English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Pershendetje e Z. Abdi BALETA ne promovimin e librit me permbledhjen e kumtesave te paraqitura ne Simpoziumin Kombetar me titull “INTEGRIMI I SHQIPTAREVE NE EUROPE DHE VLERAT QE ISLAMI PERCJELL NE KETE INTEGRIM”

_______________________________________________________

 

KOSOVA MIDIS ISLAMOFOBISE DHE ANTIAMERIKANIZMIT

"Nė njė Hadith qė pėrsėritet shpesh ėshtė rrėfyer se Profeti Muhamed u tha njė grupi tė pasuesve tė tij se po tė donin tė dinin nėse Allahu ishte i kėnaqur me bashkėsinė myslimane le tė vėshtronin udhėheqjen e saj. Nė qoftė se Allahu ėshtė i kėnaqur me njė bashkėsi "Ai do tė vendosė si udhėheqės tė tyre mė tė mirin prej tyre". Por nė qoftė se nuk ėshtė i kėnaqur "Ai do tė lejojė mė tė keqin midis tyre tė bėhet udhėheqės"

Xhon L. Esposito & Dalia Mogahed

"Kush flet nė emėr tė Islamit", N.Y, 2007, fq.25

"Qysh nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore bota myslimane ka qenė nė marrėdhėnie dashuri-urrejtje me SHBA. Pėr ata qė duan ta njollosin, Amerika ėshtė e mbrapshtė se ka pėr qėllim kryesor sundimin global, ėshtė njė pėrbindsh qė e predikon demokracinė me zjarrin e armėve. Pėr admiruesit e saj, Amerika ėshtė kalorėsi i bardhė qė mbron njerėzimin nga tirania... Kėshtu, Islamofobia dhe Antiamerikanizmi vazhdojnė tė mbizotėrojnė nė ligjėrimin tonė"

Anvar Ibrahim

Nė librin e Mohamed Nimer-it "Islamofobia dhe Antiamerikanizmi", SHBA 2007, fė. 37

Ka disa kohė qė tek shqiptarėt dhe tek miqtė e tyre mė tė mirė ėshtė vėnė re njėfarė pakėnaqėsie ngaqė u duket se procesi i njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės nuk ka ecur me ritmet e duhura. Nė tė vėrtetė kjo njohje nuk ka ecur me ritmet qė dėshironin shqiptarėt dhe miqtė e tyre dhe ka ngecur nė disa shtete e grupime shtetesh ku mendohej se njohja ishte e sigurtė dhe do tė bėhej pa ngurime e vonesa. Mė e "papritur" dhe mė zhgėnjyese duket ngecja e njohjes nga vendet arabe-myslimane dhe Konferenca e Vendeve Islamike. Kjo ngecje ka shkaktuar edhe pezmatim tė kuptueshėm, por qė nuk duhet tė kalojė nė dėshpėrim.

Zhgėnjimi shqiptar po kalon nė njė pezmatim edhe mė tė theksuar pas "suksesit" tė parė diplomatik tė Serbisė nė OKB, qė arriti tė fusė nė rendin e ditės tė punimeve tė sesionit tė tanishėm tė Asamblesė sė pėrgjithėshme propozimin serb qė t’i kėrkohet mendim kėshillimor Gjykatės sė Drejtėsisė nė Hagė pėr ligjėshmėrinė e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. Ky "sukses" i parė diplomatik i Serbisė nuk duhet perceptuar aspak si njė "humbje e parė" diplomatike pėr Kosovėn. Ky "sukses" serb mė shumė dėshmon pėr amullinė politiko-diplomatike qė ekziston nė diplomacitė e shteteve tė ndryshme, qė krijon telashe edhe nė OKB.

