Anėtarėsohu nė forum |
Reagime tė muslimanėve shqiptarė
ndaj deklaratės sė Alfred Moisiut
(Sqarim: Forumi ynė ka marrė shumė
reagime, por pėr arsye kohe dhe hapėsire po prezantojmė vetėm disa prej
tyre. Shkrimet hidhen online tė paedituara)
_____________________________________________
Sumeja Ramadanaj,
Kaēanik
Presidenti i tanishem i Shqiperise duhet te
jap doreheqje! Shqiptaret muslimane SHUMICE jane fyer. Kerkim-faljeje
kerkohet vetem atehere kur flet nga mpirja apo 'cmenduaria e perkohshme',
por, ky duket qarte se ka folur me PARAMENDIM.
Alfred Moisiu, NUK JE PER PRESIDENT!!!
_____________________________________________
Senad Makoviq,
Ulqin
Lajmi per qendrimet e presidentit shqiptar
na ka shqetesuar tejmase. Une kerkoj nga presidenti qe t'iu kerkoj falje
publike muslimaneve shqiptare, dhe te mos perseriten me qendrime te tilla.
Me nderime,
_____________________________________________
Klenti Mane,
Zvicėr
Ju pershendes, ndersa reth fjalimit te
kryetarit Moisiu nese eshte e vertet atėhere nuk do koment esht nje fyerje
teper e madhe dhe kur mendohet nga kush vjen nga nje burr shteti nuk di le
te jetė problem i ti.
Ndersa reth asj se cfare kemi qene para sa e sa shekujsh nuk e kuptoj cka
do te arrije me kete. askush nuk pyet si ke qen por sije te gjithe
njerezia e ndjejne veten musliman dhe nuk ka nevoj te na japin shpjegime
te tjeret se cka kemi qene ne. Une jam krenar qe jam i tille, dhe
respektoj cdo fe ndersa fene time islame e dua.
Tung
_____________________________________________
Arian Sula,
Itali
E ndej si detyre qe pavarsisht se shkrimi
nuk eshte profesioni im, ti pergjigjem me pak fjale z. Mojsiut (se
president nuk me behet ta therras).
Si muslimane ne radhe te pare pastaj edhe si shqiptare ndjehemi shume te
ofenduar qe fjale te tilla i degjojme te perseriten shpesh, por kur keto
dalin nga goja e atij qe duhet te mbaje nje qendrim prej arbitri dhe
asnjeanes, atehere durimi prek kufinjte.
Prandaj kerkojme qe veprimi me i paket qe duhet te besh ti z.Mojsiu eshte
ti kerkosh falje muslimaneve shqiptare te lenduar rende nga fjalet e tuaja.
Dhe gjeja me fisnike qe mund te besh ne keto momente eshte te japesh
dorheqjen menjehere si president, por ti nuk e ben dot kete, sepse nuk je
i paisur me te tille virtyte, por akoma beson ne perrallen e plakut te
vitit te ri kur thua qe islami ne shqiperi nuk eshte burimore por e
sjellur nga faktori ushtarak turk.
_____________________________________________
Selami Islami,
Maqedoni
Distancohem publikisht nga deklarata e
alfred mojsiut, "shqiptaret ne thelb jane krishter." Eshte nje cinizem i
papare dhe nje kontradikte faktike, aq me keq kur vjen nga nje institucion,
ironi, alfred vs. mojsiu!
ska cka me thene ma teper se qe nenkuptohet
_____________________________________________
Fitim Flugaj,
Kosovė
Une jam myfti i zones se Sharrit, ne Kosove. Mendimi im eshte keshtu:
Fatkeqesia e shqipatereve eshte se injorantet po e udheheqin shoqerine
shqiptare. Edhe pse zoteri Alfred Moisiu eshte president i Shqiperise nuk
do te thote se ka peshe deklarata e tij dhe ligjerata qe ka mbajtur para
forumit te Universitetit te Oksfordit
mund te jete nje ligjerat shkencore. Thjesht ai eshte nje injorant i
semure qe vuan nga komplekse te ndryshme psiqike qe ka mbajtur nje
ligjerat para injoranteve te cilet vuajn nga e njejta semundje. Ne
psikologji kur njeriu e trajton boten ashtu sic eshte dhe mendon vete,
konsiderohet si nje semundje me sindrom te rende. Ai e ka perserit te
njejtin gabim sikur vite me pare qe e kishte perserit Berlluskoni Italian.
