English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

        DEKLARATĖ PĖR SHTYP

 

Tė garantohet respektimi i tė drejtės sė besimit fetar nga ana e institucioveve tė shtetit shqiptar

 25 - prill - 2009

Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut,  njė grup shoqatash muslimane dhe disa organizata tė tjera tė shoqėrisė civile, qė veprojnė nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, kanė ndjekur me shqetėsim faktin se dy besimtare muslimane, nxėnėset Florida Kola dhe Artenisa Neziri nga qyteti i Burrelit janė pėrjashtuar nga shkolla pėr shkak tė veshjes sė tyre me shami. Shqetėsimi bėhet edhe mė i madh pėr faktin se flakja jashtė institucioneve arsimore dhe administrative tė vendit, tė besimtareve dhe besimtarėve tė fesė islame pėr shkak tė mbajtjes sė shamisė e mjekrės ėshtė bėrė tashmė njė ēėshtje  e persėritur pėr tė disatėn herė.  Pėr tė pėrmendur disa, kemi rastet e dy nxėnėseve tė shkollės sė mesme tė Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė, tė cilat u pėrjashtuan pėrpara nėntė vitesh, si edhe motrat Gentiana dhe Marsela Hasani, pėrpara disa muajsh, pėr tė njėjtėn arsye.

Megjithėse kėto raste janė bėrė objekt i debateve mediatike ku opinioni publik nė pėrgjithėsi ka shfaqur simpati dhe mbėshtetje pėr vajzat besimtare qė dėshirojnė tė shkollohen nė sistemin e arsimit publik, nga administratat e shkollave ėshtė mbajtur njė qėndrim i ngurtė, i justifikuar me rregulloren e shkollės qė nuk lejon mbajtjen e “simboleve fetare”.

Ėshtė pėr tu pėrmendur kėtu gjithashtu rasti i Universitetit tė Durrėsit, ku u pėrjashtuan nga universiteti njė studente dhe njė student pėr shkak tė mbajtjes sė shamisė dhe mjekrės. Ngjarja shkaktoi njė bujė mediatike dhe rektori u detyrua tė tėrhiqet pas presionit tė opinionit publik i cili doli nė mbėshtetje tė tė drejtės sė atyre tė rinjve, pėr tu arsimuar pa pengesė nė universitetin publik.

GSHDNJ dhe organizatat dhe shoqatat firmėtare tė kėsaj deklarate e quajnė tė nevojshme tė kujtojnė se liria e ndėrgjegjes dhe e fesė ėshtė e garantuar nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė. Nė nenin 24, pika 2 thuhet tekstualisht:

“Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe ti shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve.”

Nė legjislacionin shqiptar njė rėndėsi e veēantė i ėshtė kushtuar njohjes dhe garantimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, si njė nga shtyllat e shoqėrisė sė qytetėruar bashkėkohore.

Shqipėria ėshtė anėtare e OKB-sė qė nga 14 dhjetori 1955 dhe ka ratifikuar pothuajse tė gjitha konventat kryesore tė kėsaj organizate lidhur me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, disa prej tė cilave janė: Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut, 1948 (aderuar nė 1955); Konventa Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racial, 1969 (aderuar nė 1994); Pakti Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Civile dhe Politike, 1966 (aderuar nė 1991); Konventa pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit ndaj Grave, 1989 (aderuar nė 1996).

Shqipėria ėshtė anėtare e OSBE-sė dhe ka nėnshkruar tė gjitha dokumentet e saj, si Akti Final i Konferencės sė Helsinkit (1975); Deklarata e Kopenhagenit (1990) etj. Shqipėria ėshtė anėtare e Kėshillit tė Europės qė nga 13 korriku 1995 dhe ka nėnshkruar dhe ratifikuar njė numėr tė madh dokumentesh tė rėndėsishėm si Konventa pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore (1951); Konventa Kuadėr pėr Mbrojtjen e Pakicave Kombėtare etj. Nė tė gjitha kėto konventa sanksionohet e drejta e ushtrimit tė fesė nė liri dhe pa pengesa dhe respektimit tė tė drejtave tė grave.

Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se nė nenin 122 tė Kushtetutės, pika 2 thuhet tekstualisht:

“Njė marrėveshje ndėrkombėtare e ratifikuar me ligj ka epėrsi mbi ligjet e vendit qė nuk pajtohen me tė.”

Duke u bazuar nė argumentet e parashtruar mė sipėr, duket krejt absurde qė rregulloret e njė shkolle, kėshilli akademik tė ndonjė universiteti apo drejtorie arsimore tė kenė fuqi mbi ligjin themelor tė shtetit.