Njohja e pavarėsisė sė Kosovės sipas precedentėve, jo si rast "sui generis"

Futja e kėsaj kėrkese nė rendin e ditės sė punimeve ende nuk do tė thotė se Asambleja e pėrgjithėshme do ta miratojė rezolutėn pėr tė kėrkuar mendimin e Gjykatės sė Hagės. Kėshtu qė ende ka shumė mundėsi qė "suksesi i parė" diplomatik i Serbisė tė zhvleftėsohet dhe tė kthehet nė "fitore tė parė" tė Kosovės nė OKB, nė rast se Asambleja nuk e mbėshtet idenė serbe dhe nuk e ēmon se duhet kėrkuar mendim kėshillimor nė Gjykatėn e Hagės. Gjasat pėr njė kthesė tė tillė janė mė tė mėdha tani qė Rusia ka njohur Osetinė e Jugut dhe Abhazinė dhe nuk duhet tė jetė shumė e interesuar qė edhe kėto dy raste tė bėhen objekt shqyrtimi nė Gjykatėn e Hagės.

Nė rast se Asambleja e pėrgjithėshme e miraton kėrkesėn e Serbisė, kjo sigurisht do tė jetė "suksesi" i dytė diplomatik pėr Serbinė, por aspak "humbje e madhe" pėr Kosovėn, sepse mbetet ende si mundėsi mė e madhe qė Gjykata e Drejtėsisė nė Hagė tė gjykojė drejt dhe tė japė atė mendim qė ėshtė i arsyeshėm, kundėr dėshirės sė Serbisė. Nė kėtė rast Serbia do tė pėsonte njė humbje tė madhe, "njė Kumanovė juridiko-ndėrkombėtare".

Por edhe sikur Gjykata e Drejtėsisė tė japė mendim kėshillimor sipas oreksit tė Serbisė, kjo vetėm do tė krijonte pėshtjellim nė diplomacinė ndėrkombėtare e nė ecurinė e mėtejshme tė procesit tė njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės, por kurrsesi nuk mund tė zhbėjė atė qė ėshtė bėrė nė realitet, pavarėsinė dhe njohjen juridiko- ndėrkombėtare tė deritanishme tė Kosovės. Asnjė shtet nuk ėshtė krijuar nė saje tė ndonjė mendimi kėshillimor nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė. Asnjė shtet nuk ėshtė njohur vetėm pas njė mendimi-kėshillimor tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Mbi tė gjitha asnjė shteti tė njohur nuk i ėshtė tėrhequr pavarėsia nga Gjykata, asnjė shtet nuk ėshtė detyruar tė pezullojė pavarėsinė e tij. Asnjė shtet nuk ėshtė shtrėnguar nga ndonjė mendim kėshillimor gjyqsor tė tėrheqė njohjen qė i ka bėrė njė shteti tjetėr. Nė kėtė drejtim Kosova nuk mund tė pėrbėjė njė rast "sui generis", por ėshtė njė hallkė mė shumė nė zinxhirin e gjatė tė precedentėve ndėrkombėtarė.

Njė kėshillė e gabuar, si i pėlqen Serbisė, nga Gjykata e Hagės do tė shėrbente vetėm pėr keq nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, sa pėr tė nxitur mė shumė Serbinė tė tollovisė mė tej Ballkanin dhe Europėn. Shqiptarėt natyrisht do tė kenė mė shumė telashe nga kjo, por duhet tė mėsohen t’i pėrballojnė edhe kėto ngatėrresa serbe. Nuk mund tė ketė mė kthim mbrapa pėr askend, as pėr Serbinė qė tė rikthehet nė Kosovė, as pėr shqiptarėt qė tė bėjnė mbrapsht nė rrugėn e tyre, duke "pezulluar pavarėsinė", ose duke nisur bisedime tė reja pėr statusin me serbėt, as pėr diplomacitė qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, as pėr diplomacitė qė ngurojnė tė njohin Kosovėn e pavarur.

Vulat shqiptare dhe ndėrkombėtare nė aktin e krijimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės tashmė janė vėnė dhe nuk i fshin dot kush. Shqiptari qė do tė tentonte tė fshinte kėto vula duhet ndėshkuar nė vend me rreptėsinė mė tė madhe si tradhtari mė i madh nė historinė e kombit. Ndėrkombėtari qė do tė sugjeronte tė fshihen edhe njė herė kėto vula duhet demaskuar e kudėrshtuar nė vend si batakēiu mė i madh ndėrkombėtar i gjitha kohėrave. Pas kėsaj qė bėri Serbia edhe nė OKB pushtetarėt e Kosovės duhet ta bėjnė prerazi tė qartė se me Serbinė derisa kjo tė ketė kryer njohjen de jure tė shtetit tė Kosovės nuk mund tė ketė fare kontakte e bisedime pėr asnjė ēėshtje, sepse Kosova e Serbia realisht janė shtete nė gjendje lufte.