Dmth.z.Moisiu nuk ka studiuar dhe as qe ka qasje ne historine islame te
shqiptaret e aq me pake ne njohjen e islamit, ai ka gjykuar verberisht i
ndikuar nga urrejtja e krijuar nga qarqe me te njohura ne mbare boten.
Shpresojme qe nje dite ta njeh te verteten dhe
ta udhezoje Allahu ne rrugen e drejte islame, e kjo mund te arrihet vetem
me studim dhe lexim objektiv pa paragjykim. Dasht Allahu dhe behet ashtu.
_____________________________________________
Avni Tafili,
Kosovė
"Z. Mojsiu, pėrkundrazi, paska rrezikuar tolerancėn ndėrfetare
nė traditėn e popullit shqiptar!"
I respektojė bindjet e tij fetare dhe "zgjuarsinė" bashkė me intrigat e
tij politike pėr tė kėnaqur opinionin britanez dhe me gjerė (perveē
shqiptarėve muslimanė dhe atdhedashėsve), por mė shqetėson fakti qė ėshtė
dukur tepėr naiv - si pėrfaqėsues i popullit shqiptar, kur tė nesėrmen
audienca e ka kuptuar se 'Presidenti i Shqipėrisė kishte treguar pėrralla'.
Le tė pėrkujtojė, se, jemi nė shekullin e komunikimit masiv, nė epokėn kur
bota ėshtė bėrė njė fshat i vogėl, e askush askė nuk mund ta manipulojė.
Popullit shqiptar nuk i duhen lider puthadorėsh e servilash e as
iluzionistė e manipuluesė identitetesh, por udhėheqės, qė nėpėrmjet luftės
sė mirėfilltė kundėr korrupsionit, e duke avancuar programe ekonomike,
duke ngritur nivelin e arsimimit etj., njėheritė i shėrbėhet kombitė, por
edhe dėshmohet serioziteti (qė ndėr vite gjithnjė kemi pasur liderė tė
atillė qė vdisnin pėr ēikėz simpati nga tė huajtė) pėr t'u bėrė pjesė
serioze e integrimeve dhe zhvillimeve nė rajon. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi
kushtetare dhe obligim moral ndaj atyre qė ua besuan udhėheqjen. Pėr
puthadorizma e servilizma vendi mė i pėrshtatshėm mund tė ishte nė ndonjė
nga faltoret e Janullatosit.
Aq mė keq, deklaratat e tij vijnė nė kohėn kur populli shqiptar ka nevojė
mė shumė se kurrė pėr unitet, harmonizim forcash e bashkėpunim tė
ndėrsjelltė, ndėrkohė "presidenti Mojsiu" pėr njė duartrokitje ēasti e pėr
hir tė njė entuziazmi fanatik e kalimtar, i shėrbeu ndarjes, pėrēarjes dhe
trazimit shpirtėror shqiptarėve muslimanė shumicė.
Madje, manipulimet e tij me faktet historike, nėpėrkėmbja e dinjitetit dhe
identitetit real, nxitja e urrejtjes ndėrfetare tek shqiptarėt nė
Shqiperi,Kosovė e mė gjerė, mund t'u krijojė vakum dhe hapėsirė tė
pjellshme atyre qė "ia duanė tė mirėn kombitė tonė" pėr disfavorizimin dhe
vėnien nė dyshim aftėsitė e lidershipit shqiptar nė Kosovė pėr ndėrtimin e
shtetit tė Kosovės mirėfillėsishtė, ku s'do tė kishte vend manipulenca,
propaganda urrejtje-nxitėse, e as shkelje identitetesh etj.
