English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

02-qershor-2010

 

FMSH dėnon sulmin terrorist tė komandove izraelite
 

Forumi Musliman i Shqiperisė mėsoi me tronditje dhe indinjate per sulmin terrorist tė komandove izraelite ndaj njė flote humanitare me vullnetare nga 33 shtete anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara  e cila nė mbrėmjen e 31 Majit 2010 po dėrgonte ndihma humanitare dhe rindėrtuese pėr banorėt e vuajtur e tė shtypur te Rripit te Gazės. 

 

Gjatė kėtij sulmi tė paprecedent pėr botėn e qytetėruar u vranė rreth 19 aktivistė humanitarė si edhe u plagosėn rreth 30 tė tjerė duke e kthyer kėtė iniciativė humanitare nė njė tragjedi jo vetėm pėr anėtarėt e kėsaj flote por pėr tė gjithė ata qė shpresonin nė njė zgjidhje paqėsore si dhe nė ē’bllokimin e embargos izraelite ndaj popullit palestinez tė Rripit te Gazės.

 

Forumi Musliman i Shqipėrisė dėnon me forcė kėtė akt barbar si dhe u kėrkon autoriteteve izraelite tė bėjnė transparencėn e kėsaj ngjarjeje duke nxjerrė edhe pėrgjegjėsit.

 

FMSH pėrshendet deklaraten e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė e cila e cilėson kėtė sulm si tė pajustifikueshėm si dhe i bashkohet protestes se mbarė komunitetit ndėrkombėtar, Kombeve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian pėr ngjarjen nė fjalė.

 

Ne besojmė se akte tė tilla tė cilat janė bėrė tė zakonshme nga forcat izraelite nė krye tė cdo pėrpjekjeje pėr bisedime apo pėr ulje nė tavolinė, provojnė faktin  se shteti izraelit nuk ka qenė dhe nuk ėshtė e interesuar pėr zgjidhjen paqėsore tė konfliktit nė Lindjen e Mesme.  

 

FMSH beson se njė qėndrim rigoroz  nga ana e OKB-sė dhe organizmave tė tjera ndėrkombėtare nė lidhje me kėtė ēėshtje,  do tė garantojė  qė e drejta ndėrkombėtare tė funksionojė dhe tė mos ngelet peng e grupimeve tė caktuara nė kurriz tė tė tjerėve.

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org