 

Mosnjohja arabo-islamike e pavarėsisė sė Kosovės, si shembje e iluzioneve shqiptare

Zhgėnjimi e pezmatimi nga ngadalėsia ose ngecja e procesit tė njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės po shkakton njė nervozizėm politik tė panevojshėm dhe tė parakohėshėm nė Prishtinė, ēka shprehet mė shumė nėpėrmjet qortimeve tė rėnda pa baza ndaj shėrbimit diplomatik kėrthi tė Kosovės nė shtypindhe nė parlamentin Kosovės (Zijadin Gashi "Debate tė ashpra rreth politikės sė jashtme dhe njohjes", gazeta "Standard" 19 shtator 2008).

Tani dėgjojmė e lexojmė shumė fjalė qė e kthejnė mbarė e mbrapsht zhgėnjimin e pezmatimin me vend e me mjaft arsye, qė na erdhi si i papritur nga ata qė besonim ndershmėrisht se nuk do tė na vinte, nga vendet arabe-myslimane. Tė gjithė uronim dhe prisnim sinqerisht tė ndodhte e kundėrta. Edhe mė skeptikėt pėr kėtė (ku radhis tė paktėn prej 10 vitesh edhe veten time) kujtonin se gjithsesi vendet myslimane nuk do tė binin nė kėto pozita tė pahijshme me mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, kur nė Europė lindi njė shtet i dytė me shumicėn e popullsisė sė besimit islam. Por ja qė nė politikė ndodhkan tė papriturat mė tė ēuditėshme se nė lojėn e futbollit. Nė fushėn tėnde, ku kujton se e ke tė sigurtė fitoren, pėson humbje dhe pikėt qė tė duhen pėr tė mos shkuar poshtė nė klasifikim i merr gjetkė, ose t’i dhurojnė tė tjerė.

Sidoqoftė, fjalėt nuk kanė tė pushuar pėr "rrengun" qė na bėnė vendet myslimane. Disa pezmatimin e shprehin me sinqeritet, disa me cinizėm e pėr provokim. Disa thonė mendime e fjalė qė u ka ikur koha e nuk bėjnė mė pare, pra fjalė fatkeqe. Disa kanė gjetur rast tė thonė sėrish fjalėn e keqe pėr kėtė qė po ndodh e tė spekulojnė pėr tė nxitur histerinė antimyslimane tek shqiptarėt. Disa pėrpiqen tė hyjnė me vonesė nė kėtė lojė fjalėsh qė tė ndihmojnė nė zbulimin e shkaqeve qė shkaktuan kėtė zhgėnjim e pezmatim. Disa kėto shkaqe i kėrkojnė vetėm nė sjelljet e shqiptarėve qė kanė zemėruar vendet myslimane. Tė tjerė shkaqet i kėrkojnė vetėm nė sjelljet e vendeve myslimane, duke i paraqitur ata si borxhlinj ndaj shqiptarėve, pėr arsyen e thjeshtė se kanė me ta fenė e pėrbashkėt.

Por ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė se propaganda shqiptare e paraqet punėn sikur nė botė tė kishte vetėm 100 shtete: 50 shtetet qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe 50 shtetet anėtarė tė Konferencės Islamike qė bėjnė "mėkatin" e rėndė tė sabotimit tė njohjes sė kėsaj pavarėsie. Propaganda shqiptare mė shumė hesht pėr faktin se nė botė ka dhe 100 shtete tė tjerė, qė gjithashtu mund e duhet ta njohin pavarėsiė e Kosovės, si dhe pėr faktin se midis kėtyre 100 shteteve tė tjerė janė dhe shtete qė ua kanė vėrtetė borxh shqiptarėve, mė shumė se vendet islamike, tė njohin shtetin e Kosovės, sepse janė fqinjė tė shqiptarėve, janė anėtarė grupimesh qė tashmė kanė njohur Kosovėn, janė dhe vende qė kanė pasur marrėdhėnie tė ngushta me shqiptarėt. Pėr kėta nuk dėgjojmė e nuk lexojmė fjalė zhgėnjimi e pezmatimi.