Z. Moisiu, duhet ta kuptojė se dinjiteti i Shqipėrisė dhe shqiptarėve
ngritet e ruhet duke i respektuar dhe ēuar nė vend premtimet, jo duke
gėnjyer e bėrė qefin botės. Kurse identitetet nuk ndėrtohen as me dhunė e
as me 'shifra falce'. Ju hytė nė "faqet e historisė", ashtu siē hyri Noli
dhe Bogdani. Ndėrsa, populli shqiptar vazhdonė tė jetė viktimė e veprimeve
tė ngjashme tė "lidership-izmit tė papėrgjegjshėm e iluzionistė!"
I nderuar "kryetar" e "politikan" e "historian" e "shkencėtar" e "filozof"
na ke borxh neve shqiptarėve muslimanė "pakicė": KERKIM FALJEJE!
p.s. Mbase Alfred Moisiut mund t'i duket mali zot, e mund tė jetoj akoma
nė paganizėm, e biles gjyshėritė e tij edhe mund t'i rrėfenin se nga mund
ta ketė origjinėn, por qė tė dijė se ēfarė fshehet nė zemrat dhe mendjet e
ēdo shqiptari, i vie erė 'budallallėku'.
_____________________________________________
Selman Merjo,
Kanada
Te nderuar: Une qe ju shkruaj pak fjale jam
Shqipetar musliman me banim ne Canada prej 41 vjet. Dua te shprehem me
kritikat qe i behen Mr. Mosiut mbi koferencen e tij ne Londer.
Une mendoj se per 1500 vjet Shqipetaret ishin orthodhoks dhe me okupimin e
ushtrise Turke para 600 vjetesh neve e kethyem fene ne musliman. Kete ka
thene dhe Moisiu, qe feja muslimane ne shqiperi ika rrenjet e cekta. Kejo
eshte realitet, atehere pse kerkoni tju kerkoj falje Mr. Moisiu?
Me shume respekt
_____________________________________________
Klevis Murati,
Elbasan
Une mendoj se shkrimi ne fjale eshte nje
pacavure e cila eshte jashte koopetencave intelektuale te presidentit
Moisiu.Dora e shkruesit eshte pjese e klonimit ortodoks te regjimit te
Fatos Nanos.Deklarata te tilla jo qe nuk e ngrejne vlerat presindeteve
tone servile por perkundrazi ato leshojne dhe nje here mesazhin se me te
vertet Shqiperia eshte mbushur me njerez me mikrocipe ne koke te cilat
komandohen me telekomanda me frekuenca veri-jug.Sinqerisht ne si shqiptare
pavarsisht taksave turke kundrejt besimtareve krishter ne dobi te ruajtjes
se tyre fizike-shpirterore dhe te pranimit biblik te besimtareve krishtere
nen moton "Jepi Zotit ate qe i takon Zotit dhe jepi Sulltanit ate qe i
takon Sulltanit" Krishteret shqiptare vleresuan shume qarte zgjuarsine e
tyre duke i dhene Zotit te drejten e monoteizmit Islam kundrejt
politeizmit kristian dhe miresine ekonomike-politike-ushtarake duke
filluar si kryeministra ne Porten e larte e duke perfunduar Sulltane ne
vende te tjera te botes.Skenderbeu pavarsisht populizmit kristian dhe
trumpetimit te daulleve sllave se mbrojti krishterimin ai shfaqi me se
miri ne praktike mesimet dhe filozofine Islame ne drejtiim e shtetit
nderkohe qe filozofia krishtere ishte akoma ne kohen e fiserise dhe
ndarjes se shtetit ne papaqe dhe principata. Vetem me hyrjen e Islamit ose
te teorise se tij Shqiperia mori emrin Shtet nderkohe qe Europa ishte e
percare ne mbreter dhe fise nderkohe qe Islami perconte eren e
globalizimit modern ne bashkimin e shume popujve dhe shteteve , ne
politikat e tij financiare duke larguar pengesat doganore dhe duke u bere
nje shembull i mire te cilin sot Europa plake e ka kopjuar.Po keshtu te
njejten filozofi praktikon dhe amerika ne luften e saj per homogjenizim
boteror.Pra ky eshte Islami o Moisi qe i mesoi stergjysheve te tu dhe te
mive se si ti lene zenkat dhe luftrat sllave-romane dhe besimin ne
politeizmin trinitar dhe te bashkohen mes vete nen nje fjale te vetme , "Zoti
eshte NJE dhe jo tre.
