English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


Pershendetje e Kryetarit te Forumit Musliman te Shqiperise Z. Fisnik KRUJA ne promovimin e librit me permbledhjen e kumtesave te paraqitura ne Simpoziumin Kombetar me titull “INTEGRIMI I SHQIPTAREVE NE EUROPE DHE VLERAT QE ISLAMI PERCJELL NE KETE INTEGRIM”

 _______________________________________________________

Bismilahirr – Rrahmanirr – Rrahim

Te nderuar miq

Te nderuar motra e vellezer muslimane

Simpoziumi kombetar me teme “INTEGRIMI I SHQIPTAREVE NE EUROPE DHE VLERAT QE ISLAMI PERCJELL NE KETE INTEGRIM”, i mbajtur ne kete salle ne muajin Shkurt perben nje ngjarje me rendesi ne jeten shoqerore dhe politike te shqiptareve ne trojet e tyre etnike.

Rendesia e mbajtjes se ketij simpoziumi konsiston ne faktin se per here te pare muslimanet shqiptare i qasen bashkarisht sfides, qe ka perballe Kombi Shqiptar , asaj te eventualitetit te aderimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ku ata jetojne, ne Bashkimin Europian.

Eshte gjithashtu me mjaft rendesi fakti se muslimanet po fillojne me ne fund te faktorizohen si nje grup interesi me peshe, duke artikuluar opinionet e tyre ne kuadrin e shoqerise civile, gje qe padyshim do te kete rrjedhoja pozitive ne poziten politike, shoqerore e ekonomike te tyre.

Shkon ne dobi te ketij konstatimi edhe aksioni i Forumit Musliman te Shqiperise dhe atij te Kosoves ne perballjen ndaj sulmeve ,qe i jane bere Fese Islame dhe muslimaneve shqiptare nga qarqe islamofobe dhe pseudoeuropeiste ,qe jane rrekur t’i paraqesin ata si pengese per integrimin. Ky aksion, i cili ka inkurajuar mjaft reagime proislame te opinionisteve, ia ka arritur te ndale ne menyre te dukshme ofensiven mediatike te ketyre qarqeve.

Forumi Musliman i Shqiperise dhe ai i Kosoves pershendesin nivelin e larte te kumtesave te paraqitura ne Simpoziumin Kombetar te Kavajes, seriozitetin me te cilin te gjithe pjesemarresit kane trajtuar cdo aspekt te mundesise se integrimit te shqiptareve ne Bashkimin Europian dhe rolit, qe Feja Islame do te percillte ne te.

Falenderimi yne i adresohet vellezerve Haveriku te cilet me bujari mundesuan realizimin e punimeve te ketij simpoziumi si dhe botimin e tyre ne nje permbledhje ne forme libri, i cili do te mbetet nje dokument i cmuar i nivelit intelektual dhe politik te muslimaneve shqiptare. Allahu xh.sh. i shperblefte ne kete jete dhe ne jeten e perhershme.

Integrimi i shqiptareve ne Europe eshte nje sfide e madhe per te gjithe shqiptaret. Vecanerisht e rendesishme eshte ajo per muslimanet, por per ata eshte nje problem i shtruar per zgjidhje sidomos integrimi i tyre separi ne jeten shoqerore e politike te vendit.

Per shkaqe qe jane trajtuar ne materialin e simpoziumit , Islami ne Shqiperi dhe trojet etnike perballet me veshtiresi te shumta. Eshte me mjaft rendesi qe muslimanet te ndertojne instrumentat e tyre te mbrojtjes.

Forumi Musliman i Shqiperise dhe ai i Kosoves jane te angazhuar qe te iniciojne nje levizje qytetare te te gjithe besimtareve muslimane si dhe te te gjithe atyre ,qe Islamin e konsiderojne si nje pjese te identitetit te tyre,levizje e cila do te kete si synim qe te mbroje imazhin e fese dhe ta prezantoje ate ne nje profil sa me te larte.

Do te jemi te gatshem qe ti pergjigjemi cdo sulmi mediatik, ideologjik e kulturor ndaj Fese Islame, nepermjet monitorimit te mediave, komunikimit politik etj.

Jemi te bindur se ne mes muslimaneve shqiptare kudo ku ata jetojne, ka potenciale te fuqishem politike, shoqerore, te biznesit, administrimit, etj. te cilet po te vihen ne levizje mund te prodhojne rezultate te rendesishem.

Nje shembull sinjifikativ per kete eshte anullimi i planit te Qeverise Shqiptare per vendosjen e figures se Nene Terezes ne Karten e Identitetit te shtetasve, mbas aksionit te koordinuar te Keshillit te Pergjithshem te K.M.SH dhe Forumit Musliman te Shqiperise.

Forumi Musliman i Shqiperise dhe ai i Kosoves i bejne thirrje cdo muslimani qe t’i largohet pasivitetit, t’i bashkohet perpjekjeve dhe nismave te ketilla dhe te angazhohet me entusiazem ne nje nga aspektet me te rendesishme te xhihadit te besimtarit, ne mbrojtjen e fese.

Allahu, subhanehu ue teala thote ne Kur’an:

“O besimtare, nese ju ndihmoni Allahun Ai ju ndihmon juve dhe ju forcon kembet tuaja” (Muhamed 7).

Duke ju falenderuar per pjesemarrjen ne promovimin e ketij libri ju pershendes dhe ju uroj suksese dhe mbaresi.

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania