English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

13-maj-06

Forumi Musliman i Shqipėrisė, pėrshėndet vendimin e Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė, pėr pranimin e pesė qytetarėve muslimanė kinezė, tė etnisė ujgure, tė cilėt kanė ardhur nė Shqipėri mė 5 maj 2006 pėr tė kėrkuar strehim politik. Duke shprehur keqardhjen pėr vuajtjet qė kėta individė kanė kaluar nė kampin e Gjirit tė Guantanamos nė Kubė, Forumi shpreh kėnaqėsinė qė autoritet amerikane kanė pranuar pafajsinė e tyre dhe kanė vendosur t’u japin lirinė.

Pavarėsisht nga kostot politike qė strehimi i qytetarėve ujguro – kinezė mund tė ketė pėr shtetin shqiptar, Forumi, ėshtė i mendimit qė do tė ishte nė nderin e shtetit dhe kombit tonė, qė azilkėrkuesit nė fjalė t’i trajtojė nė mėnyrėn mė dinjitoze tė mundshme, duke respektuar Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe konventat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, qė shteti ynė ka firmosur.

Qeveria e Shqipėrisė ne vendimin e saj duhet tė ketė nė vėmendje edhe raportin e organizatės Human Rights Watch tė vitit 2005, sipas tė cilit drejtori i saj pėr Azinė, Brad Adams, rekomandon qė:

“Asnjė vend nuk duhet tė kthejė nė Kinė ndonjė ujgur, qė kėrkohet nga Kina me supozimin se ata janė pėrfshirė nė akte terroriste, seperatiste apo kriminale… pasi preēedentet e kaluara tė Kinės, tė detyrojnė tė besosh se personat nė fjalė do tė torturohen apo edhe dėnohen me vdekje nėse shkojnė sėrisht nė Kinė”

Nėse do tė ndodhte njė gjė e kėtillė, kjo do tė ishte nė kundėrshtim tė plotė me etnopsikozėn e shqiptarit i cili nė asnjė rast nė historinė e tij shekullore, nuk e ka prerė nė besė nevojtarin qė ka trokitur pėr mbrojtje, pa marrė parasysh, racėn, fenė apo kombėsinė e tij, pavarėsisht nga rreziku qė mund tė pėrballonte.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, ėshtė i mendimit se ashtu si gjatė Luftės sė Dytė Botėrore apo edhe mė parė, kur shqiptarėt kanė strehuar hebrejtė por edhe popuj tė tjerė tė rrezikuar, do tė ishte nė nderin e muslimanėve tė Shqipėrisė dhe tė gjithė shtetasve tė tjerė tė republikės sonė, qė miqtė tanė ujgurė tė gjejnė nė Shqipėri tė gjithė mikpritjen e merituar.

Forumi, fton Qeverinė Shqiptare qė nė vendimin e saj tė ketė nė konsideratė faktet e sipėrpėrmendura.

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org