_____________________________________________
Sokol Hoxha
Tirane
kolisokol@yahoo.com
Alfred Moisiu, ka rene viktim e njerezve
qe urrejne fene islame. Pasi dihet qe ai vete nuk eshte aq i zoti sa ta
shkruaj vete nje tekst per te prezantuar ne forumin e Oksfordit, mendoj se
fajtori duhet gjetur te keshilltaret dhe miqte e ligj te tij, te cilet e
kane kthyer ne nje viktime. Moisiu ne vend qe te kontriuboje ne nxitjen e
tolerances fetare ne Shqiperi, me shkrimin e tij eshte kthyer ne nje njeri
qe shtyn ne urrejtje anti-muslimane. Fajtor ne shkrimin e presidentit jane
njerez si Ismail Kadare, Pirro Misha, Neshat Tozaj, Mustafa Nano, Kastriot
Myftaraj, Ibrahim Rugova dhe tradhetare te sojit te tyre, te ciles nxisin
perdite nepermjet shkrimeve te tyre per te shuar islamin ne Shqiperi.
Por ashtu si edhe ne rastin e kerkeses falje ndaj Kishes Katolike, kur nje
shaka u be me Papen, Alfred Moisiu yne i paditur, duhet te pergjunjet dhe
kerkoj falje ndaj muslimaneve te Shqiperise, te cilet e mbajne me buke
nepermjet taksave te tyre, nga te cilat, ky plak pensionist nga Kavaja
merr edhe rrogen.
Nese ky njeri nuk pendohet dhe nuk kerkon falje, atehere harram i qofte
rroga qe ha nga 2 milion e gjysem muslimane shqiptar.
_____________________________________________
Muhamed Jusufi Kajolli
drejtor, shoqata kulturore 'Zėri Ynė'
Kosovė
Reagim ndaj ligjėratės sė Alfred
Mojsiut presidentit tė Shqipėrisė rreth ideve tė tij tė dala nė shtyp nė
mediat e shkruara dhe vizive tė dates 10 nėntor 2005
Pjesa shqiptare jashtė trojeve tė shtetit amė ndihet e fyer
Idetė tuaja legjitimojnė politikėn vrasėse dhe spastrimin etnik tė serbėve
dhe tė grekėve ndaj popullit shqiptar kur ju shpreheni se islami nuk ėshtė
burimor. Nėse ai nuk ėshtė burimor ai atėherė sipas jush ėshtė ide qė
prodhon terroristė, mu ashtu si propagandonin serbėt.
