English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

Letėr
 

FMSH i apelon OSBE-sė qė tė ndihmojė nė luftėn kundėr racizmin dhe islamofobisė nė Shqipėri

03 - Qershor - 08

Pėr :  Shkėlqesinė e tij,
        
  Kryetari i pėrfaqėsisė sė OSBE-sė nė Shqipėri
         Ambasadori Robert Bosch

 

I nderuar z. ambasador,

Tė mbėshtetur nė deklaratėn e kryetarit tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė z. Miguel Angel Moratinos, tė datės 10 tetor 2007, nė Deklaratėn e Kordovės, dhe nė vendimet e Kėshillit tė Ministrave tė OSBE-sė nė Porto e Sofia si dhe nė njė sėrė konferencash tė tjera, ku organizata juaj ka shprehur qartė shqetėsimin e saj nė lidhje me intolerancėn dhe diskriminimin kundėr muslimanėve, po ju sjellim kėtė letėr ku kėrkojmė tė tėrheqim vėmendjen tuaj si ambasador, dhe tė organizatės qė ju pėrfaqėsoni nė lidhje me disa zhvillime tė fundit nė Shqipėri tė cilat kanė nxitur tensione e polemika nė median e shkruar dhe atė vizive.

Siē edhe ju mund tė jeni nė dijeni, nė javėt e fundit, shtypi dhe televizionet tona janė pėrfshirė nė njė seri polemikash tė nxitura nga njė roman qė ėshtė shkruar nga njėri prej krerėve tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, z. Ben Blushi. Romani i titulluar ‘Tė jetosh nė ishull’, i recensuar nga z. Pirro Misha dhe i publikuar nga Shtėpia Botuese Toena, portretizon fenė islame dhe identitetin e shqiptarėve muslimanė me ngjyra negative. Nė kėtė roman shqiptarėt muslimanė, popujt aziatikė dhe muslimanė, turqit dhe egjiptianėt (ashkalitė), profeti Muhamed dhe principet e Islamit tregohen me ngjyra tė errėta. Muslimanėt portretizohen si tė dhunshėm, imoralė, tradhtarė tė krishterimit dhe feja e tyre krahasohet me epitete ofenduese pėr identitetin e tyre fetar, tė cilat synojnė tė shkaktojnė pasoja negative nė ushtrimin e tė drejtave dhe lirive tė tyre fetare. Turqit cilėsohen si tė egėr, tė dhunshėm, aziatikė dhe kriminelė, ndėrsa egjiptianėt si pisanjosė dhe tė pacivilizuar. Islami dhe muslimanėt, tė cilėt pėrbėjnė shumicėn e shqiptarėve, trajtohen si elementė tė padėshirueshėm duke synuar kėsisoj minimin e marrėdhėnieve harmonike ndėrfetare tė popullit tonė.

Buja mediatike artificiale me tė cilin u promovua ky roman ėshtė shoqėruar edhe me njė numėr komentesh nė shtypin tonė, tė shkruar dhe viziv, ku disa komentatorė e konsiderojnė Islamin si njė fe tė imponuar me dhunė e qė shqiptarėt tė rikthehen nė prejardhjen e tyre tė krishterė, pėr tu bėrė kėshtu pjesė natyrale e qytetėrimit perėndimor. Disa komentatorė kanė shkuar edhe mė tej duke hedhur idenė qė Islami pėrbėn pengesė/handikap pėr integrimin tonė nė Evropė.

Edhe pse Forumi ynė respekton lirinė e shprehjes dhe tė artit ne shqetėsohemi kur vėrejmė qė pasojat mund tė jenė edhe mė tė mėdha pėr faktin qė nė kėto debate kanė marrė pjesė disa politikanė tė lartė dhe drejtues tė mediave nė Shqipėri; tė cilėt nė vend qė tė jenė nxitės tė bashkėjetesės dhe harmonisė fetare nė vendit tonė, kanė bėrė tė kundėrtėn kur janė munduar tė justifikojnė pėrmbajtjen e romanit me faktin qė ai s'ėshtė veēse njė krijim letrar.

Pėr ne ėshtė shqetėsues edhe fakti qė komente dhe portretizime tė Islamit si njė fe e kundėrt me Europėn dhe tė imponuar nga Turqia, nė vitet e fundit po futen edhe nė tekstlibrat e shkollave tona ku shqiptarėt muslimanė tregohen si tė krishterė tė islamizuar me dhunė. Pėr ne ėshtė edhe mė shqetėsues fakti qė kėto sulme kundėr Islamit nė shoqėrinė tonė justifikohen nė emėr tė Europės. Ne shqetėsohemi pėrse lejohet nė njė shoqėri demokratike si kjo e jona qė emri dhe vlerat e Europės tė keqpėrdoret nė kėtė mėnyrė. Pėr mė tepėr kur muslimanėt shqiptarė besojnė nė vlerat evropiane, ka pasur analistė dhe disa politikanė, qė janė pėrpjekur t'i bėjnė ata qė tė ndjehen tė huaj nė kėtė kontinent dhe ta tregojnė Europėn si njė kontinent qė pranon vetėm tė krishterėt.

Duke qenė se muslimanėt shqiptarė ndjehen evropianė, pjesė e mozaikut tė madh kulturor tė qytetėrimit tonė tė pėrbashkėt dhe pasi vetė OSBE-ja ndan tė njėjtat shqetėsime me ne nė lidhje me racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė, Forumi Musliman i Shqipėrisė i bėn apel nėpėrmjet kėsaj letre shkėlqesisė suaj dhe organizatės qė ju pėrfaqėsoni qė tė ndjekė me vėmendje zhvillimet e racizmit dhe islamofobisė nė vendin tonė dhe tė bėj rekomandimet e duhura pėr tė parandaluar  fyerjet, diskriminimin dhe dhunėn psikike qė njė grup i caktuar i shoqėrisė sonė ushtron ndaj bashkėsisė sė muslimanėve.

Ne shpresojmė qė organizata juaj do tė asistojė dhe ndėrmarrė masa tė duhura lidhur me kėto shqetėsime serioze, nė vazhdėn e veprimeve tė veta pėr promovimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe parandalimin e tė gjitha formave tė diskriminimit.


Ju falėnderojmė paraprakisht,

Fisnik KRUJA

Kryetar

 

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org