English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Letėr

18-dhjetor-09

Pėr:         Partia Konservatore e Britanisė sė Madhe
               30 Millbank, SW1P 4DP
               Londėr, Mbretėria e Bashkuar

 

Shkėlqesitė tuaja, 

Forumi Musliman i Shqipėrisė, ka pėrcjellė me indinjatė emisionin Déją vu tė datės 12.12.2009 qė ėshtė transmetuar nė stacionin televiziv Top Channel kėtu nė Tiranė. Nė kėtė emision, znj. Mirela Bogdani, e cila pretendon tė jetė kandidate pėr deputete e Partisė Konservatore pėr zonėn e Walesit, nė Britaninė e Madhe, ka lėshuar disa deklarata fyese pėr realitetet multi-kulturore qė ekzistojnė nė vendin tuaj. Duke komentuar njė foto nė tė cilėn paraqiteshin disa vajza muslimane tė mbuluara me shami, zonja nė fjalė, ėshtė shprehur me ironi dhe cinizėm pėr gjoja privacionin qė ato provojnė nga detyrimi i mbajtjes sė shamisė.

Znj. Bogdani ėshtė shprehur shumė e shqetėsuar pėr rrezikun e “islamizimit tė Evropės” pėr shkak tė refuzimit qė muslimanėt i bėjnė asimilimit ndaj kulturės evropiane. Ne nje moment gjate emisionit ajo u shpreh se “nje pjese veriore e Londres tani njihet si Londonistan, sepse po te shkosh atje te duket vetja si ne Middle East” dhe “mua me vrasin syte kur shikoj ne mes te Londres njerez me ferexhe.” Gjithashtu, ajo ka shprehur shqetėsim pėr eventualitetin e pranimit tė Turqisė nė BE pėr shkak tė fesė Islame tė popullatės sė saj, e cila sipas kėsaj zonje do tė prishė ekuilibrat e Evropės sė Bashkuar.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, ka njė respekt tė thellė pėr Britaninė e Madhe si njė kėshtjellė e demokracisė parlamentare, pėr instalimin e sė cilės, njė rol historik ka luajtur edhe Partia Konservatore, si njė parti e madhe historike me kontribute fondamentale nė politikėn e kėtij vendi tė madh evropjan. Ky respekt i yni pėrforcohet edhe nga qėndrimi dashamirės dhe plot respekt i politikės tuaj ndaj muslimanėve dhe institucioneve tė tyre nė Britaninė e Madhe.

Ne dimė qė nė radhėt e Partisė Konservatore marrin pjesė shumė figura tė nderuara tė komunitetit musliman vendas tė cilėt, ndajnė besimin dhe vlerat e partisė tuaj pėr tė drejtuar vendin.

Pėr sa mė sipėr jemi tė mendimit qė deklaratat e znj. Bogdani duhet tė shihen me vėmendje nga organizmat e partisė suaj, e cila pėr mendimin tonė, nuk ndan tė njėjtat ndjenja kundrejt muslimanėve dhe fesė islame.

Me konsideratėn tonė mė tė lartė,

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org