te vertete ne njohjen e vlerave
dhe te tolerancave fetare ne Shqiperi.
Te nisur nga toleranca qytetare dhe ato fetare, kuptimi qe i japim
ndjeshmerise sone buron nga devotshmeria islame e komunikimit dhe per ti
artikulluar te gjitha senset ne kontribute, qe ato me flukse fetare marrin
ne kohen tone, per te cilat ne mbajme kete qendrim te prekshem.
Z. President, ligjerata Juaj, me gjithe deshiren per te percjelle ne
Universitetin e Oxfordit nje njohje te realiteteve historike nderfetare ne
Shqiperi, ka pasaktesira, veēanerisht kur ato nuk njihen ne nivelet e
duhura historike e fetare, me vlerat dhe kontributet ne veēantite e tyre.
Per me teper, kur besimi Islam nder shqiptare shihet njeanshem, per me keq,
si nje fe qe ka qendruar ne stade te minorances.
Meposhte po japim oponencen tone te parashtruar ne disa pika:
Z. President, ne ligjeraten Tuaj nuk thuhet asgje per vlerat e fese Islame
ne historine e shqiptareve, se eshte kjo perkatesi e shumices qe i ruajti
shqiptaret nga mosasimilimi shovinist sllavo-grek, duke i mbajtur te
gjitha ndjesite popullore dhe kombetare te shqiptareve ne koherence.
Ne besimin islam nuk ka koncepte si Islam i evropianizuar apo Islam i
azijizuar. Feja Islame mbeshtetet ne fondamente qe burojne nga libri i
Shenjte i Kuranit, kurse gjeografia e shtrirjes ka luajtur veēse role
dytesore. Perderisa ju nuk permendni asgje nga keto, na le te nenkuptojme
se me dashje apo padashje ngulet nje pyke dhe krijohet nje e ēare ne vete
tolerancen nderfetare ne Shqiperi, per te cilen ju moret mundimin per te
shkuar e per te referuar ne Oxford.
Ne ligjeraten Tuaj nuk pohohet e verteta se besimi Islam eshte ne
maxhorance ne Shqiperi, se, per kete shkak, nese mund te flitet per
tolerance historike fetare nder shqiptaret, kjo ka ekzistuar sepse
toleranca eshte vlere e maxhorances se besimit Islam.
Thoni se ne veshtrimin historik vertikal, te gjithe shqiptaret jane te
krishtere, duke pohuar nje te pavertete dhe duke gabuar rende me
nenvizimin se gjoja tolerancen nderfetere ne Shqiperi e kane dhene te
krishteret. Ne dime dhe theksojme se dy besimet, ai i Krishtere dhe ai
Islam jane pasuri e kombit tone dhe duke i trajtuar te tilla ato marrin
vlera te bashkekzistences nderfetare, shembull i rralle nder popujt e
tjere dhe aureole per kombin shqiptar.
Kurse termi besim muhamedan, qe Ju e permendni ne nje rast, nuk eshte i
pranueshem, por spekullativ, sepse ai snjihet ne Islam, seshte ne
paralele te njejte siē buron nga Krishti Krishterimi. Kjo tregon njohje te
ceket ne historine e feve, ose qe ua kane servirur me paramendim te keq.
Ka naivitet ne ligjeraten Tuaj kur thoni se Islamizmi ne Shqiperi ne
fundin e mesjetes preku vetem nje pjese te shqiptareve, kur dihet
mirefilli se besimi Islam nder shqiptare eshte ne numer me te madh se
besimet e tjera.
Na duket si loje fjalesh me shume pikeēuditese ajo qe thoni per te
minimizuar besimin Islam se ai ne Shqiperi nuk eshte burimor dhe
rezidencial. Atehere, pyesim: A eshte burimor krishterimi ne Shqiperi? (!)
Eshte paradoksale kur theksoni se ne Shqiperi Islami eshte me fytyre
evropiane, nje Islam i ceket dhe se tek ēdo shqiptar qenka ne thelb
krishterimi. Ne kete logjike ka vend me teper se nje padije te realitetit
historik, por nje keqdashje qe mund te aludohet ne sense ekstreme.
Ne ligjeraten Tuaj, Z. President, ka fobi per hir te evropianizimit, qe na
ben te nenkuptojme se gjerat ua kane mesuar permendesh, sikur perkatesia
Islame e shqiptareve i pengon ata ne intgrimin, duke rene keshtu ne
nivelin e asaj politike shqiptare qe spo mundet ta kaloje klasen fillore.
Z. President ,
qe besimi Islam ne Shqiperi eshte ne themelet e identitetit te kombit
Shqiptar, kjo duhej pohuar, ashtu siē e vlen tJua kujtojme se babai juaj
i nderuar ne kohe te veshtira te jetes dhe te familjes se tij, me dite dhe
muaj ka qene i strehuar ne familjen e madhe Islame te Haxhialusheve, ne
Kavaje. Pra, i ka njohur mire rrenjet e miresise, te sakrifices dhe te
tolerances qe jep besimi ne Islam. Te pakten, kete sduhet ta kishit
harruar, per te bere pergjithesime dhe per te guxuar ne pohimin e te
vertetave, kur ligjeronit ne Oxford.
Duke ju ndjere ne bashkqytetarine tone, se indinjimi yne ka kete shtrirje
mirekuptimi, dhe se jeni President i Republikes per te mbajtur te gjithe
ekuilibrat, lutemi beni te mundur dhe nderhyni qe te mos i ngrihen me
bariera te pakapercyeshme Komunitetit Mysliman Shqiptar per legalizimin e
lejes per ngritjen e xhamise se Namazgjase ne Tirane, po atje ku ajo ka
ekzistuar kohe me pare, - kumt ky qe ne te kuptojme se nuk jemi pa
mbeshtetjen Tuaj.
Njekohesisht, qe ligjerata Juaj ne Oxford te korrigjohet sadopak para
gjithe Komunitetit Mysliman ne Shqiperi, kerkoni falje publike per te
paqenat e ligjerimit dhe per te besuar se jeni President i te gjithe
shqiptareve te Republikes se Shqiperise.
Me respekt dhe me
indinjate
Forumi Mysliman i Shqiperise,
Dega Kavaje
Kavaje, me 13 / 11 /
2005
_______________________________________________________
Njoftim
pėr editorėt:
Forumi
Musliman i
Shqipėrisė ėshtė
njė organizatė e
shoqėrisė civile,
qėllimi
i tė cilės ėshtė tė
luftojė
racizmin, islamofobinė
dhe ksenofobinė.
Pėr
mė shumė
informacion vizitoni
sajtin tonė:
www.forumimusliman.org
|