Askush nuk thotė fjalė fatkeqe, apo fjalė tė keqe pėr sfidėn qė u bėjnė shqiptarėve Greqia, Maqedonia, Mali i Zi (fqinjėt e afėrm), Rumania (mike e vjetėr gjoja) bashkė me Moldavinė, Spanja, Portugalia, Kina e madhe Popullore (motėr e shkuar motrės dikur) pėr futjen e sė cilės nė OKB Shqipėria ka bėrė mė shumė se ēdo shtet (nuk nuk mė vjen keq qė kam punuar edhe unė nė kėtė ēėshtje); Vietnami-vėlla qė e mbėshtetėm nė luftėn pėr ēlirim e bashkim kombėtar; Kamboxhia e Sihanukut, me tė cilėn jemi sjellė si me kushėrirėn e parė (kam qenė pėrkthyes i Sihanukut kur ai bėnte vizita nė Shqipėri); Laosi qė na dukej si kushėriri i dytė; Ukraina, qė duhet ta dijė vlerėn e pavarėsisė derisa nuk qėndroi dot me vėllezėrit rusė; Armenia qė bėn luftė pėr tė shkėputur nga Azerbaixhani krahinėn e Karabakut tė Sipėrm); Vatikani qė e di mirė se pėr hir tė tij politikanėt shqiptarė kanė lėnė shije tė keqe tek myslimanėt, duke vėnė fotografitė e Papės e tė Nėnė Terezės nė zyrat e larta shtetėrore nė Kosovė e nė Shqipėri; vendet katolike nė rajone tė ndryshme qė pėr solidaritet fetar presin ēfarė do tė bėjnė Papa; apo Spanja e rikonkuistės antimyslimane; Sllovakia qė vetė as me ēekėt e kulturuar dhe tė sjellshėm nuk qėndroi dot, ndėrsa shqiptarėve u kėrkon tė rikthehen nėn gjenocidin serb; India njė kontinent qė bėn pazare meskine nė dėm tė njė populli tė vockėl ballkanik,( i cili ia ka bėrė njė shėrbim tė veēantė, nėpėrmjet bijės sė vet Nėnė Terezės sė Kalkutės).

Edhe mė shumė se Egjipti, qė ka harruar se shtet modern e bėri njė shqiptar, Mehmet Aliu, avokatė tė zellshėm tė propozimit serb nė OKB nė fazėn procedurale qenkan bėrė dy shtete tipike katolike: 1) Spanja e realpolitikės meskine, atdheu i inkuizicionit katolik dhe i rikonkuistės antimyslimane, i anarkizmit majtist, i fashizmit militarist dhe vendlindja e Opus Dei-t; 2) Argjentina e juntave ushtarake, e zhdukjes masive tė njerėzve, e aventurės ushtarake kundėr Britanisė sė Madhe pėr ishujt Malvinas (Falklend) qė e humbi turpshėm luftėn.

Tani ndjej keqardhje tė thellė qė kur isha pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė OKB kam mbajtur njė fjalim pėr tė mbėshtetur Argjentinėn nė konfliktin ushtarak qė kishte me Britaninė e Madhe, duke u nisur nga fakti se anglezėt po bėnin luftė nė cepin tjetėr tė botės, mijra kilometra larg, pranė brigjeve argjentinase pėr territore qė i kishin pėrvetėsuar nė kohėn e ekspansionit kolonial. Nuk mund ta harroj qė nė dalje tė sallės sė Asamblesė sė pėrgjithėshme pas fjalimit mė priste njė diplomat i Argjentinės, i cili mė falėnderoi nxehtėsisht dhe mė siguroi se vendi i tij kurrė nuk do t’ia harronte Shqipėrisė sė vogėl kėtė mbėshtetje tė madhe. Por ja qė vendi i tij dėshmoi se e ka harruar nderimin pėr nderin e bėrė. Kjo ėshtė diplomacia qė bėn realpolitikė(!).

