English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

03.02.2006

Karikaturat daneze ofendojnė ndjenjat e muslimanėve dhe nxisin islamofobinė
 

Forumi Musliman i Shqipėrisė ka mėsuar nga njė numėr burimesh se nė 30 shtator 2005, gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar 12 karikatura, ku profeti i islamit, Muhamedi s.a.s. ėshtė pėrshkruar si terrorist dhe nė forma tė tjera fyese.

Forumi dėnon nė formėn mė tė prerė kėtė akt fyes kundėr islamit dhe ndjenjave tė muslimanėve, dhe shpreh shqetėsimin e tij pėr pėrhapjen e islamofobisė dhe sulmeve kundėr imazhit tė Islamit edhe nė pjesė tė tjera tė Evropės. Duke vėzhguar natyrėn e karikaturave, Forumi mendon se ato rrėfejnė njė qasje raciste dhe islamofobike, e cila pėr fat tė keq shpesh lexohet nėpėr disa media perėndimore ndaj Islamit.

Ēfarė shqetėson Forumin mė shumė, ėshtė se karikaturat anti-islame janė printuar edhe nė disa vende fqinje me Shqipėrinė, siē ėshtė Maqedonia, nė tė pėrditshmet “Vesti” dhe “Vreme”. Duke patur parasysh historitė e gjata tė konflikteve dhe inateve ndėrfetare nė Ballkan qė pėrsėriten kohė pas kohe, Forumi Musliman i Shqipėrisė i apelon qeverisė daneze dhe tė tjerave nė BE qė tė pėrmirėsojnė ligjet e tyre kundėr urrejtjes, dhe sigurojnė qė liria e fjalės nuk abuzohet nga ata qė duan tė fyejnė ndjenjat dhe besimet e tė tjerėve.

Nė tė njėjtėn kohė, Forumi Musliman i Shqipėrisė, dėnon aktet e dhunshme qė disa njerėz kanė shfaqur kundėr Danimarkės dhe i apelon muslimanėve anembanė botės, dhe shqiptarėve nė veēanti, qė tė tregohen tė matur dhe kuptojnė diferencat qė ekzistojnė ndėrmjet kulturave tona.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, planifikon tė takojė ambasadorin danez gjatė javės qė vjen, tė cilit do t’i shpreh shqetėsimet e mėsipėrme.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org