English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

KRYESIA E KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR
NĖ SH.B.A.- DHE KANADA

P.O.BOX 010 238 ST GEORGE P.O. S.I. 10301 USA
Tel : (718) 390 0748   Fax.(718) 390 0946
 

Letėr e hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė

President Alfred Moisiu,

Jemi shumė tė indinjuar pėr deklaratėn tuaj tė bėrė nė Universitetin e Oksfordit nė Angli. Kjo deklaratė ka shkaktuar njė tėrmet nė mesin e shqiptarėve musliman si brenda atdheut ashtu edhe jashtė tij. Gjithashtu besojmė se tė njėjtėn gjė, e kanė pėrjetuar edhe shqiptarėt e besimit tė krishterė me tė gjitha sektet e tij.

Deklarata juaj i pėrngjet sulmeve tė stilit Don Kishotian kur sulmonte mullinjtė e erės, me pretekst se po sulmonte armiqtė e tij. I nderuar zotėri President, a mendoni vallė se ata qė ishin nė audiencėn e Universitetit tė Oksfordit nuk janė tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė fetare tė popullit shqiptar? Nėse  nuk  jeni i vetėdijshėm se  anglezėt dhe ata qė studiojnė nė Oksford janė tė informuar pėr pėrkatėsinė fetare tė shqiptarėve kjo ėshtė njė fatkeqėsi e madhe. Por nėse je i vetėdijshėm se ata e dinė tė vėrtetėn se shumica dėrrmuese e shqiptarėve nė Shqipėrinė zyrtare dhe nė trojet e tjera shqiptare nė ballkan janė tė pėrkatėsisė sė besimit Islam, kjo ėshtė fatkeqėsi edhe mė e madhe.

Si ėshtė e mundur tė shkohet nė Oksford dhe tė flitet pėr gjėra tė pavėrteta e demagogji? Si mund tė kuptohet objektiva e deklaratės sė tillė? A dėshironit qė tė fitoni simpatinė e audiencės nė sallė dhe tė perėndimorėve nė pėrgjithėsi, duke u shprehur  me atė se ‘’shqiptarėt janė mė shumė tė krishterė, e bile nėse i  gjurmon pak mė shumė do ti gjesh se edhe ata qė thonė se janė musliman nė fakt janė tė krishterė dhe se Krishterimi qenka burimorė e  Islami qenka sipėrfaqėsorė‘’!

Tė vetėdijshėm pėr metodat e veprimeve tė sistemit tė vjetėr komunist, na shkon mendja pėr njė moment, ndoshta  “nėna parti” e ka obliguar presidentin tė shkojė e tė pėrhapė propagandėn demagogjike qė nuk ėshtė nė shėrbim tė askujt por vetėm nė dėm tė vetė presidentit dhe tė klasės sunduese nė Shqipėri. Ndryshe, do tė dukeni edhe mė qesharak para botės sė civilizuar!!!

Ju nuk keni shkuar nė ndonjė kafene tė Londrės e tė flisni pėr identitetin fetar shqiptar, por keni  ligjėruar nė Universitetin mė prestigjioz nė Britani dhe nė botė. Ligjėrimi nė kėtė universitet shekullorė, krenaria e Anglisė dhe botės pėrendimore, ėshtė njė nder e respekt i madh pėr secilin person. Si keni mundur t’ia lejoni vetes, qė nė emėr tė shqiptarėve t’i thoni ato tė pavėrteta? A mos menduat pėr njė ēast zotėri president se jeni nė mbledhjen e partisė dhe po flisni rreth planit pesėvjeēar?!

Si duket epidemia e komunizmit ende mban nėn kontroll mentalitetin e njė klase tė madhe tė intelektualėve shqiptarė e nė mesin e tyre fatkeqėsisht edhe juve zotėri President.

A mund tė na thoni Zotėri President, a keni menduar se mė kėtė deklaratė do t’i nėpėrkėmbni ndjenjat e qytetarėve qė ju i pėrfaqėsoni, apo kjo pak prishė punė nė axhendėn tuaj. Sistemi monist nė Shqipėri nuk pyeti pėr  identitetin e shqiptarėve pėr njė gjysmė shekulli dhe  deshi t’i bėjė njė herė jugosllavė e mė vonė rusė, kinezė e mė pas edhe koreanė apo kubanezė. Thua se ky popull nuk ka rrėnjė nė histori e asnjėherė nuk ka pasur ndonjė identitet fetar e kombėtar.  A mendoni  se tė pavėrtetat qė ia thonit botės nė atė kohė do t’ua beson kush sot. Apo mendoni se ende shqiptarėt janė nėn ndikimin e etheve tė komunizmit, e nuk janė nė gjendje tė flasin me fakte pėr vetveten?

