English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


 

Forumi Musliman ankohet kundėr vendimit tė prokurorisė

 

Tiranė 25/10/2010

  

Lėnda: Ankim kunder Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal date 18/07/2010,

Nr. 3864 te vitit 2010

Drejtuar: Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor, Tiranė 

Ankuesi: Forumi Musliman i Shqipėrisė, pėrfaqėsuar nga Fisnik Kruja, kryetar.

Objekti i ankimit: Anullim te Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal nė adresė tė shtetasit Kastriot Myftaraj. Rifillimi i hetimit kundėr Kastriot Myftarajt pėr konsumim te veprės penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, “Thirrje pėr urrejtje nacionale” dhe “Pėrhapja e informatave tė rreme qė ngjallin panik”, parashikuar nga nenet 256, 266 e 267 tė K.Penal.

 

Forumi Musliman i Shqipėrisė me datė 20/10/2010 ėshtė njoftuar nėpėrmjet postes, me shkresėn nr. 3864 Prot. date 15/10/2010 pėr Vendimin e Mosfillimit te Procedimit Penal date 18/07/2010 per kallėzimin penal nr. 3864 te vitit 2010, derguar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Forumi Musliman i Shqipėrisė mė 18/06/2010 ka bėrė njė denoncim pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, regjistruar me materialin kallėzues Nr. 3864 ku kėrkohet procedimi penal i shtetasit K.Myftaraj pėr akuzat e paraqitura mė sipėr.

FMSH pasi shqyrtoi me vėmendje pėrgjigjen e prokurorisė, dhe pezullimin e ēėshtjes pėr mosfillim tė ndjekjes penale nga ana e saj nė adresė tė shtetasit K.Myftaraj, nuk e gjen atė tė argumentuar ligjėrisht dhe tė mbėshtetur nė fakte bindėse.

Sipas pėrgjigjes sė prokurorit tė ēėshtjes z. Arben Qosja shkrimet e Kastriot Myftarajt u bėjnė njė analizė dhe njė hulumtim historisė se si besimi mysliman hyri nė Shqipėri. Kėshtu qė sipas prokurorit konkluzionet qė nxjerr artikullshkruesi nė fjalė edhe pse bien ndesh me fenė myslimane ato nuk bien ndesh me ligjin “Pėr Shtypin”.

Sė pari, ju bėjmė me dije se FMSH nė kallėzimin e saj penal ka paraqitur tė detajuar duke cituar tė gjitha fjalėt e K.Myftarajt, tė cilat nuk merren me shqyrtimin sesi ka hyrė feja islame nė trojet shqiptare, por pėrkundrazi ai propozon teknika dhe strategji sesi feja islame duhet tė zhduket dhe largohet nga kėto troje, duke nisur qė nga nxjerrja e saj jashtė ligjit, mbylljen e xhamive dhe deri nėse ėshtė nevoja tė njė luftė tė armatosur preventive ndaj besimtarėve tė saj “radikalė” siē i quan ai, tė cilėve ai u mohon duke i fyer edhe kombėsinė e tyre shqiptare, vetėm e vetėm pse ata dhe tė parėt e tyre kanė pranuar fenė islame.

Sė dyti, Kastriot Myftaraj, njė seri shkrimesh tė tij nė gazetėn “Sot” nuk merret me shqyrtime historike tė ardhjes sė Islamit nė Shqipėri, por me fyerjen e shenjtėrive tė kėsaj feje, siē janė fjalėt e tij ku i adresohet Profetit tė Islamit si “qen” dhe “ezanit” thirrjes periodike tė faljes, si “qenlehje” si dhe mjaft fyerje dhe fjalė tė ulėta qė ai pėrdor ndaj fesė sė bashkombėsve tė tij.

