English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Letėr e hapur drejtuar Z. Moisiut, presidentit tė Shqipėrisė

Bruksel, mė 17 nėntor 2005

I nderuar Z. President,

Federata e Xhamiave Shqiptare tė Belgjikės dhe Imamet : Tasim Ramadani, Nuhi Shaqiri dhe Musa Mulaj, shprehin indinjatėn mė tė thellė lidhur me deklaratat tuaja tė bėra nė forumin mbajtur nė Oksford me titull : « Toleranca ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar ». Ndėr tė tjera, Z. Moisiu, lejoni vehten tė thoni se : « islami nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, por e sjellė nga faktori ushtarak turk… sepse islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli… Si rregull ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė. » Vazhdoni duke thėnė edhe se « te ēdo musliman shqiptar, gjen 15 shekuj krishtėrim », dhe se « nuk ėshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė, jetojnė shumica me besim islam… » por se « nė pikėpamjen vertikale diakronike tė gjithė shqiptarėt janė tė krishterė ». Mė tej vazhdoni duke thėne se: « mund tė konkludohet se deri nė ēfaqjen e faktorit politik, ushtarak dhe fetar osman, pėr njeriun shqiptar e rėndėsishme ishte tė ishte njė i krishterė i devotshėm. »

Nuk mund tė pėrjashtohen konvertimet sipas leverdisė sė ēastit ku Islami pranohej pėr shkak tė pėrfitimeve qė vinin prej tij ose pėr konformizėm nė njė shoqėri ku po shtohej mbizotėrimi mysliman sikurse nuk mund tė pėrjashtohet po ky fenomen pėr ta shpjeguar krishterizimin e shqiptarėve nga paganizmi nė tė cilin jetuan mijėra vite me rradhė.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, mbizotėrimi aktual i shoqėrisė evropiano-krishtere, rrethanat ndėrkombėtare nė disfavor tė myslimanėve dhe sigurisht debati i ashpėr lidhur me pranimin e Turqisė nė Bashkimin Evropian shtyn njė serė konformistėsh tė orvatėn tė adoptojnė politikėn e kameleonit. Kjo ėshtė njė ēeshtje private nė tė cilen askush nuk guxon tė ndėrhyjė pėrderisa kjo nuk cenon lirinė e te tjerėve. Por ama, Z. Moisiu, tė abuzoni me funksionin tuaj nė emėr tė popullit shqiptar duke bėrė objekt pazari ndjenjat shpirtėrore tė tij dhe asgjėsuar karakteristikat themelore tė shumicės sė tij, kjo ėshtė e papranueshme !

 

Kėtu Z. Moisiu keni thyer vijėn e kuqe!

Deklarata tė tilla fyese kundėr myslimanėve tė bėra nga pushtetarė italian para disa muajsh kaluan nė kanalet televizive botėrore dhe detyruan ata tė kėrkojnė falje publike tė menjėhershme. Krahasimi ndalėt kėtu, Z. President, sepse Italia ėshtė vend evropian me kultur evropiane dhe ēdo shkelje tė parimeve tė njohura dhe te mbrojtura botėrisht (liria e mendimit, respekti i bindjeve fetare dhe i institucioneve tė saj, neutraliteti i shtetit pėrballė fesė, etj.) denohet me ligjė madje nė Belgjikė ku jetojmė dhe kudo nė Evropė, feja islame edhepse nuk ėshtė feja burimore e tyre e as fe e shumicės sė popujve tė tyre, trajtohet nė mėnyrė tė barabarėt dhe mėsim-besimi inkuadrohet dhe jepet nė programet shkollore zyrtare. Do t’ishte mė se mirė, Z. Moisiu, qė tė merrnit shembull nė pjesėn e botės ku pretendoni tė futeni, d.m.th. nė Evropė dhe tė promovonit vlerat e tolerancės ndėrfetare dhe parimet qė ushtrohen nė tė nė vend qė tė gėrmoni nė shtresat shpirtėrore tė shumicės sė popullit shqiptar pėr tė gjetur njė diēka qė ju konvėnon personalisht dhe qė nuk mund tė jetė ndryshe se e papajtueshme me funksionin qė mbani.

Z. President, keni pėr detyrė, sė paku morale, tė kėrkoni falje publikisht pėr fyerjen ndaj pjesės dėrmuese tė popullit shqiptar dhe identit tė tij.

Kryesia e Federatės sė Xhamiave Shqiptare nė Belgjikė
Adresa : Rue des Ailes, 56
1030 Bruksel
Belgjikė

E-mail : fedexhamia-bel@hotmail.com

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org