English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

Deklaratė pėr Shtyp

18.12.2005

Su: Reagim ndaj fetarizimit tė diskursit nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Drejtues tė Partisė Socialiste

Nė datė 18.12.2005, tė ditės sė shtunė, nė Tiranė u mblodh Kėshilli Drejtues i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Forumi Musliman i Shqipėrisė vuri re, krahas zhvillimeve normale tė njė tubimi politik, edhe disa teprime tė cilat bien ndesh me frymėn e shoqėrisė shqiptare si edhe me pretendimet gjithėpėrfshirėse tė njė force politike, sic ėshtė Partia Socialiste e Shqipėrisė.

Kryetari i Partisė Socialiste dhe i Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama gjatė mbledhjes, ėshtė shprehur ndėr tė tjera me tone tallėse ndaj figurės madhore tė Islamit dhe feve nė Shqipėri, tė ndjerit Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Nė njė kontekst kritik z. Rama ndėr tė tjera deklaroi se kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, flet si ‘Sabri Koēi’. I kujtojmė z. Rama si edhe pėrgjegjėsve pėr marrėdhėniet publike tė forcės sė rėndėsishme qė ai drejton, se krahasimi negativ me njė personalitet tė shquar tė kombit si Sabri Koēi ėshtė jashtė konteksti dhe i pavlefshėm. Situata rėndohet edhe mė shumė kur humori bėhet me njė tė vdekur.

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė i shqetėsuar nga fetarizimi i panevojshėm i diskursit politik nė Shqipėri, i cili shton nė mėnyrė artificiale polarizimin dhe ndarjet, pėr tė cilat ka kontribuar politika deri mė sot. Nė fjalėn e tij, z. Rama, gjithashtu krahasoi luftėn kundėr korrupsionit tė kryeministrit aktual me “luftėn e Haxhi Qamilit kundėr tė pafeve”. Larg njė versioni thjeshtėzues dhe konfliktual tė historisė, duam t’i kujtojmė opinionit publik se viktima tė luftės sė Haxhi Qamilit, kanė qenė nė rradhė tė parė hoxhallarėt patriotė tė Tiranės si Hafiz Ibrahim Dalliu etj. Kėmbėngulja pėr tė kritikuar kundėrshtarėt politikė mbi baza fetare, besojmė se dėmton nė radhė tė parė ata qė bien nė kėtė kurth.

Forumi Musliman i Shqipėrisė, njė organizatė e shoqėrisė civile qė monitoron shfaqjet e intolerancės fetare dhe raciale nė Shqipėri, kėshillon klasėn politike shqiptare dhe nė rastin konkret Partinė Socialiste, qė tė tregojė kujdesin e duhur pėr mospėrzjerjen e panevojshme tė ilustrimeve fetare pėr tė goditur kundėrshtarėt politikė.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
TIRAN
Ė

_______________________________________________________

Njoftim pėr editorėt:

Forumi Musliman i Shqipėrisė ėshtė njė organizatė e shoqėrisė civile, qėllimi i tė cilės ėshtė tė luftojė racizmin, islamofobinė dhe ksenofobinė.

Pėr shumė informacion vizitoni sajtin tonė: www.forumimusliman.org

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org