Situatėn e krijuar e ka rėnduar edhe mė tepėr reagimi zyrtar i Ministrisė sė Arsimit e Shkencės, e cila deklaroi zyrtarisht se “vajzat e mbuluar me shami apo me simbole tė tjera fetare nuk duhet tė lejohen nė shkolla” dhe se “shkolla ėshtė laike e tė gjithė nxėnėsit aty duhet tė jenė tė barabartė pavarėsisht bindjeve apo besimeve fetare”.

Ėshtė krejt e qartė qė prania e besimtarėve tė ēfarėdolloj feje nuk mund tė ushtrojė asnjė ndikim nė karakterin laik tė shkollės, tė konsoliduar mė kohė nė vendin tonė dhe nuk mund tė jetė rrezik real pėr tronditjen e tij. Kjo garantohet nga prezenca e tre religjioneve kryesore nė vendin tonė dhe pamundėsisė tė kontrollit tė ndonjėrit prej tyre mbi sistemin e edukimit.

Jemi tė mendimit qė dėshira e besimtareve dhe besimtarėve muslimanė pėr tė marrė dije nėpėrmjet sistemit tė arsimimit publik duhet konsideruar si njė faktor me ndikim mjaft pozitiv nė emancipimin e shoqėrisė shqiptare.

Asnjė e mirė nuk i vjen shoqėrisė sonė nga margjinalizimi i besimtarėve tė fesė islame, pėrjashtimi dhe etiketimi i pabazė dhe i pavend i tyre. Muslimanėt e Shqipėrisė si dhe ata qė jetojnė nė vendet fqinje i janė bashkuar vokacionit tė tė gjithė kombit pėr tu integruar nė botėn Euro-Atlantike. Tani kur me nėnshkrimin e Marrėveshjes pėr Stabilizim Asociimin me BE-nė dhe me pranimin e Republikės sė Shqipėrisė nė Aleancėn e Atlantikut Verior (NATO), ata janė plot shpresė qė do tė kenė tė drejtė tė shkollohen dhe tė punojnė nė tė gjithė institucionet e shtetit shqiptar, ashtu siē kanė mundėsi edhe muslimanėt nė SHBA, Britaninė e Madhe e vendet e tjera demokratike tė Evropės, dhe nuk do tė pėrjashtohen nga sistemi siē ka ndodhur pėr fat tė keq deri mė tani.

Organizatat e shoqėrisė civile tė poshtėshėnuara, i kėrkojnė Presidentit tė Republikės , si garant i Kushtetutės, qė tė sigurojė respektimin e aktit mė tė rėndėsishėm nė hierarkinė e legjislacionit qė detyron respektimin  e tė drejtės sė besimit fetar. Gjithashtu i kėrkojmė  Kryetares se Parlamentit si dhe Kryeministrit tė RSH , si pėrgjegjės i administratės shtetėrore, ta vlerėsojė mė seriozitet shqetėsimin tonė, duke i dhėnė rėndėsinė e duhur kėtij problemi tė mprehtė tė shoqėrisė shqiptare pėr tė mos lejuar nė tė ardhmen aplikimin e masave qė cėnojnė tė drejtėn e besimit nė Shqipėri.

1.      Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut.

2.      Forumi Musliman i Shqipėrisė.

3.      Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam. (A.I.I.T.C.)

4.      Kėshillit Shqiptar i Marrėdhėnieve Islamo – Europiane.

5.      Klubi Kulturor “DRITA”.

6.      Qendra Islame Shqiptare e Nju Jorkut dhe e Nju Xhersit.

7.      Qendra pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar. (I.C.C.)

8.      Qendra Studimore Fetare “Erasmus”.

9.      Shoqata "Gruaja nė Media".

10.  Shoqata “Miqtė e dijes pėr mirėkuptim dhe paqe”.

11.  Shoqata “Qėllimi i Jetės”.

12.  Shoqata Bamirėse Islame, Shkodėr.

13.  Shoqata Kultura Islame e Intelektualėve, Shkodėr.

14.  Shoqata Kulturore "Rinia e sė ardhmes"

15.  Shoqata Kulturore “Dora e mėshirės”.

16.  Shoqata Kulturore “Gruaja”.

17.  Shoqata kulturore “Paqe, Progres dhe Harmoni”.

18.  Shoqata Kulturore “Tradita”.

19.  Shoqata Kulturore “Visare”.

20.  Shoqata Kulturore Humanitare “Burimi”.

21.  Shoqata Kulturore Islame “Nektari i Jetės”.

22.  Shoqata Zėri i gruas shqiptare.

23.  Shoqata Kulturore “Puna e Mirė".

 

   

 

      

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org