Idetė tė dala nga z. Alfred Mojsiu, nė ligjėratėn e tij me temė Toleranca
ndėrfetare nė traditėn e popullit shqiptar e mbajtur nė forumin e
Oksfordit, janė tendencioze. Mendimi tij se islami nė Shqipėri (tek
shqiptarėt) nuk ėshtė fe burimore, por e sjellė nga faktori ushtarak turk...sepse
islamizmi nuk ėshtė fe burimore, as fe e pėrhapur nė kohėn e origjinės, as
besimit rezidencial, por njė dukuri e ardhur dhe e trashėguar nė gjuhėn
dhe liturgjinė e faktorit qė e solli...Si rregull ėshtė njė islamizėm i
cekėt... Tek ēdo shqiptar pak tė gėrmosh do tė zbulosh thelbin e tij tė
krishterė... mė shumė >>>
_____________________________________________
Adi Hima,
SHBA
jurist i ligjit anglo-sakson
'Leter Presidentit te Shqiperise'
Kur lexova artikullin ''Shqiptaret ne thelb jane te Krishter'' u befasova
per faktin se President Mojsiu duhet te perfaqsoj interesat e
Shqiperise.Megjithese Mr Mojsiu eshte perpjekur te beje analize
intelektuale, anti-islamizmi i verbuar nuk e ka lene te shikoj qarte.Per
tolerancen e krishtere ''Greke'' e njoh mire per faktin se jam Came ,dhe
qe shume njerez te mi jane masakruar nga duart e Priftrinjve Greke
ortodoks.Dua ti kujtoj Presidendit se jam nipi i Madan Sherrit nga Filati
qe e ka pritur ne shtepine e tij Ymer Nishanin dhe babane tuaj Spiro
Mojsiun si patriot Shqiptar,por me sa duket im gjysh ka gabuar ashtu sic
gaboi dhe Mbreti Zog qe e beri gjeneral te oborrit mbreteror qe ti
trathtonte Shqiptaret me vone dhe te kalonte nga ana e Grekut.Jo vetem aq
por i sherbeve Komunizmit ,se ne fund te fundit bazohej ne
internacionalizem dhe jo ne nacionalizem.Ne Shqiptaret i therrasim njeri
tjetrit vellezer pamvarsisht qe te huajt kane dashur te na percajne me
Fene.Besimi eshte zgjedhje shpirterore dhe jo raciale.Kurkujt nga ne
Shqiptareve nuk i ka hije te uli nje besim per tjetrin,se ne fund te
fundit nje besimtar i vertet qendron shume me lart se ty Mr President.Por
me sa duket ju nuk njihni aq sa duhet as besimin tuaj e jo me
Islamin.Muslimanet jane Njerezit e LIBRIT TE SHENJTE ashtu sic jane
hebrejt adhe te krishteret.Prandaj do te ishte denjeshme per Ju te kerkoje
falje nga kjo lajthitje dhe te jepje dorheqje ne qoftese me te vertet i je
President i Shqiperise.
_____________________________________________
Nexhat Ibrahimi
Prizren
-Njė
pėrgjigje presidencės shqiptare, Alfred Moisiut dhe elitės politike
gjithėshqiptare-
Ndėr ēėshtjet gjithherė aktuale, si te ne ashtu edhe nė
qarqet botėrore, ėshtė tema e bashkėjetesės nė rrafshin teorik ndėrmjet
Islamit dhe feve, ideologjive apo botėkuptimeve tė tjera dhe nė rrafshin
praktik, historik ndėrmjet muslimanėve, kristianėve dhe feve apo
ideologjive tjera. Ky aktualitet konsiston nė faktin se shumė qarqe
politike botėrore, me anė tė mekanizmave tė veta, e shtrojnė kėtė ēėshtje
nė kontekstin negativ dhe pezhorativ.
Njė ndėr rastet mė tė fundit ėshtė ataku mbi vlerat islame
nga ana kryetarit aktual tė Shqipėrisė, siē e quajnė disa: vllahut nga ana
nacionale dhe ortodoksit nga ana fetare, Alfred Mojsiut dhe e
politikanit injorant e prepotent nga Maqedonia Menduh Thaqi dhe polemikat
e tij dhe tė bashkėmendimtarėve... lexo shkrimin e
plotė >>>
___________________________________________________
Xhavit Muslija
Zvicėr
Ky ėshtė njė skandal tepėr i rėnde i presidentit tė Republikės sė
Shqipėrisė. Nuk ėshtė e drejtė e tij qė nė funksionin e presidentit tė
republikės, qė nė njė apo tjetėr takim dhe forum pėrfaqėson njė popull
banoret e tė cilit janė me shumicė muslimane, e tė fyej dhe nėnqmoj nė
forma tė tilla. Ai nė forma tė tilla mund tė flas veē pėr veten e tij,
ndoshta edhe familjen e tij.
