English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Deklaratė pėr Shtyp
 

Shoqatat Muslimane tė Shkodrės shqetėsohen nga fushata kristjanizuese nė emėr tė Nėnė Terezės

03-nėntor-07

Shoqata Bamirėse Islame Shkodėr, Shoqata e Intelektualėve Kultura Islame dega Shkodėr, Klubi Kulturor Drita, Dega e Forumit Musliman Shkodėr, shprehin shqetėsimin e tyre dhe reagojnė ndaj projektit tė qeverisė demokratike pėr tė vendosur nė kartėn e identitetit tė qytetarėve shqiptarė, figurėn e shenjtores katolike, Nėnė Tereza. Nėpėrmjet kėtij akti nė vendin tonė i jepet njė goditje e rendė karakterit laik tė shtetit shqiptar i cili ėshtė pėrcaktuar qartė nė  Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

Shoqatat muslimane tė qytetit tė Shkodrės, mbėshtesin qėndrimin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė dhe tė kryetarit tė kėtij Kėshilli, Ahmet Ēaushi. Ato mbėshtesin edhe deklaratėn e Forumit Musliman tė Shqipėrisė,  tė cilėt me deklaratat e tyre mediatike, protestuan haptas dhe nė mėnyrė publike kundėr vendosjes sė  figurės sė shenjtores katolike, Nėnė Tereza nė kartėn e identitetit tė qytetarėve shqiptarė.

Ne jemi tė bindur se qeveria demokratike po e pėrdorė figurėn e Nėnė Terezės me pikėsynimin pėr ta kthyer atė nė njė figurė mitike fetare duke u pėrpjekur t’i japin Shqipėrisė njė pamje tė krishterė. Nė kėtė kuadėr duhen parė edhe festimet qė u organizuan nė dhjetėditėshin e kėsaj zoje tė nderuar, tė cilat kulmuan me vendosjen e njė busti tė saj qė ka pamjen e qartė tė kryqit nė aeroporti e Nėnė Terezės, sikur tė mos mjaftonte emri qė ka ky aeroport.

Shoqatat muslimane nė Shkodėr, i kujtojnė qeverisė demokratike se kushtetuta jonė kėrkon qartė qe tė respektohen tė gjitha fetė dhe jo tė ketė njėanshmėri nė trajtimin e tyre, siē ėshtė rasti i dhėnies sė kartės sė identitetit tė njė ngjyre tė krishterė.

Propoganda mediatike dhe shtetėrore, qė pėrpiqet tė na bindė se Nėnė Tereza ishte vetėm bamirėse, janė thjeshtė abuzive, pasi Nėnė Tereza ishte njė misionare bamirėse dhe misioni i saj ishte njė investim direkt pėr qendrėn e religjonit tė cilit ajo i pėrket dhe ėshtė pikėrisht kjo qendėr qė e lumturoi dhe po e shenjtėron pėr kryerjen me sukses tė misionit qė kjo qendėr ia pat ngarkuar.

Pėrpjekjet qė po bėhen pėr tė ēuar shqiptarėt  nė Evropė me karta tė krishterė, janė nė kundėrshtim me pohimin e presidentin Bush dhe tė eurodeputetes Doris Pak, qė kanė theksuar se Shqipėria ka popullsi me shumicė muslimane, e cila nuk i pengon shqiptarėt pėr t’u integruar nė Evropė. Veprimi qė po bėn qeveria shqiptare duke u pėrpjekur t’u jap qytetarve tė saj njė kartė, ku ėshtė vendosur figura e njė shenjtoreje katolike i jep njė goditje tė ashpėr tolerances fetare nė Shqipėri dhe u heq maskėn e hipokrizisė atyre pushtetarve qė flasin pėr tolerance fetare, ndėrsa nė terren veprojnė ndryshe.

Nė Itali ku ka selinė qendra botėrore e krishterizmit, Vatikani, qytetarėt kanė njė kartė identiteti qė nuk ka simbole fetare por ka njė flamur italian dhe nje flamur tė Evropės se Bashkuar. Por kur shohim pėrpjekjet qė bėhen nė Shqipėri, ne dyshojmė pėr njė prapavijė fetare nė hartimin e njė karte tė tillė identiteti pėr qytetarėt shqiptarė.

Shoqatat muslimanė tė Shkodrės e quajnė shumė tė rendėsishėm njė deklarim mediatik qė duhet tė bėjė me kėtė rast edhe Kryesia e KMSH-sė pėr kartėn e identitetit, sepse ēėshtja e kartės ka tė bėjė me mbrojtjen e identitetit tė muslimanėve shqiptarė, pėr tė cilin kryesia e KMSH-sė, ėshtė e obliguar nga statusi i saj tė prononcohet. Duke dalė me njė deklaratė tė tillė, do t’i pritej rruga mediave qė spekullojnė duke deklaruar se Kryesia e KMSH-sė ėshtė nė njė linjė me qeverinė demokratike pėr njė kartė identiteti me figuren e njė shenjtoreje katolike.

Ne i bėjmė thirrje qeverisė demokratike, qė tė rishikojė projektin e kėsaj karte dhe tė japė nė media njė model tė ri tė kartės sė identitetit pėr qytetarėt e saj, e cila duhet tė respektojė karakterin laik tė shtetit shqiptar, qė ėshtė i pėrcaktuar qartė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.

 

nga Shkodra:

Shoqata Bamirėse Shkodėr
Shoqata e Intelektualėve Kultura Islame
Forumi Musliman i Shqipėrisė, dega Shkodėr
Klubi Kulturor Drita

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org