English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ

DEGA SHKODĖR

REAGIM

15 / 09 / 2005

Me datėn 1 Shtator, ditėn e enjte nė gazetėn "Koha Jonė" nė dy faqe tė brendshme tė saj shpaloset njė titull "sensacional" nė rubriken Religjioni - Debati, speciale "Shkenca e zbritur qiellore po derdhet nė Shkodėr" me autor Agron Lukėn.

Nė kėtė shkrim, Agroni, njė qytetar shkodran pėrgojon nė mėnyrė ofenduese emrin e Allahut xh.sh, librin e shenjtė tė muslimanėve, Kuranin dhe profetin Muhamed s.a.v.

Ai tallet me aktivitetet fetare tė Myftinise Shkodėr dhe me besimtarėt muslimanė shkodranė. Barrė e rėndė kjo pėr t’u mbajtur nga autori.

Pėr ne besimtarėt muslimanė, ky shkrim nuk ėshtė njė gjė e re. Islami ėshtė ballafaquar me njerėz tė pafe si Agroni qė nė fillim tė shpalljeve tė Kuranit dhe ne muslimanėt Shqiptarė, sot vazhdimisht cėnohemi nė besimin dhe dinjitetin tonė nga media e shkruar dhe elektronike.

Tė luftosh islamin sot, je modern dhe hyn nė hatėr tė armiqve tė kombit shqiptar. Artikulli futet nė grupin e atyre qė trajtojnė autorėsinė e Kuranit pėr tė cilėn armiqtė e Islamit nuk kanė pushuar sė shkruari nė shekuj.

Le ti pergjigjemi kėtij sulmi me fjalėt e Allahut xh.sh:

"Pasha Kuranin e pacėnueshėm me urtėsinė e tij tė lartė. S'ka dyshim se ti Muhamed je prej tė dėrguarve. Je nė njė rrugė te drejtė. Kurani ėshtė zbritje e tė plotfuqishmit, mėshiruesit" (Jasin 2-3-4-5).

"Ne tė kemi shpallur ty Muhamed argumente tė qarta, dhe ato nuk i mohon askush pėrveē atyre qė kanė dalė respekti" (El-Bekare 99)

Pėr ēėshtjet e besimit nė Zotin njė, njė fizikant i madh amerikan thotė: "Kur duam te gjejmė njė ateist, atė e kėrkojmė ne departametin e filozofisė se nė rradhėt e fizikantėve nuk ka.

"Allahu vėrtetoi se nuk ka Zot tjetėr veē tij. Kėtė e dėshmuan edhe engjėjt dhe dijetarėt..." (Ali-Imran 18)

Nė shkrimin e tij, autori ngatėrron besimet, ngatėrron librat e shenjtė dhe tregon paditurinė e tij nė fushėn e religjionit. Duke cituar filozofėt e lashtėsisė ai harron se shkrimet e filozofėve tė lashtė janė pėrkthyer me parė nga dijetaret islamė, nė arabisht dhe prej kėsaj nė gjuhėt e tjera evropiane. Nė mbyllje tė shkrimit autori ofendon gjithe shqiptaret duke i quajtur "...shqiponjaxhinjtė komunisto-orientalė tė shekullit tė XX edhe Enverit tė Hoxhajve..."

Nė kėtė mbyllje, autori tenton qė komunizmin si ideologji t’a bėjė me origjinė nga lindja dhe per ardhjen e tij nė Shqipėri tė fajėsojė muslimanėt shqiptarė. Kėtu autori e ngarkon veten me faj duke fajėsuar tė tjerėt padrejtėsisht. Dihet botėrisht qė nė truallin islam nuk ka lindur asnjė ideologji e tipit te "izmave" dhe tė komunizmit nė veēanti. Pėr besimtarėt muslimanė nė tė gjithė botėn burimi i dijes ėshtė Allahu xh.sh dhe atyre u mjafton libri i Allahut, Kurani dhe shembulli i jetės sė profetit Muhamed s.a.v. Nė mendjet e tyre nuk ka vend per ideologji djallėzore. Kėto ideologji u lindėn nė Evrope e Rusi nga Darvini, Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini etj, tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje me truallin islam.

Artikullshkruesi e di mirė se kush e solli komunizmin nė Shqipėri dhe nuk ėshtė nė etikėn tonė si bashkėqytetarė qė t'ia kujtojmė nė kėtė shkrim. Pėrmbajtja e artikullit ėshtė sulmuese ndaj muslimanėve shqiptarė dhe shkodranė nga pozita ateiste si dikur nė komunizėm. Ne si besimtarė muslimanė i bėjmė thirrje autorit tė pushojė intrigat e tij kundėr islamit, pėr tė mos turpėruar veten e tij pėrballė bashkėqytetarėve dhe shokėve muslimanė. Ne i apelojmė atij, tė largohet nga mosbesimi dhe tė besojė nė Zotin si Krijues i Gjithėsisė.

Nė tė njėjtėn kohė, shprehim keqardhjen qė gazeta "Koha Jonė" i jep hapėsirė artikujve tė ketij lloji, qė nuk i shėrbejnė askujt dhe as qėllimit tė kėsaj rubrike. Ėshtė nė nderin e botuesve tė gazetės qė nė tė njėjtėn rubrikė tė botojė kėtė shkrim tonin, dhe gjithashtu edhe artikullin e gazetės "Udha Islame", organ i Myftinisė Shkodėr me titull "Njeriu... rastesisht, apo...!" dhe le t'ia lėmė lexuesve shqiptarė tė gjykojnė.

 

FORUMI MUSLIMAN I SHQIPĖRISĖ
DEGA SHKODĖR
 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org