Ajo qė ju keni bėrė nė Oksford ėshtė njė vazhdimėsi e politikės sė mbrapshtė tė presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova i cili edhe pėrkundėr faktit se shumica absolute e shqiptarėve tė Kosovės janė kundėr ndėrtimit tė kishės politike mbi gėrmadhat e shkollės sė mesme nė Prishtinė, vuri gurėthemelin e saj! Kush pyet popullin dhe vullnetin e tij pėrderisa presidenti i inspiruar nga fotografia qė e mban nė zyrėn presidenciale sheh interesin e Kosovės nė ndėrtimin e katedrales politike mbi kėshtjellėn e diturisė! Thuase ai ishte i vetmi truall i pėrshtatshėm mbi tė cilin duhej tė ndėrtohej kisha!

Zotėri President, a mund tė na thoni se ku qėndron demokracia dhe liria e shqiptarėve muslimanė? Sipas “demokracisė” qė  ju pretendoni se qeveriset Shqipėria dhe sipas asaj qė pretendon edhe  vėllau juaj nė Kosovė, zotėri Rugova duhet tė merret parasysh vullneti i popullit tė cilin udhėhiqni. Por ju po veproni nė tė kundėrtėn, pra nuk ka asnjėfarė ndryshimi midis qėndrimeve tuaja si president dhe Rugovės, me qėndrimet e Enver Hoxhės qė nė emėr tė popullit, shtypi e vrau po atė popull tė mjerė nė mėnyrėn mė barbare?

Ju flisni si tė dėshironi, dhe ja bėni qejfin e hatrin ēdokujt pos popullit tuaj, ashtu sikur bėn edhe Rugova. Ēdo gjė e krishterė ēmohet dhe ruhet, ndėrsa ēdo gjė islame sulmohet. Njė shami e njė nėpunėse shqiptare nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė u shndėrrua nė eksplodim nė masmediat shqiptare.

A mund tė na thoni i nderuar President, demokracia ėshtė pėr tėrė shqiptarėt apo nga kjo duhet tė pėrjashtohen shqiptarėt muslimanė? D.m.th. pėr muslimanėt nuk duhet tė ketė as demokraci dhe as liri! A thua e vetmja mėnyrė e fitimit tė kėsaj demokracie ėshtė konvertimi nė diēka  tjetėr pėrveē Islamit? A nuk ėshtė ky njė inkuizicion i ri nė shekullin e 21 zoti President?

Zotėri President, shpresojmė se ju nuk do t’i lejoni vetes tė krahasoheni me Enver Hoxhėn dhe diktatorėt gjakėderdhės, qė pėrherė kur emrat e tyre pėrmenden, shtohet neveria, dėshpėrimi dhe hidhėrimi i popullit. E tėrė bota e di se populli shqiptar nė pėrgjithėsi i takon besimit Islam dhe njė pjesė e tij besimit tė krishterė. Shqiptarėt me kėtė diversitet fetarė dhe me bashkėjetesėn dhe harmoninė e dėshmuar historikisht ishin dhe janė shembull i paqes, tolerancės dhe mirėqenies pėr botėn. Asnjėhere nuk ka patur dhe besojmė se asnjėherė nuk do tė ketė luftėra fetare nė mesin tonė, pėrkundėr asaj qė dėshmojmė sot nė Evropėn e modernizuar. Krahaso Irlandėn Veriore me Shqipėrinė. Me deklaratėn tuaj ju keni goditur shpirtin paqėsor dhe tolerant tė popullit shqiptar.

Nėse ju dėshironi me tė vėrtetė tė shkoni nė Evropė, sikur thuhet nė deklaratat e shumė intelektualėve shqiptarė - atėherė trajtojini qytetarėt tuaj me kriteret e BE-sė, pranoni gabimin e bėrė dhe kėrkoni falje pėr atė qė keni gabuar, dhe mos e kaloni ofendimin e madh qė i bėtė kombit tonė, me fjalėt abstrakte qė i thatė Selim Muēės nė Tiranė. Nėsė nuk e bėni diēka tė kėtillė, atėherė do tė duket fare qartė sa ethet e komunizmit sundojnė ende nė Shqipėrinė tonė, amė.

Sekretari i K.M.SH. nė SHBA
Ferid Bedrolli
 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org