English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

11/11/2005

Su: Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, fyen ndjenjat e muslimanėve shqiptarė

Mė datė 10 nėntor 2005, nė mediat e shkruara dhe vizive shqiptare ėshtė transmetuar lajmi qė presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka mbajtur njė ligjėratė nė forumin e Oksfordit me temė: “Toleranca ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar”. Nė fjalėn e tij, presidenti ka thėnė ndėr tė tjera se ‘islami nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, por e sjellė nga faktori ushtarak turk… sepse islamizmi nė Shqipėri nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besim rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e atij faktori qė e solli… Si rregull ėshtė njė islamizėm i cekėt. Tek ēdo shqiptar, pak po tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė krishterė.’ Presidenti ka vijuar duke thėnė edhe se ‘te ēdo musliman shqiptar, gjen 15 shekuj krishtėrim’, dhe se ‘nuk ėshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė, jetojnė shumica me besim islam…’ por se ‘nė pikėpamjen vertikale diakronike tė gjithė shqiptarėt janė tė krishterė’. Mė tej presidenti vazhdon tė thotė se: ‘mund tė konkludohet se deri nė cfaqjen e faktorit politik, ushtarak dhe fetar osman, pėr njeriun shqiptar e rėndėsishme ishte tė ishte njė i krishterė i devotshėm.’

Forumi Musliman i Shqipėrisė, i konsideron kėto deklarime si njė nga fyerjet mė tė rėnda qė i janė bėrė identitetit tė muslimanėve tė Shqipėrisė. Muslimanėt e Shqipėrisė janė mėsuar tė dėgjojnė deklarime tė kėtij lloji nga qarqe intelektuale me frymėzim anti-musliman nė Shqipėri dhe Ballkan, tė cilat kėrkojnė konvertime tė tipit tė Bosnje Herzegovinės tė muslimanėve ballkanas nė ‘fenė e tė parėve’, me arsyetimin se vetėm nė kėtė rast ata do tė jenė tė pranueshėm pėr Europėn. Por kur kėto fyerje bėhen nga presidenti, ato marrin karakterin e njė sulmi tė shtetit mbi identitetin e qytetarėve tė tij.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, i sheh si krejt absurde pėrpjekjet pėr tė afishuar ‘tolerancėn ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar’, kur deklarohet se shqiptarėt qėnkan tė gjithė tė krishterė. Ne pyesim zotin president, se nėse nė Shqipėri edhe ne muslimanėt qėnkemi tė krishterė, atėherė ndaj kujt ushtrohet kjo tolerancė zotėri? Si ėshtė e mundur qė nė shtetet fqinje nė Ballkan ku ka popullata dhe regjime tė deklaruara si tė krishtera ortodokse, nuk ekziston njė tolerancė si nė Shqipėrinė me shumicė muslimane?

Ndėrkohė qė presidenti deklaron se nė Shqipėri nuk ėshtė traditė tė bėhet regjistrim zyrtar mbi baza fetare, pėrveē atij tė viteve 1929 – 1930, ku bazohet ai kur pretendon qė ‘nuk ėshtė e vėrtetė qė nė vendin tonė jetojnė shumica me besim islam’? Forumi Musliman i Shqipėrisė ndjehet i habitur kur konstaton qė kryetari i shtetit, nuk paska dijeni qė nė vendin e tij, pėrveē tė krishterėve tė devotshėm, ekziston njė numėr goxha i madh muslimanėsh po aq tė devotshėm, tė cilėt e mbėshtesin fenė e tyre nė Islamin burimor, qė rrjedh nga mėsimet autentike tė librit tė shenjtė, Kuranit, qė Zoti i madhėruar i shpalli njerėzimit nėpėrmjet profetit Muhamed, ashtu siē i dėrgoi Ungjillin profetit Jezu Krisht.

Islami nė Shqipėri, zoti president, ėshtė po aq familjar pėr shqiptarėt sa ē’ėshtė edhe krishtėrimi (i cili sikurse edhe islami nuk ėshtė rezidencial, por i ardhur nga Lindja e Mesme), por qė tė dy janė pjesė tė pandashme tė identitetit tonė kombėtar. Madje Islami ėshtė shumė mė pėrfaqėsues i identitetit tonė kombėtar, sesa fetė e tjera apo idhujt e huaj, qė politikat rajonale tė viteve tė fundit, kėrkojnė t’i imponojė me pahir kėtij kombi.

Duam tė theksojmė se presidenti i Republikės sipas kushtetutės ėshtė simbol i unitetit kombėtar. Pėr kėtė arsye atij nuk mund t’i lejohet qė nėpėr forume ndėrkombėtare, tė prezantojė qėndrime tė njėanshme, tė cilat injorojnė ndjenjat e njė pjese tė mirė tė popullsisė. Pėr kėtė arsye ne mendojmė se do tė ishte nė nderin e presidentit tė republikės, qė t’i kėrkojė falje shtetasve tė tij tė besimit islam, tė cilėt janė ndjerė tejet tė ofenduar dhe keqpėrfaqėsuar prej tij.

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org