English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum

 

NJĖ VETĖPĖRGJIGJE NĖ VEND TĖ REAGIMIT NDAJ MENDIMEVE TĖ PRESIDENTIT TĖ SHQIPĖRISĖ ALFRED MOISIUT PĖR FENĖ ISLAME

KUR PRESIDENTI I SHQIPĖRISĖ FLETĖ KUTURU RRETH FESĖ ISLAME TEK SHQIPTARĖT, I FRYMĖZUAR NGA IDETĖ DHE PROPAGANDA ANTIISLAME..!?

Rexhep Elezaj

Se ligjėrata e z. Alfred Moisiu, president i Shqipėrisė, e mbajtur para disa ditėsh nė Forumin e Oksfordit me temėn: “Toleranca ndėr fetare nė traditėn e popullit shqiptar” ėshtė tendencioze dhe e bazuar mbi idetė e propagandės antiislame tek shqiptarėt, e cila viteve tė fundit sa vije e rritet, dėshmon vetė A. Moisiu nė shkrimin e tij tė gjatė tė botuar nė revistėn e pėrdyjavshme kombėtare “KOHA” qė asokohe dilte nė Tiranė, drejtor i sė cilės ishte z. Enver Bytyēi, faqe 19, e datės 1 Gusht 2001, Nr. 60, me titull: “Vetėm zgjidhjet reale dhe tė drejta mund tė sigurojnė paqen dhe stabilitetin nė rajon”.

Ndaj, si pėrgjigje nė vend tė reagimit tonė rreth (kundėr) ideve tė tij mė tė “reja” ndaj Fesė dhe besimit islam tek shqiptarėt, siē thotė ai si: “fe e sjellė nga faktori ushtarak turk, sepse Islamizmi nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as besimit rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn dhe liturgjinė e faktorit qė e solli..., si rregull ėshtė njė islamizėm i cekėt, dhe se nuk ėshtė e vėrtetė se nė vendin tonė, jetojnė shumica me besim islam...”(!?), etj, pra pėr tė mos polemizuar me tė, sepse mė sė keqi ėshtė kur njeriu e demanton vetveten, po sjellim vetėm pjesėn e kėtij shkrimi ku autori, pra A. Moisiu, para katėr viteve shfaqte idetė e tij ndryshe nga kėto tė fundit pėr Islamin dhe rolin e tij politik dhe fetar nė jetėn e shqiptarėve.

Nėn nėntitullin: Ndikimet fetare nė Ballkan, z. Alfred Moisiu, ndėr tė tjera shkruan:

“Sikurse e pėrmendėm, Gadishulli Ballkanik pėrfaqėson edhe njė Konglomerat fetar. Shpesh konfliktet nė rajon kanė marrė ngjyrime fetare. Kėshtu p.sh. Kroatėt me Serbėt ose Serbėt me Boshnjakėt, etj.

Dėshiroj tė vė nė dukje se ēuditėrisht, nė Shqipėri, pėr shumė arsye tė zhvillimeve historike, feja nuk i ka ndarė kurrė njerėzit (shqiptarėt, v.j.). Jo vetėm kaq, por nė momente tė vėshtira tė kombit ajo (feja, v.j.) ka luajtur rol mobilizues. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė, Rilindasit shqiptarė shpallėn devizėn: “Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria”. Bajroni i madh, i cili njihet si vizitor i shpeshtė i Shqipėrisė dhe njohės i mirė i saj, nė lidhje me besimin fetar tė shqiptarėve ka thėnė: “Grekėt, me vėshtirėsi i konsiderojnė tė krishterė dhe Turqit muhamedanė, nė fakt ata janė njė pėrzierje e tė dy besimeve, dhe disa herė tė asnjėrit prej tyre”.

Ėshtė e vėrtetė qė nė Shqipėri, e cila para pushtimit Osman ka qenė e krishterė, njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė u kthye nė myslimanė. Por, gjithashtu, pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se ajo (Feja islame, v. j.) ndihmoi mjaft nė ruajtjen e identitetit kombėtar, si kundėrvėnie ndaj pėrpjekjeve asimiluese nga vendet fqinje. Dėgjon shpesh se Shqipėria rrezikon tė kthehet nė njė vend fondamentalist. Kėto janė thėnie sa tė pavėrteta aq edhe tė pabazuara. Pėr tė qenė mė i qartė dėshiroj tė bėj njė parantezė. Qė nga viti 1967 dhe deri nė 1990, d.m.th. pėr 24 vjet, feja nė Shqipėri ishte e ndaluar ligjėrisht. Propaganda fetare dėnohej me burg. Priftėrinjtė dhe hoxhallarėt, njė pjesė u pushkatuan, shumė pėrfunduan nė burgje dhe ata qė mbetėn braktisėn robėn dhe detyrėn e tyre fetare, Kishat dhe xhamitė u shkatėrruan ose ju ndryshua destinacioni, me pėrjashtim tė njė pjese shumė tė vogėl, tė cilat u ruajtėn thjesht si monumente kulture. Ēdo pėrpjekje ilegale pėr tė kryer ndonjė rit fetar, dėnohej ligjėrisht. Pashkėt, Bajrami, Ramazani, Kreshmat, etj ishin tė ndaluara. Me rrezik tė madh njė pjesė e popullatės, sidomos ajo e moshuara, nė rastet e festave fetare, ilegalisht pėrpiqeshin brenda familjes tė realizonin ndonjė pjesė fare tė vogėl tė ndonjė riti tė mundshėm.

