English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Reagime tė muslimanėve shqiptarė ndaj deklaratės sė Alfred Moisiut

__________________________________________

Deklaratė pėr shtyp

__________________________________________

Reagim ndaj ligjėratės sė Alfred Mojsiut – presidentit tė Shqipėrisė rreth ideve tė tij tė dala nė shtyp nė mediat e shkruara dhe vizive tė dates 10 nėntor 2005

Pjesa shqiptare jashtė trojeve tė shtetit amė ndihet e fyer

Idetė tuaja legjitimojnė politikėn vrasėse dhe spastrimin etnik tė serbėve dhe tė grekėve ndaj popullit shqiptar kur ju shpreheni se islami nuk ėshtė burimor. Nėse ai nuk ėshtė burimor ai atėherė sipas jush ėshtė ide qė prodhon terroristė, mu ashtu si propagandonin serbėt.

Muhamed Jusufi – Kajolli

Idetė tė dala nga z. Alfred Mojsiu, nė ligjėratėn e tij me temė “Toleranca ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar” e mbajtur nė forumin e Oksfordit, janė tendencioze. Mendimi tij se ‘islami nė Shqipėri (tek shqiptarėt) nuk ėshtė fe burimore, por e sjellė nga faktori ushtarak turk...sepse islamizmi nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besimit rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e faktorit qė e solli...’Si rregull ėshtė njė islamizėm i cekėt... Tek ēdo shqiptar pak tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė.

Ai shkon edhe mė tutje duke shtrembėruar faktet kur thotė se ‘te ēdo mysliman shqiptar, gjen 15 shekuj krishterim’, dhe se ‘nuk ėshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė, jetojnė shumica me besim islam...’ shqiptarėt janė tė krishterė’ etj. nga idetė e tij tendencioze.

I “nderuari” z. Moisiu, nuk ju drejtohemi presidenti i Shqipėrisė derisa nuk i kėrkoni falje publike shqiptarėve myslimanė. Ju keni fyer rėndė shqiptarėt mysliman si nė Shqipėri ashtu edhe jashtė kufijve tė shtetit amė dhe se me kėso idesh i fryni pėrēarjes. Nėse ju mendoni kėshtu atėherė ēka mendojnė krishterėt maqedonas, serbė, grekė etj. Si ėshtė e mundur qė njė i krishterė “shqiptarė” tė mendojė si ju, e lėre mė tė jeni pėrfaqėsues i popullit me shumicė myslimane.

Idetė tuaja legjitimojnė politikėn vrasėse dhe spastrimin etnik tė serbėve dhe tė grekėve ndaj popullit shqiptar kur ju shpreheni se islami nuk ėshtė burimor. Nėse ai nuk ėshtė burimor ai atėherė sipas jush ėshtė ide qė prodhon terroristė, mu ashtu si propagandonin serbėt. Qė prej kėtij momenti mendoj se origjina juaj duhet tė jetė jo shqiptare. Tani pėr tani, ne, nuk kemi mundėsi tė sjellim ndonjė argument rreth origjinės tuaj. Por ju sigurojmė se ide tė tilla nuk mund tė pjellin kokat qė kanė origjinėn shqiptare qofshin ata edhe tė krishterė. Ne kėto shprehje i kemi dėgjuar vetėm nga disa individė si Pjetėr Bogdani, Bernardo Bilotta...

Kur ju thoni se shqiptarėt nuk pėrfaqėsojnė shumicėn myslimane, me siguri jeni mbėshtetur nė statistikėn e shtrembėruar e dalė kohėve tė fundit. Ju e dini mirė se kjo statistikė ka dalė, nga pjella e kokės sė njė tė “krishteri” tjetėr me emrin Nano, qė pėr ne edhe ky e ka origjinėn kontestuese.

Njė shqiptar i vėrtetė, e aq mė tepėr njė president i shtetit nuk mund t’i injorojė shqiptarėt e robėruar qė jetojnė nėn administratėn greke, maqedone dhe serbe. Kur ju shpreheni se myslimanėt nuk janė shumicė, ju i injoroni mė shumė se gjysmėn e popullit. Ne shqiptarėt e robėruar nuk e dimė saktėsisht se sa ėshtė pėrqindja jonė nė Ballkan, sepse jemi tė robėruar. E ne ju falėnderojmė qė na treguat se nuk na njihni fare. Por sipas  state departamentit amerikan, Kosova pėrbėhet nga 90 % shqiptarė e prej tyre 98% i pėrkasim besimit islam. Ndėrsa nė Maqedoni jetojnė rreth 33% shqiptarė qė prej tyre, besimit islam i pėrkasin 99,9 % . Statistikat jo zyrtare flasin se shqiptarėt qė i pėrkasin besimit islam nė Ballkan janė rreth 82% . E ju i “nderuari” z. Mojsiu  pyeteni veten se kush jeni saktėsisht, sepse tani e tutje dikush me siguri do tė hulumtojė tė na tregojė se kush jeni.

Nėse mendoni se shqiptarėt myslimanė janė matufė, e do ta hanė sapunin pėr djathė keni gabuar nė vlerėsime. Prandaj edhe nuk e shohim tė arsyeshme tė polemizojmė rreth origjinės sė besimeve nė pėrgjithėsi dhe besimit tonė islam nė veēanti, sepse nuk zė vend polemika.

Mendojmė sinqerisht se duhet ti kėrkoni falje myslimanėve shqiptar si nė Shqipėri ashtu edhe jashtė kufijve zyrtar. Mė duket se duhet t’ju mėsojmė njė strategji tė serbėve tė Kosovės. Ata sa herė qė gabonin nė adresė tė shqiptarėve kėrkonin falje duke thėnė se ishim tė dehur, na falni.

Nė emėr tė anėtarėsisė sė Shoqatės Kulturore “Zėri Ynė”-                                               Muhamed Jusufi-Kajolli

 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org