Kuptohet qė shqiptarėt me tė drejtė kanė mbetur tė zhgėnjyer, tė pezmatuar nga qėndrimet e vendeve arabe e myslimane. Shumė shqiptarė prisnin tė mos ndodhte kėshtu. Madje sapo u shpall pavarėsia e Kosovės njerėzit e diplomacisė e tė propagandės shqiptare me njoftime pa pėrgjegjėsi ndikuan tė krijohej ideja se Konferenca Islamike kishte vendosur njohje nė blok tė Kosovės. Me gjithė skepticizmin tim prej gati 10 vitesh se mund tė ndodhte njė gjė e tillė, tė kėndėshmen mė pėlqeu ta merrja pėr tė vėrtetė. Por kjo nuk mund tė zgjaste. Zhgėnjimi i parė nga davaritja e iluzionit pėr njohje nė blok u pasua nga zhgėnjimi prej zvarritjes sė njohjes individuale prej shteteve myslimane. Kėta shtete natyrisht kanė gabuar shumė, cilatdo qofshin arsyet e pėrbashkėta e tė veēanta qė kanė pasur pėr tė nguruar kaq gjatė.

Por pėr tė kuptuar mirė atė qė ka ndodhur duhet t’i kthehemi edhe aspektit tjetėr tė problemit e tė kuptojmė se zhgėnjimet tona janė edhe rrjedhojė e iluzioneve qė kemi ushqyer, janė edhe pasojė e njė mendjelehtėsie nė gjykimin e politikės sė shteteve tė tjerė dhe sidomos e njėfarė psikologjie se e kishim nė xhep njohjen arabe e islamike vetėm pėr faktin se jemi nė shumicė myslimanė. Pushtetarėt e politikanėt shqiptarė nė Kosovė e nė Shqipėri nuk e vrisnim mendjen shumė pėr "lidhjet myslimane". Vetėm kur u erdhi veza pretenduan se kanė tė drejtė tė kėrkojnė gjithēka nga vendet myslimane, madje tė kėrkojnė mė me ngulm se nga vende tė tjera qė kishin dhe e kanė detyrim mė tė madh tė njohin shtetin e pavarur tė Kosovės, sikurse janė vendet fqinjė, anėtarėt e Bashkimit Europian qė kanė mbetur pa e njohur pavarėsinė e Kosovės, shtete me tė cilėt Shqipėria ka zhvilluar marrėdhėnie etj.

Prandaj arabėve dhe myslimanėve duhet t’u lėmė pakėnaqėsinė tonė pėr zhgėnjimin qė na bėnė, por pėr vete duhet tė kuptojmė mė qartė arsyet pėrse kanė vepruar kėshtu dhe gabimet qė kemi bėrė ne shqiptarėt qė ata nuk kanė treguar dėshirė pėr tė mos na zhgėnjyer. Sidoqoftė problemi mė kryesor pėr ne ėshtė tė sqarojmė mangėsitė tona qė tė pėrmirėsojmė diēka nė qėndrimin e njė numri tė madh shtetesh ndaj njohjes sė Kosovės.

(Mos)njohja arabo-islamike e Kosovės si pasqyrė e gabimeve tė shqiptarėve

Gabimet dhe mangėsitė e shqiptarėve ( tė Shqipėrisė e tė Kosovės) nuk janė tė pakta e tė vogla.

Islami ėshtė fyer si fe e prapambetur, e imponuar me dhunė, si fe e pushtuesit, si faktor shpėrfytyrues i arbėrve qė u bėnė shqiptarė, si kromė qė e bėn Europėn tė neveritet nga shqiptarėt; ėshtė quajtur publikisht deri "fe e poshtėrimit njerėzor", "mėkat fillestar" nga i cili duhet tė dliremi, burim terrorizmi, dhune e padijenie. Myslimanėt shqiptarė janė shpallur nga ish-kryetari i shtetit tė tyre tė gjithė hipokritė qė pak t’u gėrvishtėsh lėkurėn u del mishi i krishterė.