Kur ka thėnė se shqiptarėt janė nė thelb tė krishter, genjeshtra e tij
peshon mbi 1000 kg. Unė atij i them: Se jam MUSLIMAN SHQIPTAR (me rrėnjė
dem baba dem) me vetėdijen dhe vullnetin mė tė madh.
___________________________________________________
Agim Avdiu,
Shkup
'Mojsiu sikur Noli'
Pershendetje te gjitheve.....
Me vjen shume keq qe
Shqiperia ka nje president te tille.... Me vjen mire qe ai nuk eshte
president i te gjithe shqiptareve, edhe pse shume politikane te tjere
shqiptare ende kane mykun e krishtere neper kokat e tyre, duke u bere
sahanlepires dhje puthadoras indirekt te Vatikanit dhe te Perendimit.
- Une ndjej nje keqardhje teper te madhe ne njeren ane, dhe nje reagim
shume natyror ne anen tjeter, se si mundet nje njeri i cili perfaqeson
kreun e Shqiperise dhe te gjithe shqiptaret atje, te beje aq skandale dhe
te thote aq fjale paradoksale sa s'ta merr mendja. Madje, gjerat e
interpretuara nga ai, ma merr mendja se te te gjithe ata qe i kane degjuar
direkt (jo shqipfolesit), ka nxitur nje buzeqeshje shume cinike ( se ky
budalla nuk po e dika se 75% e shqiptareve ne Shqiperi jane muslimane).
E po president i mjere i Shqiperise, Afred Mojsiu, une Agim Avdiu po te
drejtohem se nuk jam i krishtere e as qe kam qene ndonjehere, madje as qe
dua te jem, dhe te lutem, mos ja fut kot dhe mos e mbush gojen me kopalla
ne emer te shqiptareve tjere, sepse sipas teorise tende duke e krahasuar
me teorine e evolucionit, atehere edhe ti, edhe une, edhe te gjithe ne
shqiptaret jemi majmune (pasi qe evolucionizmi thote se njeriu ka
prejardhjen nga majmuni)... nese eshte keshtu, atehere "te gjithe
shqiptare te vrapojme neper kafazet e Zoo kopshteve".
- Ti mund te flasesh vetem ne emrin tend personal (ke te drejte te
deklarosh per veten se nuk je shqiptar- qe edhe nuk je), por mos fol ne
emrin tim dhe ne emrin e shume shqiptareve tjere....
Mos harro, se ti ndoshta ke votebesimin e qytetarit te Shqiperise, i cili
nuk ta ka dhene voten per te percaktuar ata si te krishtere, si muslimane
apo si budiste etj... por per te perfaqesuar ata ne instancat
nderkombetare dhe per te udhehequr shtetin tend. Pirolla te qofte,
ngjashem ia ke be sikur Noli: Ai u be pushtetar i Shqipterise me votat e
shumices shqiptare muslimane, ndersa perqeshe dhe fyen profetin e shumices
muslimane shqiptare (Islamin dhe Muhamedin a.s.).
Mirepo, mentoret e tu jane shume te mencur dhe te afte.... ata kerkojne qe
ti me te vertete te jesh ashtu sic je... kukull e dikujt qe deshiron te
prishe harmonine, ekuilibrin dhe tolerancen fetare ne Shqiperi...
Une jam ne Maqedoni, por paramendo, asnje politikan maqedonas nuk ka dale
me nje deklarate te tille te rrezikshme antishqiptare dhe antiislame
sikurse ju, gje e cila mund te jete normale kur dihet se maqedonasi eshte
i etnikumit dhe i fese tjeter. Por ti, kokemadh e qe nga pamja edhe dukesh
dembel, ke perdhosur edhe emrin e profetit te madh i cili udhehoqi nje
popull te tere drejt atdheut te tyre- Mojsiut... Atehere po ta bejme nje
komparacion, sa ke ti te perbashket me profetin Mojsi... ai ishte profet
dhe prijes i popullit, i cili ishte i mencur dhe vizionar per popullin e
tij dhe ti qe je nje "president kukull" qe nuk di te udheheqesh nje popull,
aspak i mencur por nje budalla unikat dhe i cili provokon popullin e
vet...
