English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Deklaratė pėr Shtyp
 

FMSH shqetėsohet nga fushata kristjanizuese dhe abuzimi me Nėnė Terezėn

19-shtator-07

Forumi Musliman i Shqipėrisė, ndjehet i shqetėsuar pėr mospėrfilljen e organeve shtetėrore pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėrkesės sė Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshmė tė Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė (pėrfaqėsuese e njė pjese tė rėndėsishme tė popullit tonė), e cila ka kėrkuar qė nė kartėn e identitetit tė shtetasve shqiptarė, tė mos vihet figura e Nėnė Terezės, pasi nė kėtė mėnyrė shkelet karakteri laik i shtetit shqiptar, i sanksionuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

Sipas kėsaj kushtetute, shteti ynė duhet tė respektojė besimet fetare tė gjithėsecilit, tė marrė nė mbrojtje lirinė e besimit dhe bashkėsitė fetare, dhe nuk duhet tė mbajė anėn e asnjėrės prej tyre. Por nė vend qė tė bėj kėtė, qeveria jonė ka shpallur nė ditėt e fundit ‘dhjetė ditėt e Nėnė Terezės’, duke kaluar ēdo masė nė ekzagjerimin e gjėrave.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, shpreh keqardhje qė figura e respektuar e Nėnė Terezės po keqpėrdporet pėr qėllime politike nė kėtė mėnyrė.

Tashmė ėshtė e qartė pėr kėdo, se pėr tė realizuar objektivin e tyre dhe futur Shqipėrinė nė Bashkimin Evropian, politikanėt tanė rendin tė pėrfitojnė nga ēdo rast, pėr tė vėnė nė dukje ‘rrėnjėt kristjane’ tė popullit tonė, pavarėsisht se shumica e shqiptarėve kanė shekuj qė janė shkėputur prej tyre.

Forumi ynė vė re me keqardhje qė politika jonė sot po vazhdon tė ndjekė vijėn e pėrcaktuar mė parė nga ish-presidenti Alfred Moisiu, tė shpallur nė fjalimin e tij nė Unionin e Oksfordit nė nėntor 2005, kur deklaroi se ‘shqiptarėt nuk janė muslimanė, dhe po ti gėrvishtės pak dalin tė krishterė’. Zoti Moisiu nė mėnyrė spekulative dhe cinike, si shqiptarė klasifikonte vetėm ata qė jetojnė brenda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, ndėrsa shqiptarėt qė rrojnė nė trojet etnike nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, ku shumica dėrrmuese e tyre janė tė fesė islame, ua hoqi kombėsinė me njė tė rėnė tė lapsit.

Pėr tė afishuar pėrpara Evropės ‘rrėnjėt kristjane tė shqiptarėve’, kohėve tė fundit nė vendin tonė po ngrihen kudo buste tė Nėnė Terezės dhe emrin e saj po e marrin institucione, sheshe dhe objekte tė rėndėsishme. Kulmi i kėsaj fushate kult-ndėrtuese u arrit sė fundi kur nė aeroportin ndėrkombėtar ‘Nėnė Tereza’, u pėrurua shtatorja e saj nė formė kryqi, pamja e sė cilės do tė jetė kontakti i parė i ēdo tė huaji qė viziton Shqipėrinė.

Nė shėrbim tė kėtij afishimi edhe Gjergj Kastrioti Skėnderbeu (tė cilin rilindasit tanė me menēuri ia dolėn qė ta bėjnė tė pranueshėm si hero kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt si simbol bashkimi, lirie dhe rezistence), kohėt e fundit ka filluar tė paraqitet si ‘atlet i Krishtit’, ‘shpėtimtar i Evropės sė Krishterė nga rreziku osman’ etj.

Politikanėt tanė janė aq tė obsesionuar nga strategjia e tyre pėr t’i paraqitur shqiptarėt pėrpara Evropės ashtu siē nuk janė, saqė nuk duan t’ia dinė edhe nėse presidenti Xhorxh W. Bush i karakterizon ata si ‘muslimanė qė jetojnė nė paqe’, apo kur znj. Doris Pack deklaron qė pėrkatėsia islame e shumicės sė shqiptarėve nuk ėshtė aspak pengesė pėr pranimin e vendit tonė nė BE, madje nuk pėrbėn pengesė as fakti qė Shqipėria bėn pjesė nė Organizatėn e Konferencės Islamike.

Me vendosjen nė kartat e identitetit tė shtetasve shqiptarė tė figurės sė Nėnė Terezės, tė cilėn Kisha Katolike po pėrgatitet ta shenjtėrojė, politika jonė synon tė ngjyrosi tė gjithė shoqėrinė shqiptare me njė imazh tė krishterė.

Pėrballė kėsaj fushate kristjanizuese, ne e kemi tė vėshtirė tė kuptojmė, nėse me tė vėrtetė politikanėt tanė duan qė tė tregohen mė katolikė sesa Papa?

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org