Me kushtetutėn e vitit 1974, Shqipėria u shpall vend ateist. Nė Kodin penal u shtuan nene tė veēanta qė parashikonin dėnime ndaj ushtruesve ilegalė tė riteve fetare. Rrjedhimisht veprimtaria dhe morali fetar u barazuan me punėn armiqėsore ndaj diktaturės. Pra, u realizua njė fenomen qė ishte i paparė nė tė gjitha vendet komuniste.

Nė vitin 1990, kur feja u la e lirė, nė mėnyrė tė ēuditshme shpėrtheu njė bum ndjenjash fetare. Po nė kėtė kohė emisarė fetarė tė vendeve fqinje dhe atyre arabe filluan tė duken nė rritje. Ata siguruan fonde pėr ringritjen e godinave fetare. Njėkohėsisht filloi shkollimi i kuadrove fetare si brenda dhe jashtė vendit, pasi nga ata tė kaluarit, pas kalvareve tė regjimit antifetar komunist, kishin mbetur shumė pak, por edhe ata mjaft tė moshuar. Varfėria e tejskajshme e popullit, hodhi njė pjesė tė tyre pas fesė jo aq shumė se e ndjenin, por pėr tė pėrfituar ndihma, tė cilat silleshin nga organizmat e ndryshme fetare, jo edhe aq shumė pėr tė ndihmuar se sa pėr tė bėrė propagandė nė interes sė fesė sė tyre. Sigurisht kjo pati avantazhet e saj, por duhet thėnė se pati edhe anėt negative. Kėshtu p.sh. filluan tė dukėn gra tė mbuluara me shami, megjithėse shumė tė pakta nė numėr, gjė e cila ishte zhdukur prej kohėsh nga Shqipėria. Filluan tė duken predikues fetarė tė huaj, tė cilėt edhe ritet fetare i bėnin jo nė gjuhėn shqipe (sikur Janullatosi nė gjuhėn greke, v. j.), etj. Megjithatė, besoj se nuk mund tė ketė asnjė lloj feje qė mund ta detyrojė shqiptarin tė lėrė ndjenjėn kombėtare dhe tė bėhet pėrkrahės i trullosur i fesė.

Edith Durham shkruan: “Shqiptari ėshtė gjithmonė shqiptar. Serbit mysliman dhe bullgarit mysliman ua kanė fshirė ndjenjėn e nacionalitetit fuqia e fortė e islamizmit”. Mė tej ajo vazhdon: “Shqiptarėt mysliman e tė krishterė, para armikut tė pėrbashkėt bashkohen. Disa kombe marrin dallime sipas feve. Shqiptarėt nuk duan t’ja dinė pėr to”. Shumė interesant ėshtė konstatimi i saj: “Nėn cipėn e muhamedanizmit tė shqiptarėve ka njė shtresė tė hollė krishterimi”(?!).

U zgjata pak nė kėto thėnie, tė cilat i pėrkasin vitit 1904, nė njė kohė kur Shqipėria ndodhej nėn sundimin Otoman. Mendoj se ēfarė ėshtė thėnė mė sipėr ėshtė e vlefshme pėr tė argumentuar dhe hedhur poshtė versionin e tė ashtuquajturit “rrezik fondamentalist Shqiptar”. Pasi nė vendin tonė nuk ka asnjė bazė, pėr asnjė lloj fundamentalizmi...”, pėrfundon citati nga kjo pjesė e shkrimit tė A. Moisiut. Pra, nė tė menduarit e tij pėr Islamin para katėr viteve, krahasuar me kėto qė tani thotė pėr tė nė ligjėratėn e fundit, vėrehet qartė njė “evoluim” mjaft negativ i pėrcjellė edhe me njė metamorfozė tė rrezikshme me premisa tė qarta politike, mjerisht tė vėna me qėllim ose pa tė, nė shėrbim tė fushatės antiislame e cila siē po shihet i ka rrėmbyer me eufori tė madhe edhe shumė intelektualė dhe politikanė shqiptarė.

Dhe mė nė fund, meqė z. A. Moisiu e njoha personalisht gjatė qėndrimit tė tij 10 ditorė nė Gjermani nė vitin 2000, si mysafirė i Shoqatės sė Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Mėrgim (BISHM), i cili nė mesin e mėrgimtarėve la pėrshtypje tė mira prej njė politikani dhe atdhetari tė devotshėm me prejardhje nga njė familje e njohur pėr tradita kombėtare dhe kulturore nė Shqipėri, mjerisht me qėndrimet e tij tė fundit kvazi shkencore dhe shumė kontraverze rreth Islamit tek shqiptarėt, natyrisht se ka shkaktuar reagime prej mė tė ndryshmeve nė opinionin shqiptar islam, sepse duke folur pėr Fenė islame para tė huajve nė kontekst aq negativ historik, mu nga pozita e presidentit tė shtetit shqiptar, s’ka dyshim se njė qėndrim i kėtillė i tij ka shtruar dilemėn rreth figurės dhe biografisė sė tij personale, qoftė pėr periudhėn e komunizmit nė Shqipėri, kur ai kishte poste tė larta shtetėrore dhe ushtarake, qoftė pėr periudhėn e pas vitit 1990 nė tė cilėn, si i pensionuar do kryejė detyra dhe funksione tė ndryshme shoqėrore dhe politike, pėr derisa nė vitin 2003 si figurė kompromisi e pranuar nga dy forcat mė tė mėdha politike, PD dhe PS, do tė zgjidhet president i Shqipėrisė. Pra, nuk duhet tė harrojmė faktin se paraqitja e tij e fundit publike me opsionet falso dhe kuturu rreth Islamit tek shqiptarėt, nuk mund tė jetė e rastėsishme, siē nuk janė as sulmet e pareshtura kundėr vlerave dhe kulturės islame tek shqiptarėt..!!

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org