Tash po e shoh se Migjeni kur ka shkruar "per kafshaten e mjerimit",
qellimin e ka pase me siguri per mjerimin intelektual dhe shpirteror e jo
vetem per nje kafshate buke....
Atehere, nese kjo eshte e vertete, mjerimi i Shqiperise qendron mu ne maje
te saj.... turp!!!
___________________________________________________
Vehap Kola,
Tiranė
Eshte shume interesant fakti qe nje qytetar me nje stature te paqene
akademike, me nje shije shume mesatare, prej aytyre qytetareve pensioniste
qe qe dalin te luajne shahne ndonje qoshk ose park te rregulluar kohet e
fundit per kete target grup zgjedhor. Nuk eshte e veshtire te veresh
nivelin zhargon te deklaratave te tij politike ose shpesh popullore kur
eshte fjala qe ai te prononcohet. I
nderuari president shpesh eshte munduar te tregoje nje fytyre te moderuar
dhe nje pozite prej liridashesi e mbrojtesi te te shypturve dhe vegjelise
ne pergjithesi. Per kete ka marre nje "hajt" nga cdokush duke patur
parasysh rolin e tij teper te kufizuar ne
politikberje dhe ne vendimmarrje te rendesishme.
Deklarata e mesiperme eshte vertete serioze pasi synon qe me ane te te
pavertetave, konkluzioneve psikologjike te shkalles se ulet te ekspertizes,
te nxjerre ne pah disa te paverteta, qe gjoja
thelle-thelle shqiptaret jane te krishtere. Kete nuk kam pare ta beje
asnje lider politik dhe asnje sociolog sadopak i degjuar dhe autoritativ
qofte, per shkak te ekuilibreve delikate qe prek nje deklarate e tille.
Zoti Moisiu, eshte mire qe, te jete nje perfaqesues i denje e nje populli
me shumice muslimane, dhe pak perpara se te gjeje rrenjet e vjetra te
krishterimit nder shqiptaret, duhet te merret me ndonje problem me serioz
qe ka shfaqur vendimmarrja publike ne vitet tranzicionit ose kurdohere ne
Shqiperi.
Me duket se nje sere institucionesh qe ai drejton ose mbi te cilat ai ka
autoritet funksional, mbikqyres ose llogarikerkues kane treguar mungese
kohezioni me nevojat e integrimit te Shqiperise ne Evrope. Pra nuk ka qene
mosgjetja e ketij kriptokristianizmi te shumekerkuar shkaku i prapambetjes
shume permasore te vendit tone. Sikur Moisiu ti tregonte pak referencat e
leigjerimit te tij, kjo do ta bente me pak te sulmueshme deklaraten e tij.
Po jam i bindur se ligjerimet e tij nuk kane referenca por jane thjesht
disa kekesa per te bere popullore idene se ne shqiperi nuk ka muslimane....
sa idiote!!!!!!!!
___________________________________________________
Jusuf Sulejmani,
Kosovė
Fyerje dhe gėnjestra tė tilla ndėgjojmė
vazhdimisht nga krerėt katolik nė Kosovė.Kjo fyerje drejtuar njė populli
tė tėrė nuk tolerohet dot, sidomos kur ajo bėhet nga i zgjedhuri i atij
populli. Por as kjo nuk ėshtė befasi kur e dimė porosinė e Tė Dėrguarit
S.A.S. se tė zgjedhurit e popujve do tė jenė mė tė prishurit e tyre.
___________________________________________________
Arbėr Fetiu,
Kosovė
"Baba Mojsiu"
Teorizimet dhe statistikimet e cuditshme por jo te reja te Mojsiut i
lexova dhe nuk me cuditen aq shume kur dihet se ne koken e nenes Shqipni
eshte nje pjelle e shkollave te Stalinit. Teksti permban pak objektivitet
ne vete, gje qe nuk eshte e jashtzakonshme kur behet fjale per myslimanet
, qofte ne Shqiperi apo jash saje.
Tentativat per t'i imponuar (teorikisht dhe praktikisht) ndjenjen e
besimit nje kombi te tere nuk jane te reja. Edhe pse keto tentativa nuk
kane te bejne aspak me krishteimin burimor ato udhehiqen sot nga njerez te
cilet mbahen per flamurtar te kthimit ne "krishterim" (lexo:
konstantinizem).
Para dy vitesh, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova ne perpjekjet e tija
per te konkretizuar "Darken e Lames" (feste pagane ilire) tha se Islami
tek shqipetaret ishte nje aksident, duke qaporitur prap mbi tezen se
shqipetaret mysliman nuk qenkeshin autentik ne besimin e tyre. Dhe ja tani
Mojsiu me nje ligjerate te ngjashme qirret dhe perpiqet tu spjegoje ,
atyre qe nuk hane bare, se shqipetaret qenken katolik.
Kur iluzioni kap "kokat" e shtetit, atehere vaj halli per kembet e duart.
Napoleoni thoshte se me e mire eshte nje ushtri me gomar e udhehequr nga
nje luan se sa nje ushtri me luane e udhehequr nga nje gomar. Zoti na
ruajt prej gomareve udheheqes.
Jo, zotri, une nuk e ndjej veten te krishter , por ashtu sikurse cdo
mysliman i vertete kam rrespekt te vecante per vlerat burimore krishtere
te cilat kane te njejtin burim qe ka edhe feja ime, dhe kjo nuk me ben te
krishter, sic e ngatrroni ju (me qellim ndoshta), por me bene mysliman
autentik.
Kini kujdes popullin
sepse ai nuk eshte mall qe shkembehet me disa buzeqeshje , fjale miradije
dhe premtime nga ata te cilet historia i ka demaskuar.
___________________________________________________
Sedat Gani,
Brunei Darussalam
Selam Alejkum!
Te nderuar vellezer shqiptare!
Lajmi per qendrimet e presidentit shqiptar na ka shqetesuar tejmase,
sidomos ne kete kohe kur Feja Islame eshte duke u ballafaquar me armiqe te
te gjitha kategorive; nga ata ushtarakė e deri ne ata injorante.
E them kete per arsye se ne mediat shqiptare trumbetohet per marredhenie
te mira historike nderfetare, ndersa ne anen tjeter, Islami akuzohet kinse
na qenka fe ardhacake dhe jo fe burimore. Une habitem se si mund ta kete
thene nje president, kur une sot, hyra ne faqen e presidences se
shqiperise dhe duke lexuar kushtetun nder te tjera hasa edhe lirine e
shprehje fetare, perqafimin e cilesdo fe apo ideologji me plote te drejte,
ndersa presidenti ne anen tjeter, i veshur ne lekure ujku del dhe ne binen
e nje universiteti siq eshte ai i Oksfordit shpreh qendrime te tilla!
Une kerkoj nga presidenti qe t'iu kerkoj falje publike muslimaneve
shqiptare, apo shumices se atyre qe jane bashkeatdhetare te tij dhe te mos
perseriten me qendrime te tilla.
Me respekt,
Sedat Gani,
___________________________________________________
Merita Preteni,
Gjermani
"REAGIM NDAJ DEKLARATES SE MOISIUT"
Nė Emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
O ju qė besuat, ruani veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur
jeni nė rrugė tė drejtė. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė te Allahu dhe Ai ju
njofton pėr atė qė vepruat. " (Sure El-Maide, 5:104-105)
Mjafton ky ajet Kur'anor pėr ata qė kanė mendje tė shėndoshė.
___________________________________________________
|