Botėn myslimane e kemi fyer sa kemi mundur pėr fondamentalizėm e terrorizėm islamik, pėr talebanizėm, pėr alkaedizėm e binladenizėm. Nė Shqipėri ėshtė bėrė gjueti shtrigash ndaj ēdo arabi e jo arabi qė dukej si mysliman. Nė Shqipėri janė sjellė, mbjellė, kultivuar e shartuar tė gjitha varietetet e stereotipeve antimyslimane qė gjenden nė vendet fqinj sllavo-grekė e nė Perėndim, ėshtė importuar pa hesap islamofobi ekstreme. Nga mjedise politike dhe intelektuale nė Shqipėri, ku prin patriarku i letėrsisė shqiptare, Ismail Kadare me disa shqytarė tė tij antimyslimanė, ėshtė nxitur dhe ushqyer njė histeri antimyslimane si ajo kundėr ēifutėve nė Gjermaninė hitleriane dhe janė pėrgatitur e propaganduar programe e projekte fetare, politike, kulturore e administrative pėr zhbėrjen e myslimanizmit, pėr tė detyruar myslimanėt shqiptarė tė ndėrrojnė fenė e tė bėhen tė krishterė.

Deri ministra, kryeministra e kryetar shteti tė Shqipėrisė janė pėrfshirė nė tė tilla fushata antimyslimane. Deri nė Londėr ka shkuar njė ish-kryetar shteti i Shqipėrisė qė tė bindte anglezėt se kryqėzata pėr rikonkuistėn shqiptare kishte nisur e po pėrparonte vrullshėm. Nė artikuj tė shumtė analizues e nė librin prej 700 faqesh "Pėrballjet me Islamofobinė" (pas botimit tė kėtij libri kam lexuar nė librin "Kush flet nė emėr tė Islamit", 2007, fq. 135, se mė 7 dhjetor 2004 sekretari i pėrgjithėshėm i OKB-sė, Kofi Anan kishte thirrur njė konferencė me temėn "Pėrballjet me Islamofobinė: Edukimi i tolerancės dhe i mirėkuptimit"), jam pėrpjekur tė kundėrshtoj kėtė islamofobi dhe kam polemizuar me zėrat e saj mė tė fuqishėm si Ismail Kadare, Arbėn Xhaferri, Veton Surroi, Pirro Misha, Kiēo e Ben Blushi, Mustafa Nano, Neshat Tozaj, Skėnder Shkupi, Aurel Plasari, priftėrinj e intelektualė katolikė nga Kosova e Shkodra, me gazeta e botime tė mekanizmave tė katolikocentrizmit, tė Vatikanit e tė Opus Dei-t nė Shqipėri, me janullatistėt e ndihmuar nga Greqia, deri dhe me njė palolibėr si "Nacional-islamizmi shqiptar. Baleta e Feraj" (2001) qė doli si amalgam i tė gjitha prirjeve islamofobe.

Vetėm nė Shqipėri ka bėrė vaki qė hyrja nė Konferencėn Islamike tė trajtohet nga politikanėt, gazetarėt dhe intelektualėt si njė mėkat i madh, sikur po hyhej nė sektin e satanistėve. Vetėm nė Shqipėri ka bėrė vaki tė kėrkohet me kokėfortėsi dalja zyrtare nga njė forum politiko-diplomartik si Konferenca Islamike me pretekstin se Shqipėria ėshtė vend laik (a thua se Turqia nuk ėshtė laike), se Shqipėria ka 3 besime (a thua se nuk ka vende tė tjera me disa besime, duke pėrfshirė edhe Rusinė qė po anėtarsohet); se prania nė Konferencėn Islamike do tė thotė tė zbatohet sheriati nė Shqipėri, ku sheriatin nuk e zbatojnė nė fakt as vendet qė paraqiten si fanatike.

