Media Watch: FMSH Monitoron Mediat Shqiptare
Më datë 10 nëntor
2005, në gazetën Korrieri dhe TemA, në Tiranë, u botua një fjalim i
presidentit Alfred Moisiu të mbajtur në Bashkimin e Oksfordit në Londër.
Në këtë fjalim i cili presupozohej të fliste për tolerancën fetare në
Shqipëri, presidenti i republikës sulmonte identitetin e muslimanëve
shqiptarë, të cilët i quante të krishterë, fenë e tyre jo-burimore, të
cekët, pasojë e faktorit ushtarak turk etj.
Forumi Musliman i
Shqipërisë, nëpërmjet monitorimit që i bën shtypit të shkruar në
Shqipëri, denoncoi këtë sulm presidencial ndaj tolerancës fetare në
vend, dhe kërkoi nga ana e presidentit të pazgjedhur të Republikës, të
kërkoj të falur për fyerjen që i bëri taksapaguesve të tij.
Forumi Musliman i
Shqipërisë që nga shkurti i vitit 2005 monitoron shkrimet që kanë lidhje
me islamin, por edhe fetë e tjera në Shqipëri.
... më
shumë >>
|