English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

  Deklaratė pėr Shtyp

3/6/2005

Ditėn e mėrkurė, mė 2 Qershor 2005, nė emisionin Fahrenheit tė drejtuar nga gazetari Sokol Balla nė televizionin Vizion +, ėshtė debatuar nė lidhje me ‘fenė dhe politikėn nė Shqipėri.’ Nė kėtė emision ku ishin tė ftuar Ardian Ndreca, Mark Marku, Fahri Balliu dhe Ilir Kulla ėshtė pėrdorur njė gjuhė tejet ofenduese dhe fyese ndaj Islamit. Ndėr personat mė ofendues ndaj fesė Islame nė Shqipėri dhe besimtarėve tė saj ishin botuesi i gazetės 55 dhe drejtuesi i Institutit Demokristian ‘De Gasperi’, Fahri Balliu dhe sekretari i Komitetit tė Kulteve pranė kryeministrit, Ilir Kulla. Ky i fundit ka nje funksion ligjor te tille qe e obligon tė mbajė qėndrime mjaft tė matura ndaj ēdo bashkėsie fetare operuese nė Shqipėri. Nė vend qė tė luajė rolin e koordinuesit tė marrėveshjeve ndėrmjet bashkėsive fetare dhe Kėshillit tė Ministrave, pėrkundrazi merr pėrsipėr qė nė emėr tė institucionit qė pėrfaqėson (Kėshillit tė Ministrave), tė fyejė botėrisht bashkėsinė fetare mė tė madhe nė Shqipėri, Bashkėsinė Islame. Ky qėndrim i tij ėshtė jo vetėm i pamatur nga pozicioni qė ai pėrfaqėson dhe aspak i favorshėm edhe pėr zgjedhjet e ardhshme nė tė cilat, zoti Kulla kandidon pėr deputet, por ėshtė nė kundėrshtim me tė gjitha kartat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. 

Sipas Kullės dhe Balliut, nė Shqipėri, Islami portretizohet si rrezik, dhe konvertimi i shqiptarėve nė Islam nė kohėn e Perandorisė Osmane u trajtua si njė tragjedi. Pėr mė tepėr dhe nė mėnyrė shumė ofenduese, z. Kulla shkoi deri aty sa tė kėrkojė qė shteti shqiptar tė marrė nėn kontroll Komunitetin Musliman tė Shqipėrisė nė tė cilin sipas tij po kėrkojnė tė penetrojnė besimtarė tė edukuar nė botėn arabe. Duke patur parasysh qė ish-gazetari Kulla ėshtė ai i cili duhet tė koordinojė mbarėvajtjen e feve nė Shqipėri dhe jo tė shkatėrrojė pamvarėsinė e fesė Islame dhe as tė orkestrojė fushata diskriminimi kundėr besimtarėve muslimanė, Forumi Musliman i Shqipėrisė shpreh indinjatė tė thellė me ndėrhyrjet nė ēėshtjet e brendshme tė Islamit dhe muslimanėve nė Shqipėri nga njė aparatēik i kryeministrit Fatos Nano.

Ilir Kulla, ka deklaruar edhe herė tė tjera nėpėr media se nė KMSH ekzistojnė dy rryma, njėra radikale dhe tjetra e moderuar. Kjo deklaratė e cila nuk pranohet nga vetė KMSH-ja dhe besimtarėt muslimanė, jo vetėm se ėshtė pėrēarėse, por mbi tė gjitha ėshtė defamuese pėr imazhin e fesė Islame nė Shqipėri. Duke qėnė se z. Kulla dhe Balliu janė ofendues tė vazhdueshėm tė identitetit tė muslimanėve shqiptarė dhe vetė fesė Islame, Forumi Musliman i Shqipėrisė, i bėn apel Presidentit tė Republikes si garant i Kushtetutes shqiptare, prokurorise si organ i ndjekjes penale, si dhe organizmave ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri, tė marrin masa pėr t’i dhėnė fund islamofobisė qė pėrhapet nga disa qarqe tė caktuara nė Shqipėri, duke i konsideruar keto akte qe bien ndesh me lirinė e besimit dhe sigurinė e qytetarėve. Persekutimi i qytetarėve mbi baza tė besimit tė tyre, konsiderohet si shkelje e tė gjitha akteve ndėrkombėtare ku Shqiperia aderon si dhe tė Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė.

Praktika tė besimtarėve shqiptarė si mbajtja e mjekrės, shamitė etj tė cilat pėrbėjnė shqetėsim pėr z. Kulla dhe Balliu, janė norma fetare qė garantohen nga nenet e Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, si dhe nenet 10 e 24 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqiperisė. Por me sa duket kultura juridike dhe informacioni i kėtyre njerėzve nė lidhje me kėto tė drejta themelore njerėzore ėshtė nėn minimumin qyetar tė pranueshėm dhe jo mė nė nivelet qė kerkohet tė jenė tė informuar kėta persona publikė. Praktikimi i normave fetare ėshtė njė e drejtė kushtetuese dhe konvencionale qė i takon ēdo individi qė jeton nė Republikėn e Shqipėrisė.

Shqetėsimi qė z. Kulla dhe Balliu kanė nga fakti se hoxhallarėt dhe disa besimtarė nė Shqipėri mbajnė mjekra, shihet nga Forumi Musliman i Shqipėrisė si pjesė e islamofobisė dhe anti-muslimanizmit politik qė sponsorizohet nė vendin tonė nga qarqe anti-shqiptare dhe raciste.

Pėr sa mė sipėr, Forumi Musliman i Shqipėrisė i apelon Institucioneve shtetėrore shqiptare, Presidentit tė Republikės, organizatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, dhe ambasadave tė huaja, qė deklaratat publike tė bėra nga z. Kulla si pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare, dhe Balliu tė merren shėnim, pasi bien ndesh me kėto dokumenta ndėrkombėtare dhe shtetėrore tė tė drejtave tė njeriut:

  • Kartėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė, ku Shqipėria ėshtė anėtare dhe detyrohet tė zbatoje pėrcaktimet e saj.
  • Konventen Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut tė Kėshillit tė Evropės, ku Shqipėria ėshtė anėtare.
  • Karten  Evropiane tė tė Drejtave Themelore tė Bashkimit Evropian, e cila duhet tė zbatohet nė mėnyrė tė padiskutueshme nga tė gjitha shtetet anetare si dhe nga vendet qė aspirojnė tė bėhen pjesė e kėtij Bashkimi.
  • Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė qė ėshtė dokumenti themelor i shtetit shqiptar, pėr sa i perket garantimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, dhe sidomos atij tė ndėrgjegjes dhe besimit fetar.
  • Normat e Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė qė jane vendosur pėr tė mbrojtur dinjitetin dhe mosdiskriminimin e shtetasve mbi baza fetare.

Si perfundim, ne, i bėjmė thirrje zotėrinjėve Kulla, Balliu dhe tė tjerė, pėrfaqesues ose jo te institucioneve shtetėrore, qė tė kėrkojnė falje publike pėr diskriminimin dhe fyerjen qė i bėjnė besimtarėve muslimanė, dhe islamofobinė qė shfaqin herė pas here nė mediat tona.


 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org