English

Index
Kush jemi ne
Qėllimet e Forumit
Pėr shtyp
Aktivitete

Raporto raste diskriminimi

Anėtarėsohu nė forum


DEKLARATE

E Myftinise Shkoder perpara mediave rreth ceshtjes se deklarates fyese te Presidentit te Shqiperise ndaj muslimaneve Shqiptare.

 Institucioni i myftinise Shkoder si perfaqesues i muslimaneve te qarkut te Shkodres dhe te gjithe veriut te Shqiperise, mbasi vertetoi saktesisht deklaraten e fundit cenuese dhe fyese te te drejtave te muslimaneve te Shqiperise nga Presidenti Alfred Moisiu, deklaron sot perparave mediave te shkruara dhe vizive se: Deklarata e Presidentit te Republikes ne nje forum te zhvilluar para pak diteve ne Londer se “Islami ne Shqiperi nuk eshte fe burimore as besim rezidencial, feja Islame eshte fe e ceket tek cdo shqiptar, po te germosh (sipas tij) do te zhbulosh thelbin e tij te krishtere. Muslimanet nuk jane shumica ne shqiperi …..” e te tjera citime jane sipas Myftinise se Shkodres fyese te ndjenjave te te shenjta te muslimaneve shqiptare sa qe cenojne vlerat e tolerances bashkjeteses fetare te cilat nuk jane te imponuara por jane trashegimi e te pareve tane mbi bazat Islame. Komentet e tij nuk perputhen me nivelin e nje njeriu me botkuptim njerzor e jo me te Presidentit  te  Shqierise, ku populli i saje i perfshire ne tri fete ka qene gjithmone i shquar per harmonine ndermjet tyre.ne si muslimane besojme se kjo harmoni do te jete perhere  pjese perberse  dhe vendimtare per mbrojtjen e feve te kombit tone i cili sot me sume se kurre ka nevoje per bashkim, unitet dhe solidaritet.  Duke u nisur nga keto e shume te tjera qe njeriu me llogjike te shendoshe i kupton, i bejme me dije Presidentin Alfred Moisiu dhe te disa te cilet jane te njeanshem se feja islame eshte e rrenjosur ne zemrat e muslimaneve dhe jo ngjyrosur sic pretendohet. Per kete arsye i kerkojme Presidentit te Republikes se Shqiperise qe te reagoje ashtu sic i takon nje Shqiptari te vertete aq me teper nje presidenti, duke i kerkuar falje publike muslimaneve te shqiptare te cilet jane ndjere teper te ofenduar dhe keq perfaqesuar prej tij. Ne i garantojme atij se nje veprim i tille i mirpritur nuk do ta ule, perkundrazi do ta nderonte ate dhe gjithe popullin shqiptare. Jemi te bindur se Presidenti i Shqiperise do te na mirekuptoje per shqetesimin dhe ne te ardhmen shpresojme se do te jete faktore i unitetit te kombit tone.

MYFTINIA SHKODER
 

Kush jemi ne | Qėllimet e Forumit | Deklarata pėr shtyp | Foto nga Aktivitetet| Kontakt | ForumMail

Forumi Musliman i Shqipėrisė,
Rruga Llazi Miho, Pallati 5, Apartamenti 17, Kombinat, Tirana, Albania, Email: info@forumimusliman.org