Vetėm nė Shqipėri bėri vaki qė kur Europa e krishterė dėrgoi ministrin e jashtėn spanjoll, nė fillim tė vitit 2006, qė Shqipėria tė ndėrhynte nė botėn islame qė tė ulej vala e demonstratave kundėr karikaturave tė Profetit nė gazetat e Perėndimit, "ajka" (e thartuar) e politikės dhe diplomacisė shqiptare tė gjithė krahėve tė spektrit politik iu vėrsulėn Spanjės me fyerje se gjoja po na bėnte edhe Shqipėrinė vend islamik. Nė kėtė fushatė tė turpshme u pėrfshi edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Vetėm tek shqiptarėt ka ndodhur qė tė jenė mbi 90% myslimanė, si nė Kosovė, dhe kreu i tyre politik tė mbajė nė murin e zyrės "Atin e Shenjtė" tė katolikėve. Vetėm tek shqiptarėt, nė shumicė dėrmuese myslimanė, ėshtė vėnė re qė nderimi pėr Nėnė Terezėn e Kalkutės tė kthehet nė psikozė e histeri kolektive pėr pėrqafimin e filozofisė sė durimit tė mjerimit, qė vajzave shqiptare t’u reklamohet nga gjithė mediumet si modeli i lumturisė ndjekja e shembullit tė Nėnė Terezės (pra tė bėhen murgesha). Politika shqiptare nė Shqipėri e Kosovė ėshtė pėrpjekur tė ikė si djalli nga temjani nga kontaktet politike, kulturore, apo shkencore me botėn myslimane.

Ka edhe mė. Po le tė ndalemi pėr tė thėnė se vendet myslimane tė gjitha kėto i kanė vėrė re dhe siē zhgėnjehemi ne sot me ftohtėsinė e tyre nė rastin e mosnjohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, janė zhgėnjyer edhe ata mė parė nga kėto sjellje tė ēuditėshme "myslimane" tonat.

Nė propagandėn e analizat mediatike e gazetareske shqiptare tani dallojmė katėr prirje kryesore: 1) Tė fajsohen nė maksimum, me mallkime apo pėrvbuzje, vendet arabe e myslimane qė deri tani nuk po e njohin shtetin e pavarur tė Kosovės, sikurse kishin llogaritur shqiptarėt. 2) Tė kėrkohen ku janė e ku nuk janė argumentet shfajėsuese pėr kėtė qėndrim tė vendeve arabe e myslimane dhe faji tė kėrkohet vetėm tek gabimet e njėpasnjėshme qė kanė bėrė shqiptarėt (Shqipėria e Kosova) nė qėndrimet ndaj kėtyre vendeve 3) Tė bėhen analiza gjoja tė baraspeshuara pėr tė shpjeguar se arabėt e myslimanėt nuk kanė qenė ashtu si i mendonin shqiptarėt dhe tani kėta kanė rastin tė mėsojnė se nuk duhet tė shpresojnė shumė tek Islami e myslimanėt, por njėkohėsisht duhet tė marrin distancė edhe nga perėndimorėt qė nuk shihen me sy tė mirė nė botėn myslimane. 4) Tė shfrytėzohet rasti pėr tė ngritur njė fushatė tė re pėr ērrėnjosjen e myslimanizmit tek shqiptarėt dhe pėr tė intensifikuar fushatėn e konvertimit tė myslimaėve shqiptarė nė tė krishterė, qė tė ecė pėrpara edhe fryma e mirėkuptimit midis ballkanasve, e kėta tė mos grinden kot pėr hesap tė fuqive jashtėballkanike.

(Mos)Njohja e pavarėsisė sė Kosovės, si tregues i kontradiktave botėrore

Udhėheqėsit,vėzhguesit, studiuesit dhe komentuesit politikė janė tė shqetėsuar pėr tė kuptuar zhvillimet e ndėrlikuara nė botė dhe veēanėrisht pėr tė parashikuar se ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen.

CIA paska pėrgatitur pėr dy kandidatėt amerikanė pėr president njė raport tė fshehtė se si mund tė shkojnė punėt nė botė deri nė vitin 2025. Pėrgatitja e raporteve tė tillė ėshtė pratikė e zakonshme nė punėn e CIA-s, qė pėr kėtė qėllim ka dhe njė mekanizėm tė veēantė kėshillimor "Kėshillin Kombėtar tė Zbulimit". Ky Kėshill nė vitin 2003 ka lėshu