English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Deklaratė pėr shtyp

 

Forumi Musliman i Shqipėrisė denoncon dhunėn cioniste ne Rripin e Gazės


31 - dhjetor - 2008
 

Forumi Musliman i Shqipėrisė po ndjek me shqetėsim tė thellė ngjarjet e ditėve tė fundit nė Rripin e Gazės, ku ushtria izraelite ne cilėsinė e okupatorit tė tokave palestineze po bombardon pa mėshirė, nė kundėrshtim me tė gjitha kartat e rezolutat e OKB–sė dhe konventat e tė drejtave tė njeriut si dhe me ligjin ndėrkombėtar tė luftės, vendbanime civile, shkolla e universitete, seli qeveritare dhe ente publike te Rripit tė Gazės.

Numri pėrditė e nė rritje i viktimave civile si pasojė e bombardimeve na kujton epokėn e hidhur tė luftės sė 1967-tės kur ekspansioni i shtetit izraelit ndaj tokave palestineze shėnoi krime tė ngjashme me ato qė po zhvillohen edhe sot.

Forumi Musliman i Shqipėrisė denoncon fuqimisht aktet e dhunės cioniste manifestuar me sulmet ajrore mbi popullsinė civile, si pararendėse tė njė prapavije tė errėt e cila synon cungimin dhe shkatėrrimin e shtetit tė Palestinės.

FMSH, ndanė nė tė njėjtėn kohė dhimbjen e tij me popullatėn e masakruar tė Rripit tė Gazės duke i qėndruar asaj pranė shpirtėrisht e moralisht, duke u solidarizuar me pėrpjekjet e tyre titanike pėr rezistencė ndaj pushtimit 60 vjeēar, dhe nė tė njėjtėn kohė duke shprehur dhimbjen e tij pėr tė lėnduarit dhe tė vrarėt.

FMSH i bėn thirrje faktorit politik ndėrkombėtar si dhe Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, qė nė respekt tė kuadrit rregullator ndėrkombėtar qė ato vetė kanė ngritur dhe aprovuar, tė ndėrhyjnė fuqimisht dhe sa mė parė pėr tė ndaluar masakrat e mėtejshme me pasoja tė paimagjinueshme mbi popullsinė civile. FMSH i apelon organizmave nė fjalė qė tė parandalojnė masakrėn nė Gaza, e cila mund tė kėtė pasojė tė rėnda pėr marrėdhėniet gjeopolitike ndėrkombėtare.

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org