English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Deklaratė pėr Shtyp
 

FMSH mirėpret presidentin Bush dhe shqetėsohet nga aludimet rreth BE-sė nė shtyp

08-qershor-07

Forumi Musliman i Shqipėrisė ka pėrcjellė me simpati deklarimet e presidentit George W. Bush pėr vizitėn e tij tė ardhshme nė Shqipėri, dhe cilėsimin e shqiptarėve si ‘njerėz muslimanė qė mund tė jetojnė nė paqe’.

Vizitėn e kryetarit tė vendit qė mė sė shumti ka bėrė dhe po jep pėrkrahje tė fuqishme pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, e konsiderojmė njė ngjarje tė shėnuar nė historinė e kombit dhe i urojmė atij mirėseardhjen.

Forumi Musliman i Shqipėrisė i shpreh falenderimet e sinqerta SHBA-ve dhe vendeve tė Bashkimit Evropjan pėr mbėshtetjen e qartė dhe tė palėkundur qė po i japin Planit Ahtisari pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Nga deklarimet e presidentit George Bush del krejt e qartė qė pėrkatėsia muslimane e shumicės sė popullit shqiptar nė Shqipėri dhe nė trojet etnike shqiptare nuk pėrbėn kurrfarė pengese pėr integrimin euro – atlantik tė tyre. Megjithatė, disa qarqe islamofobe me ndikim nė median elektronike dhe te shkruar, nė shoqėrinė civile dhe nė institucionet shtetėrore, kanė arritur tė krijojnė alarme nė opinionin publik shqiptar duke krijuar idenė qė identiteti islam i shqiptarėve ėshtė problem.

Islamofobėt e vendit tonė si rezultat i kėsaj propagande kanė qėnė tė suksesshėm qė tė margjinalizojnė besimtarėt muslimanė, duke i diskriminuar ata dhe mbajtur jashtė universiteteve, administratės shtetėrore, dhe nė disa raste edhe administratės sė biznesit privat.

Diskriminimi kundėr muslimanėve sot nė Shqipėri shihet qartė ndėrsa ata nuk lejohen qė tė ndėrtojnė njė xhami nė qendėr  tė Tiranės (por falen nė rrugė), ndėrkohė qė njė gjė e kėtillė nuk ndodh me bashkatdhetarėt e tyre tė krishterė. Nė Shqipėri sot kemi tė bėjmė me njė diskriminim ‘par excellence’ tė shumicės.

Forumi Musliman i Shqipėrisė konstaton me habi se nė mėnyrė paradoksale disa zėdhėnės tė islamofobisė nė Shqipėri po nxitojnė ti japin mėsime presidentit Bush pėr deklarimet e tij pro-muslimanėve shqiptarė, duke i dhėnė tė kuptojė se ‘nuk i di mirė gjėrat’. Populli thotė: i zoti e shet, tellalli se jep.

Njė pikė kulmore nė kėtė rast pėrbėjnė edhe direktivat e dhėna nga Ervin Baku nė shkrimin e datės 7 qershor 2007 nė Gazetėn Shqip, me titull ‘feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria’. Nė shkrimin e tij Ervin Baku insiston qė shqiptarėt duhet tė proklamojnė origjinėn e tyre tė krishterė pasi islami sipas tij nuk ėshtė feja e shqiptarėve. Kujt duhet t’ia proklamojnė kėto gjera shqiptarėt? Evropjanėve dhe amerikanėve nga shkencėtarėt e tė cilėve kanė mėsuar dhe mėsojnė historinė e tyre? Madje nga ata kanė mėsuar qė edhe pėrpara se tė ishin tė krishterė, kanė qėnė popull pagan. Mos vallė duhet proklamuar kjo fe meqė ėshtė mė e lashtė.

Ervin Baku ndjehet i terrorizuar nga qė Shqipėria aderon nė Konferencėn Islamike. Sipas tij ‘aderimi dhe vazhdimi i qėnies sonė nė Konferencėn e Vėndeve Islamike pėrbėn njė handikap tejet tė konsiderueshėm drejt Europės sė Bashkuar. Kjo nuk do t’u thuhet kurrė zyrtarisht politikanėve shqiptarė nga interlokutorėt e tyre evropjanė. Por mua personalisht mė ėshtė thėnė mėse njėherė nė tavolinat e Brukselit dhe Strasburgut’.

Forumi Musliman i Shqipėrisė nuk ėshtė i prirur tė besojė qė Ervin Baku ėshtė njė person mė konfident, se pėrfaqėsuesit zyrtarė tė shtetit shqiptar me tė cilėt Bashkimi Evropjan ka nėnshkruar marrveshjen e Stabilizim Asocimit. Mesa dimė ne, Shqipėrisė nuk i ėshtė vėnė kurrfarė kushti pėr t’u larguar nga Konferenca Islamike si kusht pėr nėnshkrimin e kėsaj marrėveshje. Nė qoftė se pjesėmarrja e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike do tė ishte kaq problematike, kėrkesa e parė pėr largimin e saj do tė kishte ardhur qė nė datėn 11 shtator 2001. Por pėr ēudi edhe tani qė presidenti Bush viziton Shqipėrinė njė kėrkesė e kėtillė nuk bėhet, por nė tė kundėrt presidenti Bush lavdėron muslimanėt e Shqipėrisė.

Forumi Musliman i Shqipėrisė do tė dėshironte qė tė kishte njė prononcim tė qartė nga Brukseli pėr aludimet qė Ervin Baku ka bėrė nė lidhje me zyrtarėt mė tė lartė tė kėtij institucioni dhe pėr pėrkatėsinė muslimane tė shqiptarėve.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org