Kuptohet qarte qe arsyetimi i prokurorit nuk qėndron, pasi ligji pėr shtypin nuk mund te jete ne kundėrshtim me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, me Kodin Civil dhe ate Penal si dhe me Konventat Ndėrkombėtare te nėnshkruara nga Shteti Shqiptar. Duke u bazuar ne kėto dokumenta themelore, askush nuk ka tė drejtė qe duke abuzuar me lirinė e shprehjes dhe te shtypit, tė shajė dhe ofendojė atė ēka ėshtė e shenjtė pėr cilindo shtetas e aq mė tepėr pėr njė besimtar dhe madje tė nxjerre pėrfundime tė cilat shkaktojnė urrejtje ndėrnjerzore dhe mund tė nxisin akte tė pakontrolluara emocionale qė prishin paqen publike.

Fakti qė nė Shqipėri nuk kane ndodhur ngjarje tė dhunshme, si ato qė ndodhėn nė disa vende evropiane, pas publikimit tė disa karikaturave fyese nė adresė tė Profetit tė Islamit, tregon nė radhė tė parė pėr maturinė dhe tolerancėn qė myslimanėt shqiptarė kanė treguar ndėr shekuj dhe tregojnė edhe sot e kėsaj dite, dhe ky ėshtė njė fakt nga i cili Kastriot Myftaraj pėrfiton nė mėnyrė abuzive, duke shkelur me kėmbė dhe pėrdhosur me vetėdijen e njė provokatori kėta besimtarė.

Se dyti, fakti qė Komuniteti Musliman i Shqipėrisė dhe Forumi Musliman i Shqipėrisė bėnė njė denoncim penal ndaj shtetasit nė fjalė,  i cili u bė edhe publik, ka ndikuar pozitivisht nė qetėsimin e revoltės sė brendshme qė shkaktuan nė shpirtrat e besimtarėve, fyerjet dhe ofendimet e K.Myftarajt. Besimtarėt myslimanė ndonėse tė revoltuar tej mase shpresuan dhe vazhdojnė tė shpresojnė se shteti ligjor do tė vihet nė lėvizje pėr kėtė shkelje flagrante qė i bėhet kushtetutės dhe ligjeve tė vendit nga ky njeri dhe kjo ėshtė arsyeja e dytė pse deri mė sot nuk kemi pasur asnjė akt dhunimi ndaj personit nė fjalė.

Duke u nisur nga argumentat e siperpermenduara Forumi Musliman i Shqiperise kėrkon nga ajo Gjykate anullimin e Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal te datės 18/07/2010 te Prokurorisė se Rrethit Gjyqesor Tirane per kallėzimin penal nr. 3864 te vitit 2010 ndaj shtetasit Kastriot Myftaraj dhe rifillimin e hetimit bazuar ne padinė penale te kėrkuar nga Forumi Musliman i Shqiperise.

Forumi Musliman i Shqipėrisė shpreson fort qe organet e drejtėsisė do te bėjnė detyrėn e tyre duke marre parasysh faktin qe shkrime urrejtjenxitėse si ato te Kastriot Myftarajt vene ne rrezik te madh paqen publike.

Sė fundi Forumi Musliman i Shqiperise rezervon te drejtėn qė ne seancėn e pare gjyqėsore tė paraqesė materiale mė tė detajuara nė lidhje me rifillimin e hetimit qe ka lidhje me padinė tone penale, nė adresė tė shtetasit Kastriot Myftaraj.

 

Me konsideratė tė lartė:

Fisnik Kruja

Kryetar

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Tiranė 25/10/2010

 

Lenda : Ankim kunder Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal date 18/07/2010, Nr. 3864 te vitit 2010

Per dijeni Prokurorise se Pergjithshme, Kryeprokurores Znj. Ina Rama.

Per njoftim bashkelidhur ju dergojme Ankimin kunder Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal date 18/07/2010, Nr. 3864 te vitit 2010, adresuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

 

Fisnik Kruja

Kryetar

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
 

_______________________________________________________ 

Tiranė 25/10/2010

Lenda : Ankim kunder Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal date 18/07/2010, Nr. 3864 te vitit 2010

Drejtuar : Gjykates se Rrethit Gjyqesor, Tirane

Bashkelidhur ju dergojme Ankimin kunder Vendimit per Mosfillimin e Procedimit Penal date 18/07/2010, Nr. 3864 te vitit 2010.

 

Fisnik Kruja

Kryetar

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org