English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Deklaratė pėr Shtyp
 

FMSH dhe shoqatat muslimane, indinjohen nga islamofobia dhe racizmi i Ben Blushit

28 - Prill - 08

Shoqatat Muslimane tė Shqipėrisė kanė pėrcjellė me keqardhje dhe indinjatė botimin e romanit tė Ben Blushit “Tė jetosh nė ishull” dhe bujėn mediatike me tė cilėn u shoqėrua ai.

Ndonėse tinėzisht nė promovimin e tij libri u paraqit si njė vepėr qė flet pėr tolerancėn dhe bashkėjetesėn fetare nė vendin tonė, nga leximi i tekstit dhe komentet qė janė bėrė rreth tij nė shtyp rezulton krejt e kundėrta. I gjithė libri karakterizohet nga fryma e pėrbuzjes ndaj fesė Islame nė veēanti, si dhe ndaj vlerave dhe simboleve tė tėrė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Sė pari, vepra shfaq njė mori tė pavėrtetash dhe pasaktėsishė pėr fenė Islame duke dhėnė kėsisoj njė imazh tė deformuar saj. Nė roman libri i shenjtė i muslimanėve, Kurani, quhet libėr i ndalimit. Aty thuhet se ai ėshtė shkruar nga vetė Muhamedi dhe nuk ėshtė revelatė (zbritje hyjnore). Libri shfaq gjithashtu paragjykime pėr mjaft ēėshtje fetare duke i keqinterpretuar ato si dhe duke i veshur Islamit parime dhe pikėpamje qė nuk kanė tė bėjnė me tė.

Sė dyti, vepra shfaq njė mungesė tė madhe etike, duke fyer vlerat humane, besimin dhe simbolet fetare. Autori tallet jo vetėm me disa prej praktikave dhe ritualeve tė fesė Islame, por ai nuk ngurron tė njollosė edhe vetė figurėn e Profetit Muhamed (paqja qoftė mbi tė) duke e pėrshkruar  atė me terma fyes.

Nė kėtė roman ofendohen nė mėnyrė tė veēantė muslimanėt shqiptarė, tė cilėt cilėsohen si tradhtarė tė krishterimit, dhunues tė tė krishterėve, barbarė, banditė, tė paqytetėruar, pėrdhunues e tė pabesė. Romani nė fjalė ėshtė shumė shqetėsues edhe pėr racizmin qė ai shfaq pėr popuj dhe etni tė tjera. 

Sė treti, vepra deformon historinė e popullit shqiptar, duke ofruar njė perspektivė negative e cila cenon vlerat  si dhe figurat historike simbol tė tij.

Shoqatat muslimane tė Shqipėrisė gjykojnė se kjo vepėr prodhon efekte negative dhe tejet provokuese nė shoqėrinė shqiptare. Ajo fyen nė mėnyrė tė qėllimtė atė ēka ėshtė mė e shenjtė pėr njė besimtar – fenė e tij, e duke nxitur  kėsisoj urrejtjen ndėrmjet shtresave tė popullsisė me fe tė ndryshme, godet njė nga vlerat mė tė spikatura tė kulturės shpirtėrore tė shqiptarėve – bashkėjetesėn nė harmoni ndėrmjet feve, ku muslimanėt kanė pasur dhe kanė rol vendimtar.

Tė ndėrgjegjshėm pėr tė drejtėn kushtetuese tė shprehjes sė lirė si edhe pėr lirinė e krijimit artistik, theksojmė se nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė vepėr letrare tė radhės, duke qenė se autori Ben Blushi nuk mund tė gjykohet pandashmėrisht nga pozicioni i tij qendror nė jetėn politike tė vendit, pozicion ky i cili i siguron romanit vėmendjen maksimale tė opinionit publik. Nėnvizojmė gjithashtu se botėkuptimi i autorit nė fjalė nuk mund tė kuptohet ndaras pozicionit dhe botėkuptimit tė tij si politikan. 

Autorit Ben Blushi, ndonėse ligjvėnės i njėrės prej dy forcave kryesore politike tė vendit, Partisė Socialiste, i zgjedhur nė parlamentin shqiptar me vota edhe tė shumė muslimanėve, nuk i ka shkuar ndėrmend se fryma qė pėrēon romani i tij nė mėnyrė tė dukshme kundėrshton vlerat themelore tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, nė preambulėn e sė cilės ndėr tė tjera deklarohet:

"Ne Populli i Shqipėrisė, krenar dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me besim te Zoti...

me vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės, demokratik dhe social, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut,

me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės fetare, me zotimin  pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerėzor... pėr paqen, mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror,

me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar...

VENDOSIM KĖTĖ KUSHTETUTĖ: ...”

Duam t'i kujtojmė z. Blushi dhe atyre qė mund tė jenė me njė mendje me tė se feja Islame ėshtė feja e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve kudo qė ata jetojnė, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė trojet etnike si dhe nė diasporė. Ajo ėshtė pranuar prej tyre pas njė procesi tė gjatė historik dhe tashmė ėshtė bėrė njė pjesė e rėndėsishme e identitet tė tyre shpirtėror e kombėtar. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, ēdo sulm ndaj fesė islame nuk mund tė mos prekė vetė kombin shqiptar.

Shqetėsimi ynė mė i madh ėshtė se vepra si kjo e Ben Blushit furnizojnė me municion tė bollshėm armiqtė historikė tė shqiptarėve. Pas arritjeve madhore tė faktorit shqiptar, si realizimi i pavarėsisė sė Kosovės, pranimi i Shqipėrisė nė NATO dhe perspektiva e saj e qartė evropiane, qarqeve antishqiptare u ka mbetur tashmė vetėm njė armė nė dorė: t'i pėrēajė shqiptarėt duke i ndėrsyer ata kundėr njeri-tjetrit. Kėsisoj, duke helmuar klimėn e bashkėjetesės fetare ndėrmjet tyre i bėhet njė shėrbim i ēmuar kėtyre qarqeve.

Duke u ndjerė tė fyer dhe tė provokuar nga kjo vepėr, shoqatat muslimane i bėjnė thirrje shoqėrisė civile, opinionit publik shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, mediave dhe shtetit shqiptar si dhe kujtdo qė ndjehet krenar pėr historinė dhe vlerat e popullit tė vet, tė distancohen nga teza e pikėpamje tė tilla qė krijojnė precedentė tė dėmshėm pėr bashkėjetesėn shoqėrore dhe nxisin racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė nė Shqipėri.

Do tė ishte gjithashtu njė detyrim etik pėr forcėn politike ku autori militon, si dhe pėr anėtarėt e tjerė tė parlamentit shqiptar, tė distancohen nga kėto pikėpamje, tė cilat kėrcėnojnė harmoninė e brendshme tė shoqėrisė sonė.

 

Mė poshtė vijon lista e shoqatave nėnshkruese tė kėsaj deklarate

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
 

 

SHOQATA SELVIA
 


SHOQATA RINIA E SE ARDHMES


QENDRA PER BASHKEPUNIM NDERKOMBETAR


SHOQATA KULTURORE ARDHMERIA

QENDRA STUDIMORE ERASMUS


SHOQATA BAMIRESE ISLAME SHKODER
 
KESHILLI SHQIPETAR PER MARREDHENIE ISLAMO - EUROPIANE

KLUBI
KULTUROR DRITA
 
KLUBI KULTUROR OAZ

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org